Connect with us

Aktuale

Sa vite duhen për t’u bërë pronar i një shtëpie në Shqipëri dhe në Evropë?

Published

on

Në Romë, Mynih dhe Londër, një familje i duhen rreth 16 vite të bëhet pronare e një shtëpie. Në qytetet si Vjena apo Madridi, i duhen 11,1 deri 11,3 vjet.

Sipas të dhënave të Numbeo për renditjen e 23 qyteteve të përzgjedhura nga “Monitor” për treguesin e përballueshmerisë për blerjen e një apartamenti, Tirana ka çmimet më të shtrenjta pas kryeqytetit të Serbisë dhe Parisit.

Sipas këtij indeksi, në Tiranë duhen 18,7 vite të ardhura për të blerë një banesë, ndërsa në Budapest duhen 14,8 vite, në Zyrih 12 vjet, në Vjenë, 11.1 vite, në Amsterdam 9.5 vjet dhe në Bruksel, 6.5 vjet. Për qytete si Majami në SHBA duhen 5.3 vite dhe për të blerë një shtëpi në Dubai, 3.7 vjet.

Në Tiranë, një apartament me sipërfaqe 100 m² në afërsi të qendrës nis me vlerë nga 100,000 euro.

Për shkak të të ardhurave të ulëta një familje shqiptare i duhet më tepër vite për t’u bërë pronar i një shtëpie, krahasuar me qytetet kryesore europiane.

Më i shtrenjti në rajon është Serbia, ku duhen 20 vite për t’u bërë pronar shtëpie. Në rajon, qyteti ku familjeve u duhet më pak vite të ardhura për të blerë një apartament është Zagrebi dhe Shkupi.

Në Athinë, ku çmimet kanë rënë ndjeshëm që pas krizës që rrezikoi daljen e vendit nga euro, duhen 13.9 vjet për të blerë një shtëpi dhe në Selanik, 11.8 vjet.

Në Europë më i shtrenjtë se Tirana është Parisi dhe Milano. Në Paris një familje i duhen 19.8 vjet për të blerë një shtëpi dhe në Milano, 18.8 vjet.

Ndërsa qyteti më i lirë europian për të blerë një shtëpi është Udine.

Në këtë vend nevojiten 5.1 vite. Por me sa duket kjo mund të përfitohet vetëm nga vendasit apo shqiptarët rezidentë në Itali.

Ndërtuesi Hajredin Fratari, i cili dy vitet e fundit po ndërton apartamente banimi në këtë qytet, thotë se kërkesa nga shqiptarë është zero. Sipas tij, kjo nuk vjen për shkak të çmimit, por pamundësisë për kreditimin e shtëpisë nga bankat italiane.

Ndërtimet e reja në këtë qytet me afërsi me Romën, sipas Fratarit, nisin nga 3,500 euro/m².

Edhe Dritan Leka, nga agjencia imobiliare “Century 21 CPM Smart”, thotë se moskreditimi i bankave të huaja për blerjen e një prone jashtë shtetit për banorët jorezidentë vlerësohet si një pengesë për shumë shqiptarë që kërkojnë të blejnë shtëpi jashtë shtetit. Leka shton se disavantazh për një investim jashtë për një kategori të caktuar individësh vlerësohet edhe pamundësia e menaxhimit të pronës./Media Ndërtimi

Aktuale

“Termokos’’ për herë të parë ndan 15 bursa për studentët e Inxhinierisë Mekanike

Published

on

Për herë të parë në historinë e ekzistimit NP “Termokos” SH.A.,  ka ndarë sot bursa për 15 studentë të dalluar të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës.

Në një ceremoni rasti, të mbajtur sot në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, kanë marrë pjesë Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Qerim Qerimi, Kryetari i Komunës së Prishtinës z. Përparim Rama, Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos”, z. Fisnik Osmani, Dekani i Fakultetit të Inxhinerisë Mekanike, prof.Ahmet Shala, Aksionarët e ndërmarrjes, Bordi i Drejtorëve, anëtarë të Këshillit Drejtues e prorektorë të UP-së, menaxhmenti i ndërmarrjes dhe strudentët përfitues të bursave.

Rektori prof. Qerim Qerimi ka përshëndetur këtë hap të NP “Termokos”, për ndarjen e bursave për studentët e UP-së. Ai u nda optimist se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje në funksion të rritjes së cilësisë në arsim dhe ndërlidhjes së industrisë me universitetin.

Kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama ka shprehur kënaqësinë e tij, që NP “Termokos”, përveç sukseseve në operim e zgjerim të rrjetit të ngrohjes, kësaj here është nismëtare e një kontributi tjetër, siç është ndarja e këtyre bursave. Kryetari Rama tha se mbase këta studentë në të ardhmen mund të udhëheqin ndërmarrjen apo edhe Komunën e Prishtinës.

Kryeshefi Ekzekutiv, z.Fisnik Osmani tha se ndarjen bursave, ndërmarrja planifikon ta shndërrojë në traditë, duke ndihmuar studentët, që të përgatiten sa më mirë për rrugëtimin e mëtutjeshëm.

Kryeshefi Osmani tha se kemi dashur të japim një shembull të mirë dhe konkret të bashkëpunimit, të cilin synojmë ta shndërrojmë në traditë. Ai rikujtoi se kriteret dhe procedurat për përzgjedhjen e studentëve përfitues të bursave janë udhëhequr nga FIM.

Ndërkaq, Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, prof.Ahmet Shala ka falenderuar “Termokos”-in për ndarjen e këtyre bursave, otptimist se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe viteve të ardhshme edhe për më shumë studentë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Ra nga skelet teksa ishte duke punuar, humb jetën 19-vjeçari në Prizren

Published

on

Një person raportohet se ka humbur jetën tragjikisht gjatë ditës së sotme në Prizren.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka dhënë detaje për Sinjalin.

Sipas policisë, një person i moshës 19-vjeçare (K.Z), në një objekt banesor në ndërtim, gjatë punimeve dyshohet se ka humbur jetën, duke rënë nga kati i tretë nga skelet.

Në vendngjarje kanë dalë policia dhe mjekët nga emergjenca, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Me datën 26.05.2023, rreth orës 14:50 dyshohet se në rrugën “Ekrem Rexha” në një objekt banesor në ndërtim e sipër, një person i moshës 19 vjeçare (K.Z.), gjatë punimeve dyshohet se ka humbur jetën, duke rënë nga një lartësi e konsiderueshme”, ka deklaruar Bytyqi.

“Policia ka dal ne vendngjarje dhe është duke u marr me rastin. Viktima ka rene nga Kati i tret nga skelet. Ne vendngjarje kan dal edhe mjeket nga emergjenca të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij”, shton Bytyqi.

Continue Reading

Aktuale

“Po amnistoni mafinë e betonit me Ligjin që sollët në Kuvend “, kritikohet ministri Aliu për ndërtimet pa leje

Published

on

Deputeti i Kuvendi të Kosovës, Dimal Basha tha se Ligjit në momentin që i ndryshohet data e hyrjes në fuqi, legalizohen të gjitha objektet e ndërtuara deri më atë datë.

“Tash ky ligj ndryshohet edhe i ndërrohet edhe hyrja në fuqi. Që ta zëmë, ky ligj hyn në fuqi në mars 2023, legalizohen të gjitha ndërtimet deri në mars 2023. Pra, e bëjmë legalizimin e të gjitha ndërtimeve pa leje, sidomos ndërtesat”, u shpreh basha.

Deputeti pati kritika të ashpra edhe në lidhje me çmimet, duke thënë se 500 metra katrorë do të legalizoheshin për 4 mijë euro.

“Cili është interesi që një ndërtimtar ta legalizojë ndërtesën? Mendoj që qikjo s’është parimore, dhe kjo s’duhet me shku përpara. Puna kryesore e këtij ligji, mendoj unë është se e bën amnistimin e këtyre keqpërdoruesve që ndonjëherë janë quajtur edhe “mafi e betonit”. Këta jo që nuk dënohen por legalizohen”, tha Basha.

Deputeti i VV-së i u shpreh edhe se po amnistohen edhe nga hetimet kriminale keqpërdoruesit në fjalë.

Ndërkohë, edhe deputeti Haki Abazi pati kritika të ashpra duke i kërkuar ministrit që fjalimin e deputetit Dimal Basha ta merrte seriozisht.

Continue Reading

Trending