Connect with us

Infrastrukturë

Sa premtime i realizoi deri tash kryetari Përparim Rama?

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i ka dhënë 206 premtime në fushatën zgjedhore të vitit 2021 për kryetar të kryeqytetit.

Prej këtyre premtimeve, shtatë janë realizuar akoma pa u mbushur një vit.

Sipas raportit GAP, 12 premtime janë gjysmë të përmbushura.

Ndërsa 38 kanë filluar e 149 nuk kanë filluar ende./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Komuna e Graçanicës shkëmbeu parcela me biznesmenin Rexhë Shoshi, protestojnë banorët me peticion  

Published

on

Për Stanisha Petroviqin nuk ka asnjë fjalë tjetër që mund ta përshkruajë vendimin për shkëmbim të një prone mes Komunës së Graçanicës dhe një biznesmeni, përveçse “i turpshëm”.

Për të ngritur zërin kundër këtij shkëmbimi, i cili, siç thotë, është vetëm një karakteristikë e korrupsionit që “mbretëron në këtë komunë” jo larg Prishtinës, Petroviq nënshkroi një peticion qytetarësh.

Ai është njëri nga dhjetëra nënshkruesit, me të cilët u takua para ndërtesës së Komunës së Graçanicës, raporton Radio Evropa e Lirë.

Në këmbim, ai do të fitojë një copë toke prej 17 hektarësh, e cila gjendet përgjatë bregut të Liqenit të Badovcit.

Ky vendim u miratua njëzëri më 28 shtator në seancën e Kuvendit Komunal të Graçanicës.

Toka që do të kalojë në pronësinë e Shoshit, është aktualisht në pronësi të komunës.

Ligji i Kosovës e lejon këtë lloj shkëmbimi, por, në këtë rast, është e paqartë se përse autoritetet lokale nuk i kanë shpjeguar arsyet përse toka, në të cilën rruga është në pronësi të një personi privat, është etiketuar si tokë “strategjike”.

Kundërshtarët e vendimit të tillë besojnë se kompania e Shoshit, së shpejti, do të fillojë të ndërtojë diçka në atë vend.

Rexhë Shoshi, me të cilin Komuna e Graçanicës shkëmbeu parcela, sipas informacioneve të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë, është pronar i dy kompanive.

Në të njëjtën faqe thuhet se kompania AMF COMPANY është një kompani pasive, pra nuk operon, por se, për këtë arsye, TCT SH.P.K. është shumë aktive, përkatësisht merret me punë që variojnë nga transporti i produkteve të ndryshme deri te ndërtimi i objekteve të banimit, rrugëve, autostradave etj.

REL kontaktoi Shoshin për ta pyetur se çfarë planifikon të bëjë me pronën që do të marrë nga Komuna e Graçanicës dhe nëse është e vërtetë se kjo pronë është “e papërdorshme”, siç pretendon kryetarja e Komunës së Graçanicës.

Shoshi tha se po udhëtonte jashtë vendit dhe se do të përgjigjet sapo të dalë nga aeroporti. Megjithatë, deri në përfundimin e këtij artikulli, ai nuk u përgjigj.

Radio Evropa e Lirë konstatoi se, vitin e kaluar, edhe Komuna e Prishtinës ka shkëmbyer prona me Shoshin. Autoritetet lokale kanë dhënë disa nga parcelat e tyre në vendbanimin “Prishtina e Re” dhe, në këmbim, kanë marrë parcela, në të cilat “është ndërtuar një rrugë që përdoret për interes publik”.

Në mars të këtij viti, ndërkaq, Shoshi ka kërkuar nga autoritetet lokale në Prishtinë leje për të filluar ndërtimin e një objekti banesor dhe komercial në parcelat që i ka marrë në këmbim.

Bashkë me kërkesën, ai ka dorëzuar edhe një projekt-propozim për ndërtim. REL nuk ka arritur të marrë vesh nëse autoritetet lokale në Prishtinë e kanë miratuar ose jo kërkesën e tillë.

Çfarë thotë ligji?

Ligji për vetëqeverisjen lokale thotë se komuna, në emër të interesit publik, ka të drejtë të shkëmbejë pronë të paluajtshme me persona fizikë dhe juridikë, me institucionet qendrore dhe me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Neni 24 i këtij ligji përcakton kushtet me të cilat mund të bëhet shkëmbimi ndërmjet një komune dhe një personi privat.

Sipas ligjit, pasuria e paluajtshme e komunës mund të shkëmbehet vetëm për sigurimin e pronës që është me interes publik, “në përputhje me kompetencat ligjore në nivel të vetëqeverisjes lokale”.

Ligji, ndër të tjera, thotë se për fillimin e procedurave për shkëmbimin e pronës komunale, kryetari është i obliguar që të paraqesë një raport zyrtar të vlerësimit, se nuk ka pronë tjetër komunale të përshtatshme për këtë qëllim.

Kush e nis dhe kush e përfundon procesin e shkëmbimit të pronave?

Vendimin përfundimtar për shkëmbimin e pronës, pas Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, e merr Autoriteti i Vlerësimit Financiar, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Financave.

Në një deklaratë me shkrim për Radion Evropa e Lirë, ministria thotë se vlerësimi në rastin e shkëmbimit të parcelave në mes të Komunës së Prishtinës dhe personit privat, Rexhë Shoshi, ka përfunduar, përkatësisht komuna ka marrë pëlqimin për kryerjen e këtij shkëmbimi.

Ministria thotë se Komuna e Graçanicës nuk ka dërguar ndonjë kërkesë të ngjashme për vlerësim.

Iniciativa për shkëmbimin e pronës me Shoshin është ndërmarrë fillimisht më 15 qershor të vitit 2021 nga kryetari i atëhershëm i Graçanicës, Sërgjan Popoviq, pasi një vendim i tillë është miratuar në Kuvendin Komunal.

Arsyetim i Popoviqit ka qenë se shkëmbimi do të bëhet për “interesin publik”, pra “për lidhjen e 32 parcelave me një rrugë publike”.

Radio Evropa e Lirë ka marrë vesh nga burime të mirinformuara se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka refuzuar ta vlerësojë atë vendim si të ligjshëm, pasi Kuvendi Komunal ka qenë me mandat teknik, për shkak të shpalljes së zgjedhjeve lokale.

Burimi i njëjtë shpjegon se autoritetet aktuale lokale në Graçanicë nuk kanë qenë të obliguara që sërish të iniciojnë shkëmbimin e tokës. Nga ministria kompetente nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Kriza energjetike po ndikon në projektet e ndërtimit

Published

on

Mbi 70% e kompanive të ndërtimit kanë bërë ndryshime për të kundërshtuar rritjen e faturave të energjisë me 15% të tyre që e përshkruajnë ndryshimin si “radikal” sipas Barometrit të katërt Ndërkombëtar të Inovacionit të Ayming.

Sondazhi global i drejtuesve të lartë dhe drejtorëve të R&D zbuloi gjithashtu se, si reagim ndaj këtyre kostove në rritje, firmat janë gjithnjë e më të motivuara për të investuar në qëndrueshmëri, sepse ka përfitime të konsiderueshme nga kostoja me mbi gjysma (55%) e firmave që kërkojnë kursime në efiçencën e energjisë. ndërsa 26% janë në kërkim të burimeve alternative të energjisë – të cilat mund të jenë një furnizues i ri ose burime të rinovueshme.

Mbi një e treta e kompanive të anketuara thanë se janë në kërkim të materialeve alternative – të tilla si ato që nuk rrjedhin nga lëndët djegëse fosile, ndërsa 39% janë duke marrë materiale më shumë në vend dhe 32% duke parë logjistikën e tyre./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Funksionalizohet brenda tetorit Shtëpia e Peshkatarëve tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë

Published

on

Nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor, Edison Ternava, sot kanë inspektuar punimet që janë duke u zhvilluar në ndërtimin e Shtëpisë së Peshkatarëve në hapësirën tek Liqeni Akumulues.

Me këtë rast, nënkryetari Tahiri është shprehur i kënaqur me punët e kryera deri më tani në ndërtimin e këtij objekti, duke thënë se kjo shtëpi do t’u mundësoj Shoqatës së Peshkatarëve të takohen dhe të kryejnë aktivitetet e tyre të përditshme.

Vlen të potencohet se Komuna e Mitrovicës ka arritur të ndërtoj me kohë këtë shtëpi ashtu siç është paraparë me procedurat e prokurimit dhe pa dyshim që ky projekt do t’ia shtoj bukurinë Liqenit Akumulues, i cili është shndërruar një zonë turistike për frekuentim nga qytetarët e të gjitha anëve.

Po ashtu duhet të theksohet edhe fakti se Shoqata e Peshkatarëve kanë kontribuar në vazhdimësi në pastrimin e liqenit, rimbushjen me peshq dhe parandalimin e peshkimit të paligjshëm./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending