Infrastrukturë

Rusia i shkaktoi dëme prej 63 miliardë dollarësh infrastrukturës së Ukrainës

Published

on

Kostoja e dëmtimit të drejtpërdrejtë në infrastrukturën e Ukrainës që kur Rusia pushtoi vendin ka arritur në 63 miliardë dollarë, sipas një analize nga Shkolla e Ekonomisë e Kievit (KSE).

Sipas të dhënave nga KSE, nga fillimi i pushtimit nga 24 shkurti deri më 24 mars, janë shkatërruar nga bombardimet të paktën 4,431 ndërtesa banimi, 92 fabrika dhe magazina, 378 shkolla, 138 institucione shëndetësore, 12 aeroporte dhe shtatë termocentrale dhe hidrocentrale.

Për sa i përket infrastrukturës, dëmi më i shtrenjtë ka ndodhur në rrugë – kostoja në rrugët e dëmtuara vlerësohet në mbi 27 miliardë dollarë. Dëmi i banesave vlerësohet në 13.5 miliardë dollarë me 6.8 miliardë dollarë dëme në aeroportet civile.

Ukraina prodhon materiale ndërtimi si çeliku, druri, paletat dhe argjila për pllaka qeramike – konflikti do t’i bëjë materialet si këto më të shtrenjta dhe më të vështira për t’u siguruar për industrinë globale të ndërtimit.

Sipas Bankës Botërore, ekonomia e Ukrainës pritet të tkurret me rreth 45% këtë vit, megjithëse madhësia e tkurrjes do të varet nga kohëzgjatja dhe intensiteti i luftës. E goditur nga sanksione të paprecedentë, ekonomia e Rusisë tashmë është zhytur në një recesion të thellë me prodhimin e parashikuar të tkurret me 11.2% në 2022.

“Përmasat e krizës humanitare të shkaktuar nga lufta janë tronditëse. Pushtimi rus po i jep një goditje masive ekonomisë së Ukrainës dhe ka shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë”, tha Anna Bjerde, Zëvendës Presidente e Bankës Botërore për rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore.

“Ukraina ka nevojë për një mbështetje masive financiare menjëherë pasi ajo përpiqet të mbajë ekonominë e saj në këmbë dhe qeveria të vrapojë për të mbështetur qytetarët ukrainas që po vuajnë dhe po përballen me një situatë ekstreme.”/Media Ndërtimi.

Trending

Exit mobile version