Connect with us

Aktuale

Rrugët e Klinës, Suharekës dhe Drenasit vuajnë nga cilësia e dobët e asfaltimit!

Published

on

Komuna e Klinës ishte bërë e njohur vitin e kaluar për shkak se në një nga rrugët e sapo-asfaltuara kishte mbi bari.

Cilësia e dobët e punimeve në asfaltim është konstatuar edhe në raportin e Auditimit të Performancës – “Vlera për para në ndërtimin e rrugëve lokale dhe rajonale”.

Telashe me realizim të punimeve në disa projekte kishte edhe komuna e Suharekës, e udhëhequr nga Bali Muharremaj.

“Për shkak të punimeve jo të mira, kualitetit të dobët apo për shkak të mos kryerjes së detyrave që kanë qenë të përcaktuara në kontratë… Në vitin 2018 e kemi pas një rrugë që i ka lidhë dy fshatra, që ka qenë e një rëndësie të veçantë, fshatin Reqan dhe fshatin Bukosh. Në vitin 2019 e kemi pas kontratën për Shtëpinë e Kulturës dhe në vitin 2020 kemi pas kontratë për sinjalizimin e rrugëve. Domethënë për të trija, janë shkëputur, janë marrë vendime dhe janë zgjedhë operatorë të ri”, thotë Muharremaj.

Kryetari i Suharekës ka shpjeguar se arsyet që e kanë shtyrë t`i shkëpusë kontratat e nënshkruara përmes procedurave të prokurimit, janë punimet e kryera keq.

“Rruga që o kanë në Bukosh, me ju thanë të drejtën o kanë një kontratë dy vjeçare … I kam thirr ekspertët i kanë analizu dhe kemi marrë punën edhe njëherë, e masanej për tre muaj me ato mjete e kemi kry. Nuk mundem me thënë që kualiteti është 1, por me ato mjete që i kemi pasur, e kemi marrë dhe e kemi përfundu, edhe ajo rrugë na shërben shumë pasi që lidh fshatrat në mes vete dhe zvogëlon që mos me dal në rrugë kryesore, për me i kry punët. Vonesat e punëve kanë qenë shumë të mëdha”, thotë ai.

Përveç Suharekës, edhe komuna e Drenasit e kishte shkëputur njëanshëm një kontratë për shtrimin e rrjetit të kanalizimit.

Ndërsa sipas Bekim Dobrës, këtë vit kanë filluar punimet për të njëjtin projekt, pasi që është bërë nënshkrimi i kontratës me operator tjetër ekonomik. Ai ka thënë se punimet mund të përfundojnë deri në fund të shtatorit. “Neve na vjen keq që ka pasur vonesa por shpresojmë që herave të tjera që mos të kemi raste të tilla, edhe të kryhen punimet sipas kontratës dhe parallogarisë që bëhet në mes të nënshkrimit të dy palëve”, thotë Dobra.

Kryetari i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), Osman Vishaj, në një intervistë për Kallxo.com, ka folur për rastet kur mund të bëhet shkëputja e kontratës e lidhur përmes prokurimit.

“Ndërprerja e një kontrate, nëse Autoriteti Kontraktues vonohet në realizim të punëve, në realizim të furnizimeve.. Janë dy forma të ndërprerjes së kontratës: miqësore dhe me gjykatë. Një kontratë mund të ndërprehet në mes dy palëve, në mënyrë miqësore dhe me gjykatë. Hapi i parë, Autoriteti Kontraktues e njofton Operatorin Ekonomik, që nuk është duke u realizuar kontrata, pas një periudhë të caktuar Autoriteti Kontraktues fillon të lëshojë penaltitë, deri në 10% të vlerës së kontratës. Pas asaj periudhe, kur arrin në 10% atëherë Autoriteti Kontraktues mundet të ndërpresë kontratën”, ka thënë Vishaj.

Aktuale

Vazhdon largimi i Evropës nga gazi rus, hapet tubacioni i ri i gazit Norvegji-Poloni

Published

on

Gazi ka filluar të rrjedhë në Poloni përmes një tubacioni të ri “Baltik Pipe”, thotë operatori i gazsjellësit të vendit Gaz-System.

Tubacioni, i cili shkon nga Norvegjia përmes Danimarkës, është një pjesë e madhe e përpjekjes së Polonisë për t’u larguar nga varësia e gazit rus.

Megjithatë, puna për tubacionin filloi vite përpara pushtimit rus të Ukrainës në muajin shkurt, raporton skynews.

Gazi filloi të rrjedhë pak pas orës 4 të mëngjesit të sotëm (koha e Mbretërisë së Bashkuar) dhe tubacioni ka një kapacitet vjetor prej 10 miliardë metra kub.

Ai vjen një ditë pasi u zbuluan rrjedhje në tubacionet e gazit Nord Stream që lidhin Rusinë me Evropën, megjithëse Rusia ndërpreu furnizimin me gaz në Poloni në prill pasi Polonia refuzoi kërkesën e Rusisë për të paguar në rubla.

Ndryshe, sabotimi është shkaku më i mundshëm i dëmtimit të tubacioneve të gazsjellësve Nord Stream 1 dhe 2./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

ATK inkason mbi 700 mijë euro borxhe nga bizneset

Published

on

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se pas një aksioni të djeshëm në disa subjekte biznesore, të cilët kanë borxhe të pa-paguara, ka inkasuar borxhe në vlerën mbi 700 mijë euro.

Ky aktivitet është realizuar në regjionin e Prishtinës, Ferizajt, Gjakovës, Mitrovicës, Prizrenit dhe Gjilanit.

Në kuadër të këtij aksioni, sipas ATK-së, mbledhësit tatimor kanë mbyllur dhe sekuestruar prona të bizneseve për mos-pagesë tatimit, duke shtuar se të njëjtat aktivitete të mbledhjes së detyrueshme do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Përmes një njoftimi për media, Administrata Tatimore i njofton të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime të pa-paguara, të kontaktojnë Departamentin e Mbledhjes së Detyrueshme dhe të paguajnë detyrimet tatimore, në mënyrë që të mos ballafaqohen me masa të konfiskimit.

Gjithashtu, nga ATK-ja kanë bërë thirrje që tatimpaguesit të jenë bashkëpunues në pagesën e borxheve të tyre, si dhe të njoftohen për mundësitë që ofron Ligji për Administratën Tatimore dhe Procedurat në pagesën e borxheve tatimore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Strehimoret prej bambuje një zgjidhje pas shkatërrimit të rreth 1 milionë shtëpive nga vërshimet në Pakistan

Published

on

Përmbytjet katastrofike në Pakistan kanë prekur rreth 33 milionë njerëz, shumë prej të cilëve po kërkojnë ende strehim të sigurt pas shirave që dëmtuan ose shkatrruan më shumë se 1 milion shtëpi.

Ndërsa një e treta e vendit është e zhytur nën ujë, dhe ekspertët thonë se mund të duhen deri në gjashtë muaj që uji të tërhiqet.

E për të adresuar nevojën urgjente për strehim të banorëve, arkitekti Yasmeen Lari dhe Fondacioni Heritage i Pakistanit kanë punuar gjatë gjithë kohës për të pajisur njerëzit në provincën Sindh me aftësitë dhe materiale për të ndërtuar strehimore prej bambuje.

Strehimoret, të quajtura Lari OctaGreen (LOG), mund të ndërtohen nga gjashtë ose shtatë persona brenda pak orësh.

Sipas arkitektit Lari synimi është që të ndërtohen rreth 1200 strehimore të tilla, dhe deri tani janë ngritur rreth 350 të tilla.

Ky aksion i ndërtimit të strehimoreve prej bambuje është përkrahur edhe nga rajone tjera të Pakistanit, dhe synohet të ndërtohet 1500 strehimore për muaj.

Strehimoret nuk janë të kushtueshme, janë të thjeshta dhe nuk kanë impakt negativ në mjedis.

Çmimi për ndërtimin e një strehimoreje nga bambuja kushton rreth 25 mijë rupi pakistanezë që përkthehet në rreth 110 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending