Connect with us

Infrastrukturë

Rruga Prizren – Tetovë, projekti u prezantua më 2021 por punimet nuk filluan as këtë vit

Published

on

Një ndër projektet më të rëndësishme në infrastrukturën rrugore të Kosovës, është ndërtimi i autostradës Prizren – Tetovë.

Për këtë projekt, Ministria e Infrastrukturës dhe ajo e Financave krijuan një komision për vlerësimin e studimit të fizibilitetit.

Nga Ministri Liburn Aliu u bë e ditur se ky projekt do të kushtojë rreth 150 milionë euro, duke përfshirë edhe 2 kilometra nga ana e Kosovës, të tunelit prej 6.4 kilometra.

Për këtë projekt, dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut më 2021 kishin mbajtur mbledhje të përbashkët duke nënshkruar kështu marrëveshje për ndërtimin e kësaj rruge.

Ky projekt, nga Ministrit Aliu u quajt si shumë i rëndësishëm, pasi përpos që lidh Prizrenin me Tetovën, lidh edhe dy korridore shumë të rëndësishme siç janë korridori 8, nga Shkupi në Durrës, dhe korridorin e rrugës së Kombit, nga Prishtina në Tiranë të cilat lidhen përmes rrugës Prizren-Tetovë.

Por pavarësisht fjalëve të kohëpaskohshme nga insitucionet përgjegjëse se po ndërmerren hapa për ndërtimin e kësaj rruge, punimet nuk kanë filluar ende.

I vetmi që kishte dhënë një kohë të caktuar të përfundimit të punimeve, ishte Kryeministri Albin Kurti, i cili në fund të vitit 2021, gjatë fushatës për zgjedhje lokale, së bashku me kandidatin e atëhershëm të Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, kishin premtuar se kjo rrugë do të realizohej brenda 2-3 viteve.

Nga projekti i prezantuar, nga 109 kilometra rrugë nga Prizreni në Tetovë, kjo pritet të shkurtohet në 40.6 kilometra, duke përfshirë edhe tunelin me gjatësi prej 6.4 kilometra./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending