Connect with us

Aktuale

Rruga e Xhevrijes nga sfidat tek suksesi: Një histori frymëzimi për riparimin e automjeteve

Published

on

Në Kosovë, barrierat me të cilat përballen gratë shpesh mund të duken të pakapërcyeshme, por historia e Xhevrijes tregon se me vendosmëri, rruga drejt suksesit është e pakthyeshme.

Duke emigruar në Francë në vitin 2018 pas një aksidenti të bashkëshortit të saj në vitin 2011, ku ai humbi njërën dorë, udhëtimi i tyre jashtë vendit ishte i mbushur me shpresë për një jetë më të mirë dhe ndihmë mjekësore.

Pavarësisht përmirësimeve të dukshme shëndetësore që bashkëshorti arriti të gjejë në Francë, familja e tyre vendosi që në vitin 2021 të rikthehet në Kosovë, por jo në jetën që kishin njohur dikur.

Pas riatdhesimit në Kosovë, Xhevrija dhe bashkëshorti vendosën të ringjallin gradualisht aftësitë për riparimin e automjeteve.

“Së pari, nuk mund ta imagjinoja se sa e çuditshme do të ishte për mua të mësoja këtë profesion. Dija shumë pak për riparimin e automjeteve dhe nuk kisha asnjë ide mbi punën. Më duhet të rrëfej se sa herë hyja në vendin e punës, humbesha mes atyre veglave të punës që mezi i blenim.”, thekson ajo.

E rrethuar nga energjia kumbuese e qendrës së qytetit, Xhevrije e gjeti veten jo vetëm duke ndihmuar të shoqin, por edhe duke e zotëruar vetë zanatin. Duart e saj, që dikur konsideroheshin të papërshtatshme për një punë të tillë për shkak të stereotipeve gjinore, tani janë në gjendje të punojnë me çdo mjet që nevojitet për riparimin e automjeteve.

“Nuk mund të jem më i lumtur se kur shoh se si përparoi puna jonë e përbashkët. Xhevrija më mbështeti për të ringjallur profesionin tim pas të gjitha sfidave që kalova, ndërkohë që po e zotëronte profesionin edhe për vete. Jam me fat që kam në krah një grua të fortë dhe të përkushtuar, e cila nuk hoqi dorë të më përsëriste se nga sfidat mund të ngrihemi edhe më të fortë”, thekson bashkëshorti i Xhevrijes.

Vendosmëria e Xhevrijes për një të ardhme më të begatë për të dhe familjen e saj mori shkëlqimin e saj kur themeloi biznesin e saj të riparimit të makinave në korrik të këtij viti, me mbështetjen e Programit të Vetëpunësimit (SEP) të menaxhuar nga UNDP në partneritet me Agjencinë e Punësimit 🇽🇰. Nëpërmjet programit asaj iu ofruan pajisje profesionale për riparimin e automjeteve, duke i mundësuar asaj të ruajë me efikasitet stabilitetin e punës. Asaj iu deshën më pak se dy muaj për të krijuar një mjedis pune të avancuar në shërbim dhe mbështetje ndaj klientit./Media Ndërtimi

Aktuale

Dëshmon Haradinaj në rastin e njohur si 53-milionëshi

Published

on

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj do të dëshmojë në rastin e njohur si 53-milionëshi, në të cilin është i akuzuar bashkëpartiaku i tij, Pal Lekaj dhe të tjerë.

Në këtë rast të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, ish-Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI) si dhe Besim Tahirit, drejtor i Prokurimit Publik në këtë ministri. Haradinaj, është dëshmitar i propozuar nga mbrojtja.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 4 shkurt 2022, ngriti aktakuzë ndaj Pal Lekajt, Eset Berishës dhe Nebih Shatrit.

Ndërsa, më 9 shkurt 2022, PSRK njoftoi se lidhur me këtë rast, më ç8 shkurt është ngritur aktakuzë edhe ndaj Besim Tahirit.

Sipas aktakuzës së ngritur më 4 shkurt 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, si sekretar i Përgjithshëm në këtë ministri, në bashkëveprim dhe me dashje edhe me të pandehurin Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit Publik në MI, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Inspektorati i Kryeqytetit gjobit për mosrespektim të urdhrit të ndërtimit në Lagjen Bregu i Diellit

Published

on

Inspektorati i Kryeqytetit njofton gjithë opinionin se ka zhvilluar procedurat inspektuese lidhur me rastin e publikuar nëpër disa medie dhe rrjete sociale që ndërlidhet me sanimin- rinovimin e një Pullazi – Kulmi në lagjen “Bregu I Diellit” i cili ishte i dëmtuar nga zjarri.

Inspektorati ka urdhëruar palën që të sanoj gjendjen përkatësisht pjesët e dëmtuar nga zjarri duke respektuar formën, lartësinë dhe gjitha pozicionet e mëparshme ndërkaq për mosrespektim të urdhrit të inspektoratit të ndërtimit i njëjti me dt.18.09.2023 me procesverbal ka urdhëruar palën që kulmin të kthej në gjendjen e mëparshme dhe ka shqiptuar gjobë mandatore për shkeljet e gjetura.

Në ditët në vijim inspektorati i ndërtimit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura ligjore duke eliminuar të gjitha shkeljet e bëra nga pala në këtë rast./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Tjetërsimi i pronës 10 milionëshe, i vazhdohet edhe për dy muaj arresti shtëpiak të dyshuarit

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj masën e arrestit shtëpiak të dyshuarit Afrim Gashi, i cili u arrestua pas hulumtimit të “Betimi për Drejtësi“, nën dyshimin për tjetërsimin e pronës në Veternik, në vlerë rreth 10 milionë euro përmes dokumentit të falsifikuar.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, avokatja e palës së dëmtuar, Saranda Keqekolla-Sadiku.

Ndryshe, Policia e Kosovës më 25 gusht njoftoi për arrestimin e të dyshuarit, në bazë të urdhëresës së gjykatës.

“Policia e Kosovës, respektivisht Sektori për Hetime Financiare nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), me datë 25.08.2023 ka zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente me ç ‘rast është realizuar kontroll në dy lokacione të ndryshme, në një shtëpi dhe në një lokal, nën dyshimin se janë shfrytëzuar për përpilimin e dokumenteve të falsifikuara”, thuhej në njoftim.

Prokurorja e rastit, Nebahate Salihu e kishte konfirmuar se bëhet fjalë për pronën në Veternik, rast ky që është hulumtuar nga “Betimi për Drejtësi”.

“Betimi për Drejtësi” kishte hulumtuar se si një pronë në Veternik  dyshohet se përmes legalizimit të përmbajtjes së rreme dhe mashtrimit, iu është marrë palëve Nexhat dhe Gursel Sadiku, duke kaluar në emër tani të ndjerës Z.H. dhe më pas prona ka kaluar te djali i saj Ylber Hyseni, i cili edhe po hetohet.

I dyshuari Gashi ishte ndaluar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Legalizimi i përmbajtjes se rreme”, “Mashtrim”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas Policisë, hetimi lidhur me këtë rast ka filluar bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë pas dyshimeve të bazuara se i dyshuari Afrim Gashi në bashkëveprim me të dyshuarin Ylber Hyseni, i cili gjendet në arrati, kanë falsifikuar dokumente dhe dyshohet se kanë arritur të tjetërsojnë një parcelë me sipërfaqe prej 9 (nëntë) hektarësh me vlerë të përafërt të tregut rreth 10,000,000.00 euro (dhjetë milionë euro), me ç’rast të njëjtit pasi që kanë bartur pronat në emër të tyre i kanë parcelizuar dhe më pas i kanë shitur ato tek personat e tretë duke i mashtruar.

“Lidhur me rastin gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar dëshmitë si në vijim: 1 (një) pistoletë,  1 (një) karikator me 9 (nëntë) fishekë, 50 (pesëdhjetë) fishekë,  2 (dy) pistoleta me gas,  4 (katër) pushkë ajrore,  2 (dy) llaptopë, 1 (një) shtëpizë kompjuteri, 1 (një) telefon celular, 5680 (pesëmijë e gjashtëqind e tetëdhjetë) euro para të gatshme, 685 (gjashtëqind e tetëdhjetë e pesë) dollar amerikan,  100 (njëqind) franga zvicerane, si dhe rreth 500 (pesëqind) dosje të lëndëve të ndryshme në brendësi të të cilave kishte: Fletë poseduese, autorizime, kopje të planeve, historik të pronave, harta kadastrale (kryesisht të Regjionit të Prishtinës), vendime, kontrata të ndryshme të noterizuara të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhej më tej në njoftimin e Policisë.

 

Ndryshe, kjo pronë, dyshohet se iu është marrë familjes Sadiku përmes manipulimeve dhe dokumenteve të falsifikuara, për çka tashmë janë hapur hetime ndaj të dyshuarit Ylber Hyseni, i cili sipas burimeve brenda Prokurorisë gjendet në arrati dhe gjykata ka lëshuar urdhërarrest për të.

Continue Reading

Trending