Connect with us

Aktuale

Rritja e tatimit në pronë ndikon në rënie drastike të pagesave nga ana e qytetarëve

Published

on

Një vendim i Ministrisë së Financave për rritjen e tatimit në pronë dhe më pas një deklaratë e ministrit Hekuran Murati se komunat mund t`i falin nga 100 euro për qytetarët që paguajnë tatimin në pronë me rritje, ka bërë që të ketë rënie drastike të pagesave të pronës nga qytetarët, raporton Gazeta Blic.

Krejt këtë po e thonë drejtorët e drejtorive komunale për tatimin në pronë, e që këtë shqetësim tashmë e kanë nisur në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë për Gazeta Blic se kjo ka shkaktuar një huti të madhe te qytetarët të cilët nuk po dinë se sit ë veprojnë.

“Si pasojë e rritjes së faturave të tatimit në pronë për vitin 2023, në bazë të informatave që kemi nga drejtorët komunal të financave, ka rënie drastike të pagesave të qytetarëve për tatim në pronë. Sipas drejtorëve komunal, kjo është duke ndodhur sepse qytetarët janë në pritje të ndonjë vendimi se çka do të ndodhë me premtimin e Ministrit Murati që komunat mund t’i falin nga 100 euro si dhe ndryshimet ligjore të proklamuara nga Ministri Murati”, thotë Ibrahimi/Media Ndërtimi

Aktuale

Mbahet dëgjim publik për restaurimin dhe ndërtimin e kompleksit memorial “Masakra e Reçakut”

Published

on

Nga Departamenti i Shpronësimit pranë Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, sot në Shtime u mbajt dëgjimi publik për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve në interes, të cilat preken nga realizimi i Projektit: Konservimi, Restaurimi dhe Ndërtimi i Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut”.

Në këtë takim mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu i cili tha se me vullnet të Qeverisë së Kosovës, dhe kërkesave të vazhdueshme nga Komuna e Shtimes ky projekt tanimë do të realizohet. “Do t’a nxjerim më të mirën e mundshme për këtë projekt dhe do të ecim para”, tha Aliu.

Ndërsa përfaqësuesit nga Departamenti i Shpronësimit-MMPHI dhe përfaqësuesit nga Agjensioni i Memorialeve të Kosovës, bënë të ditur pronat të cila do të shpronësohen e të cilat preken nga realizimi i Projektit: Konservimi, Restaurimi dhe Ndërtimi i Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut”.

Nga ana tjetër edhe qytetarët e pranishëm në këtë takim, që kryesisht ishin nga fshati Reçak patën kërkesat e tyre, të cilat i adresuan te përfaqësuesit e këtyre institucioneve./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Skica e ndërtimit të Pallatit të Rinisë, tashmë edhe në versionin i BIM

Published

on

Ndërtuar mbi skicat dhe vizatimet origjinale, versioni i BIM-izuar (Building Information Modeling) i Pallatit të Rinisë e ka kthyer këtë ikonë të qytetit në ndërtesën e parë digjitale në vend.

Në këtë mënyrë, të gjitha informacionet e nevojshme mbi çfarëdo detaji konstruktiv, cilindo dimension dhe çdo të dhënë tjetër të rëndësishme, është e qasshme menjëherë dhe në çdo kohë, shkruan në njoftimin e Agjencisë këshillimore Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit.

Kjo bën të mundur që, për çfarëdo ndërhyrjeje të nevojshme, institucionet komunale dhe palët tjera të interesit, ta kenë informacionin e plotë dhe qind për qind të saktë.

Duke i digjitalizuar ndërtesat publike, të gjitha ndërhyrjet e nevojshme dhe kostot e tyre, mund të dihen në avans. Po ashtu, për çdonjërën ka një historik, i cili ruhet dhe nuk mund të tjetërsohet.

Kjo do të jetë Prishtina digjitale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

‘Muret janë përgjigja e gabuar arkitekturore ndaj migrimit masiv’, thotë arkitektja meksikane Carrillo

Published

on

Muret janë përgjigja e gabuar arkitekturore ndaj migrimit masiv dhe dhunës në qytetet kufitare, thotë arkitektja meksikane Gabriela Carrillo.

“[Emigrantët] po ikin nga çështje shumë komplekse në vendet nga janë,” deklaroi në një intervistë për Dezeen, fituesja e Çmimit Dorfman të Akademisë Mbretërore 2023 Carrillo.

“Ne besojmë se ky fenomen ka ndikim në qytetet dhe arkitekturën dhe mënyrën e banimit.

Duhet të ketë burime që mund të lehtësojnë vërshimin e njerëzve që janë pjesë e botës sonë sot – jo vetëm në Meksikë, por kudo”, shtoi ajo.

Infrastruktura dhe shërbimet sociale në qytetet kufitare të Amerikës së Veriut janë nën presion të vazhdueshëm mes një rritjeje të dukshme të migrimit, veçanërisht nga Meksika në SHBA, me gati 2.5 milionë njerëz që përpiqen të kalojnë në vitin 2023.

Carrillo tha se meksikanët po ikin gjithnjë e më shumë “krizës humanitare të fatkeqësive natyrore dhe zhvendosjeve të detyruara për shkak të dhunës”.

Shumë nga emigrantët që tentojnë të kalojnë në SHBA janë nga vende të tjera përveç Meksikës dhe shpesh përfundojnë të mbërthyer dhe të varfër në qytetet kufitare meksikane pasi u larguan nga forcat amerikane të sigurisë.

Megjithatë, Carrillo vuri në dukje gjithashtu se projektet e mëdha arkitekturore nuk janë gjithmonë zgjidhja më e mirë.

“Operimi, mirëmbajtja, organizimi i një projekti në shkallë më të gjerë kërkon logjistikë më komplekse,” tha ajo.

Ajo beson se një pjesë e instinktit për të përdorur muret si masë sigurie është më shumë një çështje zakoni sesa e rrënjosur në idetë për arkitekturën apo urbanizmin.

“Problemi është se ne jemi mësuar dhe përsërisim veprime; ne e përsërisim atë arkitekturë dhe ne përsërisim atë mënyrë të të bërit arkitekturë. Kjo ide e ndërtimit të madh është gjithashtu ideja e një bote kapitaliste dhe perëndimore, por ne kemi një mundësi për të rikrijuar veten. Ka shumë optimizëm pas punës sonë.”, tha Carrillo./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending