Connect with us

Infrastrukturë

Rriten importet e materialeve të ndërtimit në Shqipëri, vlera arrin mbi 300 milionë euro

Published

on

Shqipëria importon materiale ndërtimi dhe metale nga 60 shtete të botës, nga çdo kontinent.

Portofoli i këtij sektori është diversifikuar edhe më shumë këtë vit, si pasojë edhe e konfliktit Rusi-Ukrainë dhe si pasojë e rritjes globale të inflacionit.

Në 4 muajt e parë të këtij viti, Shqipëria ka importuar 46.3 miliardë lekë materiale ndërtimi dhe metale, duke njohur një rritje me 14.3 miliardë lekë më shumë sesa e njëjta periudhë e një viti të kaluar.

Rritja nuk është vetëm në vlerë monetare si pasojë e rritjes së çmimeve por edhe në peshë, raporton SCAN tv.

Nëse analizojmë shifrat e tregtisë së jashtme të publikuara nga INSTAT, lufta në Ukrainë dhe rritja e çmimeve ka prodhuar një nxitim të kompanive për të blerë materiale ndërtimi dhe hekur.

Ukraina është një prej vendeve eksportuese më të rëndësishme në botë për hekurin, që përbën një lëndë bazë për ndërtimet. Muaji mars i këtij viti rezulton të jetë muaji kur janë bërë më shumë blerje nga ky grup-mallrash.

E po ashtu, rezulton një muaj ku në listën e vendeve nga ku importon Shqipëria, të shtohen edhe vende që nuk kanë qenë më parë.

Nëse analizojmë shifrat, këtë vit Shqipëria është detyruar të ulë ndjeshëm importin e materialeve të ndërtimit dhe metaleve nga Ukraina, duke e orientuar importin në vende të tjera.

Nga 618.5 milionë lekë që importonte nga ky grumallrash në janar të këtij viti nga Ukraina, në muajin mars Shqipëria importoi vetëm 10 milionë lekë; pra një rënie me 608 milionë lekë. Rënia vijoi më tej edhe në muajin prill./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Spitali i Prishtinës do të ndërtohet në hapësirë prej 3 hektarësh në Hajvali

Published

on

Në një hapësirë prej tre hektarësh, me 6 mijë pemë të mbjella në oborr do të ndërtohet spitali i kryeqytetit në Hajvali te Prishtina e Re, në fund të vitit 2023.

Sipas drejtorit të Shëndetësisë Izet Sadiku objekti do të jetë i lartë katër kate, me 3,600 metra katrorë me kapacitet 190 shtretër, njofton Klan Kosova.

Aktualisht projekti është vetëm në letër, ndërsa po planifikohet që ndërtesa e këtij spitali të ketë katër kate dhe 3600 mijë metra katrorë me 190 shtretër për akomodimin e pacientëve./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Tondach- mbrojtja e çatisë që zgjatë me dekada

Published

on

Një çati e mirë nuk duhet të bëjë kompromis kur bëhet fjalë për cilësinë. Zgjedhja e saj kërkon po aq kohë dhe vëmendje sa edhe muret e objektit.

Me të gjitha sfidat klimatike dhe mjedisore me të cilat përballemi në shekullin e 21-të, ne kemi nevojë për një çati që plotëson këto kërkesa moderne dhe që në të njëjtën kohë është me cilësi të lartë, jetëgjatë dhe efikase në energji, shkruan Wienerberger.al.

Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e çatisë, përveç materialit të tjegullave, janë edhe një sërë gjërash të tjera që duhet t’iu kushtojmë vëmendje. Këtu mund të flasim për formën dhe ngjyrën e tjegulles, si dhe formën e çatisë – domethënë shkallën e pjerrësisë në të cilën vendosen tjegullat.

Zgjidhjet e sistemit të çatisë Tondach

Membrana të çatisë

Një çati të mirë nuk e bën vetëm tjegulla cilësore, por edhe materialet tjera që përdoren për ta mbuluar, izoluar dhe mbrojtur çatinë. Një nga elementët më të rëndësishme të çatisë, që ndodhet aty për të siguruar termoizolim dhe hidroizolim të mirë, është membrana e çatisë.

Membrana e çatisë e përshkueshme nga avulli dhe e papërshkueshme nga uji Tondach Fol, e përbërë nga membrana me shumë shtresa që nga jashtë janë të papërshkueshme nga uji, ndërsa nga ana e poshtme janë të përshkueshme nga avulli. Në këtë mënyrë ato sigurojnë mbrojtje nga reshjet, dhe nga ana tjetër këto membrana çatie mundësojnë qarkullim optimal të ajrit dhe parandalojnë formimin e kondensimit.

Elementet e ajrimit

Gjithashtu, qarkullimi optimal i ajrit përveç membranes ndikohet edhe nga tjegulla ajruese. Ajo vendoset në zonën e kurores dhe kulmorëve. Me ajrim të mirë të çatisë, parandalohet lagështia dhe kalbja e nënstrukturës së çatisë. Shfaqja e lagështirës në trarët e çatisë mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme, dhe elementët e mirë të ajrimit janë parakushti për një çati cilësore dhe të sigurt.

Borëmbajtëset dhe kapëse kundër motit të lig

Borëmbajtësit montohen në skajin e poshtëm të çatisë, pra në zonën e poshtme mbi strehë. Egzistojnë borëmbajtësit nga qeramika dhe nga metali. Borëmbajtësit ndihmojnë që bora të shkrihet më shpejt dhe në mënyrë më të barabartë. Pa një borëmbajtës bora mund të rrëshqasë papritur nga çatia dhe të shkaktojë dëmtime në ulluqet, si dhe në pjesët e poshtme të çatisë. Në vendet që kanë reshje të dendura bore gjatë periudhës së dimrit, vendosja e borëmbajtësve në çati duhet të jetë më e shpeshtë. Përveç borëmbjatësve, si parandalim dhe mbrojtje kundër motit të lig instalohen edhe kapëse të cilat gjithashtu sigurojnë që çdo tjegull të qëndroj në vend edhe gjatë erërave të forta.

Zgjidhje efikase, e qëndrueshme dhe ekologjike

Tjegulla nga argjila, Tondach, e projektuar në mënyrë unike nga kompania Wienerberger garanton cilësinë dhe qëndrueshmërinë e materialit. Për më shumë se 200 vjet, Wienerberger ka prodhuar elemente ndërtimi nga argjila e cilësisë së lartë. Tradita e tjegullave efikase dhe me jetëgjatësi ka vazhduar edhe në prodhimin e sotëm modern. Ju vetëm duhet të zgjidhni dizajnin dhe ngjyrën e tjegullave, ndërsa ne kujdesemi për cilësinë!/Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Bizneset hoteliere dhe gastronome lirohen nga obligimi ndaj Komunës për shfrytëzimin e hapësirave publike

Published

on

Me vendim të Kryetarit, Perparim Rama, bizneset hoteliere dhe gastronome janë liruar nga obligimi ndaj Komunës për shfrytëzimin e hapësirave publike të kryeqytetit për tremujorin e fundit (prill, maj, qershor).

“U bëjmë thirrje që për tremujorin e ardhshëm (korrik, gusht, shtator), i cili shënon edhe fillimin e pjesës së dytë të sezonës verore, të aplikoni për leje shfrytëzimi në Komunën e Prishtinës, përkatësisht në Drejtorinë e Shërbimeve Publike.”, shkruan në njoftimin e Komunës./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending