Connect with us

Mjedis

Rreth 60 operatorë ilegalë dëmtuan lumenjtë gjatë këtij viti, më i dëmtuari Drini i Bardhë

Published

on

Operatorët ilegalë (rreth 60 sish në muajt e shkuar të këtij viti) dhe shumë prej tyre recidivistë, tashmë 23 e sa vjet, po dëmtojnë dhe degradojnë në përmasa tronditëse shtretërit e lumenjve tanë, pavarësisht se inspektorët e KPMM-së i kanë zënë duke operuar dhe duke shfrytëzuar jashtëligjshëm resurset e lumenjve tanë, i kanë dënuar dhe lëndët e tyre i kanë dërguar në gjykatat kompetente.

Por, kjo veprimtari, sot e kësaj dite, nuk është ndërprerë. Për çdo vjet, herë më shumë e herë më pak numerikisht, qe dy dekada ata vazhdojnë të degradojnë në përmasa “të pamata” lumenjtë tanë, që duhen miliona euro investime për sanimin e degradimit të tyre.

Ndër këta operatorë ilegalë, sipas zyrtarëve të KPMM-së, ka edhe shumë recidivistë, sish që edhe nga disa herë janë të evidentuar nga organet komeptente të shtetit si shfrytëzues ilegalë të zhavorit në lumenjtë e Kosovës, dhe më së shumti në lumenjtë që përshkojnë Dukagjinin, dhe ku për nga dëmi i shkaktuar dhe degradimi në përmasa tronditëse veçohet Drini i Bardhë.

Sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), më i shkatërruari nga nxjerrja e zhavorrit, rezulton të jetë lumi më i gjatë në Kosovë, Drini i Bardhë, i cili në afërsi të fshatit Krushë, është fare i dëmtuar, i degraduar skajshmërisht dhe me imazh llahtar për opinionin.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë për medie se Njësiti për Hetimin e Krimeve Mjedisore, nga muaji janar e deri në fund të muajit gusht të këtij viti, ka iniciuar 54 raste të veprimeve të jashtëligjshme të ndotjes, degradimit apo shkatërrimit të mjedisit, përfshirë edhe rastet kur individë apo kompani janë zënë duke nxjerrë zhavorr nga shtretërit e lumenjve.

Gjatë vitit 2021, ky njësit ka iniciuar 15 raste, ndërsa më 2020 gjithsej 32 raste të shkeljeve ligjore, që përfshijnë ndotjen, degradimin apo shkatërrimin e mjedisit.

Në raste shumë të rralla, ose në fare pak raste, ka ndodhur që me t’u zënë nga inspektorët e KPMM-së, ndonjë operator që iu ka përmbajtur udhëzimeve të inspektorëve, ka paguar obligimet ndaj shtetit dhe ka aplikuar për t’u pajisur me licencën e kërkuar./Media Ndërtimi

 

Mjedis

Komuna e Prishtinës njofton se më 3 dhjetor testohet alarmi, kërkon nga qytetarët të mos shqetësohen

Published

on

Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se më 3 dhjetor do të bëhet testimi i radhës i alarmit publik.

Sipas një njoftimi për media nga ana e Komunës së Prishtinës, u tha se testimi do të bëhet në ora 12:05, dy herë nga 30 sekonda.

Për shkak se është vetëm testim, komuna kërkon që qytetarët të mos shqetësohen.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar/a përfaqësues/e të mediave,

Ju njoftojmë se të shtunën, me datë 3 dhjetor, në orën 12:05, Komuna e Prishtinës do të bëjë testimin e radhës të Sistemit të Alarmit Publik me tinguj të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda.

Lusim mediat e interesuara ta ndajnë njoftimin, në mënyrë që qytetarët të jenë të informuar paraprakisht për të evituar shqetësim e panikë.

Continue Reading

Mjedis

Ndotja e ajrit në Bashkimin Evropian çoi në 238 mijë vdekje të parakohshme

Published

on

Ndotja e ajrit çoi në 238,000 vdekje të parakohshme në Bashkimin Evropian në vitin 2020, tha Agjencia Evropiane e Mjedisit në një raport të ri, duke shënuar rritje nga viti paraardhës, shkruan France 24.

Në të njëjtën kohë, shkalla e përgjithshme për vendet e BE-së në vitin 2020 ishte 45 për qind më e ulët se në 2005, tha agjencia, duke vënë në dukje se “nëse kjo normë e rënies mbahet, BE-ja do të arrijë objektivin e planit të veprimit të ndotjes zero përpara vitit 2030”.

Grimcat e imëta, ose PM2.5, është një term për grimcat e imëta që zakonisht janë nënprodukt i shkarkimeve të makinave ose termocentraleve me qymyr.

Madhësia e tyre e vogël u mundëson atyre të udhëtojnë thellë në traktin respirator, duke përkeqësuar rrezikun e bronkitit, astmës dhe sëmundjeve të mushkërive.

Gjithashtu në vitin 2020, ekspozimi ndaj dioksidit të azotit (NO2) mbi pragun e rekomanduar të OBSH-së çoi në 49,000 vdekje të parakohshme në BE, tha EEA.

Ekspozimi akut ndaj ozonit (O3) bëri që 24,000 njerëz të vdisnin herët.

“Kur krahasohet 2020 me 2019, numri i vdekjeve të parakohshme që i atribuohen ndotjes së ajrit u rrit për PM2.5, por u ul për NO2 dhe O3”, tha agjencia.

Pandemia e Covid-19 çoi në vdekjen e disa njerëzve që tashmë jetojnë me sëmundje të lidhura me ndotjen e ajrit. BE-ja dëshiron të ulë vdekjet e parakohshme që lidhen me ndotjen e grimcave të imta me 55 për qind në vitin 2030 krahasuar me nivelet e vitit 2005.

Në përgjithësi, norma për vendet e BE-së në vitin 2020 ishte 45 për qind më e ulët se në vitin 2005, tha agjencia.

Sipas OBSH-së, ndotja e ajrit shkakton shtatë milionë vdekje të parakohshme në vit në mbarë botën, duke e vënë atë në të njëjtin nivel me pirjen e duhanit ose dietat e dobëta.

Continue Reading

Mjedis

Organizatat mjedisore padisin institucionet qeveritare për Aeroportin e Vlorës

Published

on

Grupimi i organizatave mjedisore kundërshton kontratën mbi ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës si të pavlefshme për shkak të parregullsive dhe shkeljeve së disa ligjeve. Objekti në ndërtim, përbën një kërcënim të madh për ekosistemin natyror të zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë. Leja e zhvillimit është miratuar përpara përfundimit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM), gjithashtu vetë procesi i realizimit të VNM-së është i parregullt dhe jo në përputhje me rregulloret, siç e përcakton ligji.

Organizatat mjedisore joqeveritare shqiptare, PPNEA dhe AOS, të mbështetura nga organizata joqeveritare ndërkombëtare EuroNatur si dhe komuniteti shkencor ndërkombëtar, njoftuan zyrtarisht po dorëzojnë në Gjykatën Administrative një padi duke sfiduar procesin administrativ të realizuar për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. Ky ndërtim i paligjshëm ndodh në një ndër ligatinat më të rëndësishme dhe me biodiversitet të lartë të vendit, si dhe përgjatë korridorit të Adriatikut, një prej rrugëve më të rëndësishme për shtegtimin shpendëve. Institucionet shqiptare po shkelin ligjet e vendit dhe konventat ndërkombëtare, duke anashkaluar procedurat dhe duke hedhur poshtë vërejtjet e institucioneve ndërkombëtare.

Organizatat joqeveritare do të dorezojnë prova dhe fakte mbi shkeljen e disa ligjeve, si ligji për zonat e mbrojtura, ligj për realizimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM), ligji për planifikimin e territorit, procedurat lidhur me kontartën koncesionare si dhe shkelje të rregulloreve përkatëse. Gjithashtu, pala paditëse do të theksojë ndaj autoriteteve, proceset e paligjshme, mungesën e transparencës dhe përfshirjen e palëve të interesit, si dhe anashkalimin e procedurave thelbësore të procesit. Në mënyrë të përmbledhur, këto vendime e bëjnë ndërtimin e Aeroportit të Vlorës të paligjshëm e të parregullt, gjithashtu të shoqëruar me ndikime negative dhe të pakthyesheme në mjedis.

Aleksandër Trajçe, drejtori ekzekutiv i organizatës PPNEA deklaron se: “Ne e kemi ngritur këtë shqetësim që në krye të herës, që me zbulimin e vendndodhjes së ndërtimit të aeroportit. Është e paimagjinueshme që një infrastrukturë kaq e madhe të ndërtohet brenda një zone të mbrojtur, qëllimi i së cilës është të ndalojë pikërisht që projekte të tilla të ndërtohen në brendësi të këtyre zonave. Nëse ky projekt përparon me të gjitha parregullsitë që janë evidentuar, nga shumë ekspertë vendas dhe të huaj, atëherë i gjithë rrjeti i zonave të mbrojtura të Shqipërisë është në rrezik për të ardhmen. Asgjë nuk mund ti ndalojë më tej investimet mbi infrastrukturën gri në zonat e mbrojtura dhe shkatërrojë integritetin ekologjik dhe trashëgiminë natyrore që duhet ta ruajmë për brezat e ardhshëm”.

Ka kaluar më pak se një vit prej fillimit të ndërtimit të Aeroportit të Vlorës. Komuniteti shkencor si dhe organizatat joqeveritare, kombëtare dhe ndërkombëtare, i kanë kërkuar vazhdimisht qeverisë shqiptare të ndalojnë ndërtimin e kësaj infrastrukture. Këto shqetësime janë shoqëruar vazhdimisht me fakte dhe dokumenta, të cilat nuk e justifikojnë këtë ndërtim gri brenda kësaj zone. Megjithatë, nuk është marrë asnjë masë nga qeveria dhe ndërtimi i aeroportit vazhdon pa asnjë shqetësim.

Vjosë – Narta është pjesë e rrjetit të zonave të mbrojtura, me status ‘Peizazh i Mbrojtur’, gjithashtu e njohur si Zonë e Rëndësishme për Shpendët (IBA), Zonë e Rëndësishme për Biodiversitetin (KBA), kandidate zyrtare e rrjetit Emerald si pjesë e Konventës së Bernes si dhe plotëson të gjitha kriteret për tu shpallur si Ligatinë me Rëndësi Ndëkombëtare, si pjesë e Konventës Ramsar. Vjosë-Narta është pjesë integrale dhe luan një rol thelbëror në shëndetin e një rrjeti të gjerë ekologjik. Ndërtimet masive, në zemër të zonave të mbrojtura, do të shkatërrojnë në mënyrë të përhershme ekosistemin natyror.

Taulant Bino, presidenti i Shoqatës Ornitologjike e Shqipërisë (AOS) deklaron se: “Është e paimagjinueshme që Shqipëria të njollosi kontrubutin e saj në trashëgiminë natyrore kombëtare dhe ndërkombëtare, duke ndërtuar një aeroport që shkatërron biodiversitetin e zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë si dhe ligatinat e tjera përgjatë Adriatikut. Një aeroport në një zonë të ardhshme Natura 2000 është një Jo për intergimin në Bashkimin Europian”.

Annette Spangenberg, drejtuese e konservimit pranë EuroNatur shton se: “Me ndërtimin e një aeroporti brenda një zone të mbrojtur, qeveria shqiptare anashkalon zbatimin e ligjit duke dëmtuar natyrën dhe favorizuar interesa të caktuara. Procese të tilla duhet të frymëzojnë mosebesim ndaj Bashkimit Europian”.

Narta
Peizazhi i Mbrojtur Vjosë-Nartë është një ndër sistemet ekologjike më të rëndësishme në Shqipëri, ligatina e dytë më e rëndësishme në vend, shtëpi e llojeve të rëndësishëm të florës dhe faunës. Kjo zonë është pjesë e disa rrjeteve ekologjike ndërkombëtare, pjesë e koridorit shtegtues të Adriatikut, me më shumë se 220 lloje shpendësh.

Qysh prej fillimit, organizatat joqeveritare kombëtare e ndërkombëtare kanë kundërshtuar planet për ndërtimin e aeroprtit brenda zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë. Letra të hapura, manifestime, dhe rishikimi i raportit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) janë vetëm disa nga aksionet e ndërmarra për të kundërshtuar këtë ndërtim të paligjshëm.Revista Monitor/Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending