Connect with us

Ndërtim

Rolls-Royce rrit planet për mini centrale bërthamore

Published

on

Firma e teknologjisë industriale me bazë në Mbretërinë e Bashkuar Rolls-Royce SMR ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me firmën çeke të inxhinierisë dhe prodhimit bërthamor Škoda JS.

Të dy kompanitë janë vendosur të bashkëpunojnë për vendosjen e reaktorëve të vegjël modularë (SMR) në Republikën Çeke dhe pjesë të tjera të Evropës Qendrore.

Rolls-Royce SMR thotë se synon të përdorë përvojën e Škoda JS në prodhimin e reaktorëve të ujit nën presion (PWR) dhe komponentëve të tjerë të mëdhenj të reaktorit bërthamor për të mbështetur zhvillimin e reaktorëve të saj modularë.

SMR-të bazohen në një PWR të vogël, me një kapacitet prej 470 Mwe (megavat elektrike) dhe një jetëgjatësi minimale të parashikuar 60-vjeçare.

Përfitimet e SMR-ve përfshijnë koston dhe shpejtësinë e ndërtimit, me afërsisht 90% të impiantit të ndërtuar jashtë vendit, duke kufizuar aktivitetin në vend në montimin e moduleve të parafabrikuara.

Afati kohor i ndërtimit për një SMR aktualisht thuhet të jetë rreth dy vjet më pak se ai i një termocentrali standard bërthamor.

Rolls-Royce SMR thotë gjithashtu se rreziku i dështimit të elementeve zvogëlohet ndjeshëm me një SMR, pasi komponentët kryesisht testohen paraprakisht jashtë vendit përpara se të montohen.

Drejtori i zhvillimit të biznesit dhe strategjisë së Rolls-Royce SMR, Alan Woods, tha: “Ne shohim një mundësi të jashtëzakonshme për të zhvilluar partnerë strategjikë ndërkombëtarë të zinxhirit të furnizimit, nga të cilët mund të përfitojmë nga njohuritë e tyre të vazhdueshme për dekadat e prodhimit. Ne jemi të kënaqur që po diskutojmë këto mundësi me një furnizues kaq të aftë si Škoda JS.”

Drejtori Tregtar i Škoda JS, Milos Mostecky, tha, “SMR është një rrugë logjike që industria bërthamore po merr për ta bërë energjinë bërthamore më të aksesueshme dhe më të përballueshme në të ardhmen e afërt.

“Dyqanet tona në Pilsen fillimisht ishin projektuar për të prodhuar komponentët për reaktorët 440 MW. Prandaj, potenciali për përdorimin e aftësive dhe njohurive tona inxhinierike, prodhuese dhe të mirëmbajtjes për projektet SMR në Evropë është i rëndësishëm.”

Infrastrukturë

“Izoloni shtëpitë, para se të bëhet ftohtë. Ndërroni mënyrën e ngrohjes”

Published

on

Ministrja e Ekonomisë dhe Energjisë Artane Rizvanolli ka folur sot në Kuvendin e Kosovës ku ka arsyetuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji.

Rizvanolli ka thënë se si Qeveri kanë marrë disa masa për përballjen me këtë situatë derisa ka dhënë edhe disa këshilla për qytetarët.

Ajo ka thënë se qytetarët duhet t’i izolojnë shtëpitë përpara se të ftohet moti derisa ka potencuar se duhet të ndërrohet edhe mënyra e ngrohjes, pra që të mos shfrytëzohet rryma për ngrohje.

“Izoloni shtëpitë, para se të bëhet ftohtë. Ndërroni mënyrën e ngrohjes”, ka thënë ministrja Rizvanolli./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ndërtim

Vendimi për të sekuestruar dhe konfiskuar ndërtimet pa leje në Shqipëri erdhi si domosdoshmëri për të frenuar abuzimet

Published

on

Lufta me ndërtimet pa leje, nuk është vetëm një betejë ligjore me biznesmenët që abuzojnë, por është dhe betejë për të ‘pastruar’ imazhin e qeverisë, përballë akuzave të opozitës që pas kullave fshihet mazhoranca.

“Këtë problematikë e ngritëm ne, e ngritëm dhe natyrisht e ngritëm për një arsye shumë të thjeshtë; sepse asnjë nga ata të cilët ndërtojnë metra katrorë për qëllim fitimi, nuk na mban dot lidhur me asgjë. Kjo masë rrëzon të gjithë mitin e pazareve dhe të gjitha legjendat urbane të fshehjes sime apo tonën prapa kullave apo pallateve”, tha Rama.

Vendimi i qeverisë për të sekuestruar dhe konfiskuar ndërtimet pa leje apo shtesat e kateve, erdhi si domosdoshmëri për të frenuar abuzimet të cilat po lejoheshin hapur edhe nga drejtësia, shkruan Report TV.

“Ky është një mjet i ri që ne përdorim që ka dalë duke parë se çfarë shtegu ka mbetur hapur. Shtegun e hapur të drejtësisë ne nuk e mbyllim dot, do ta mbylli reforma, do ta mbylli një proces që kërkon kohën e vet, por ama ne mund ta bëjmë krejtësisht absurd shpenzimin për të ndërtuar metra katrorë”, tha Rama.

Mirëpo nuk do të ketë vetëm bllokim të objektit, sekuestrim, gjobë, konfiskim dhe ndjekje penale për ndërtuesit që shkelin lejet që marrin. Këshilli i Ministrave nëpërmjet një vendimi të miratuar ka vendosur që për të gjitha ndërtimet që do të bëhen të caktohet një mbikëqyrës, i cili do të kontrollojë të gjithë mbarëvajtjen e punimeve.

Sipas vendimit të qeverisë mbikëqyrësi ka detyrimin të njoftojë on-line brenda 5 ditëve në sistemin e-leje pranë autoriteteve përkatëse në rastet kur vëren se punimet e kryera janë në shkelje apo në tejkalim të lejes së ndërtimit. Nëpërmjet këtij sinjalizimi, do të ndërhyhet në kohë për të parandaluar shkeljet e kontratave me lejet e ndërtimit, siç është rasti i ndërtimit të kateve shtesë.

Mbikëqyrësi do të jetë një person fizik ose juridik i licencuar për ushtrimin e aktivitetit për mbikëqyrjen e punimeve, i regjistruar në QKB dhe që disponon një NIPT. Mbikëqyrësi do të caktohet nga vetë zhvilluesi, i cili e ka të detyrueshëm, dhe do të kontraktohet duke pasur parasysh llojin e punimeve që do të mbikëqyren në zbatimin e veprës.

Po ashtu në nenin 11 në pikën 2 të vendimit thuhet se “Në rastin e punimeve shtesë, mbikëqyrësi kërkon nga zbatuesi i punimeve prova dhe inspektime shtesë për të verifikuar konformitetin e punimeve me projektin e specifikimet teknike, sipas kushteve të kontratës. Këto punime shtesë janë objekt i një raportimi të veçantë pranë autoritetit që lëshon lejen e ndërtimit në sistemin on-line të lejeve të ndërtimit”.

Në përfundim të ndërtimit, mbikëqyrësi kontrollon dhe përllogarit koston përfundimtare të objektit, duke përputhur vlerën e preventivuar dhe të kontraktuar me atë të paraqitur në situacionin përfundimtar, si dhe bën sqarimet përkatëse në rastet e mospërputhjes. Për raportin përfundimtar mbikëqyrësi mban përgjegjësi ligjore./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ndërtim

Javën e ardhshme fillon ndërtimi i dy çerdheve në Gjilan

Published

on

Javën e ardhshme fillon ndërtimi i çerdhes në Gjilan dhe asaj në Dobërçan, ka njoftuar kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

“Në financim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të shtohen dy çerdhe në Gjilan.

Edukimi i hershëm, rritja e përfshirjes së sa më shumë fëmijëve në të dhe çerdhet e reja janë disa nga zotimet tona që po realizohen.”, deklaroi Hyseni.

Continue Reading

Trending