Connect with us

Infrastrukturë

Rizvanolli për MCC-në: Mundëson stabilizimin e furnizimit me energji

Published

on

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se në kohë kritike për sektorin e energjisë të Kosovës, është krenare që në emër të Republikës së Kosovës nënshkroi marrëveshjen me MCC-në, që sipas saj është shumë e rëndësishme për sektorin e energjisë dhe ekonominë e vendit.

“Ky program do të mundësojë stabilizimin e furnizimit me energji elektrike, integrimin e burimeve te ripërtëritshme të energjisë dhe përgatitjen e fuqisë punëtore për punësim në sektor të energjisë, me fokus të veçantë tek gratë”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook.

Ajo falënderoi drejtoreshën e MCC-së për Kosovë, Sarah Olmstead dhe Udhëheqësin e ekipit vendor të zhvillimit të projektit, Lum Mita, si dhe të gjithë anëtarët e ekipit dhe të kabinetit të saj që kanë kontribuar në zhvillimin e programit.

“U jam mirënjohëse ekipeve të Qeverisë së Kosovës dhe të MCC-së për punën e madhe të bërë për të ardhur deri këtu, dhe zotohem që do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të realizuar programin sa më shpejtë që është e mundur, në përputhje me nevojat dhe kërkesat e sektorit”, shtoi ajo.Kosova nënshkroi marrëveshjen me MCC në vlerë prej 236.7 milionë euro projektet e të cilit do të fokusohen në sektorin e energjisë./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Proceset teknologjike të trajtimit të ujit nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”

Published

on

Uji fillestar merret direkt nga liqeni me pompa dhe dërgohet në Impiantet e trajtimit të ujit, me ç’rast i nënshtrohet proceseve teknologjike për trajtim.

Proceset teknologjike janë: paraoksidimi i cili bëhet me klor të gaztë për t’i oksiduar materiet organike dhe inorganike. Procesi pasues është ajrimi, qëllimi i të cilit është pasurimi me oksigjen, largimi i erës, shijes dhe oksidimi i manganit dhe hekurit.

Koagolimi është procesi i radhës i cili ka për qëllim kthjellimin e ujit.

Për t’u larguar këto papastërti, rol të rëndësishëm ka flokulimi që është proces kimik që si kemikat përdoret polielektroliti. Grimcat e formuara ndalen përmes procesit të filtrimit, ku ky proces është mjaft i rëndësishëm për pastrimin e ujit që është i përbërë prej rëre dhe antracidit ose karbonit aktiv.

Nga filtrat uji shkon në rezervuar grumbullues dhe i nënshtrohet procesit të dezinfektimit ose klorizimit dhe është i gatshëm për pije.

Sasia e klorit në ujë prej rezervuarit duhet të del 0.5 miligram për litër dhe te konsumatori i fundit nuk duhet të jetë më pak se 0.2 miligram për litër.

Kjo sasi është e mjaftueshme si preventivë gjatë rrugëtimit të tij nëpër gypa shpërndarës, pra si preventivë për kontaminim.

I tërë ky proces përcillet me analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike që duhet të jenë brenda kufijve të lejuar për ujin e pijshëm sipas Udhëzimit 10 /2021, për konsum njerëzor./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Lipjani nis hartimin e Planit Zhvillimor Komunal për periudhën 8 vjeçare

Published

on

Në sallën e Kuvendit të Komunës, të enjten është mbajtur takimi i parë mes përfaqësuesve të Komunës së Lipjanit dhe kompanisë së angazhuar për përkrahje profesionale për fillimin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal për periudhën e ardhshme 8 vjeçare.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, ka thënë se është i hapi parë i angazhimit tonë në hartimin e Planit Zhvillimor Komunal, andaj kërkoj angazhimin maksimal të të gjithë akterëve të përfshirë në këtë aktivitet në mënyrë që ky plan të jetë sa ma i sakte dhe sa më kredibil, një plan që do të na ndihmonte shumë në zhvillimin e gjithmbarshëm të Komunës së Lipjanit.

Kryetari Imri Ahmeti po ashtu ka theksuar se gjatë procesit të hartimit të Planit do të ketë sfida të ndryshme por jam i bindur që edhe me ndihmën profesionale të kompanisë dhe kontributin tonë,  në fund do ta kemi një dokument që i plotëson nevojat e qytetarëve të Komunës së Lipjanit dhe me të cilin synohet vazhdimi i hapjes së perspektivave  zhvillimore për një zhvillim sa më gjithëpërfshirës dhe të ekuilibruar brenda territorit të Komunës së Lipjanit

Ndërsa, drejtori për Planifikim dhe Urbanizëm, Imri Semetishti, tha se Plani Zhvillimor Komunal është akti më i lartë i planifikimit hapësinor në nivel lokal një plan strategjik multisektorial me të cilin përcaktohen caqet e zhvillimit hapësinor, ekonomik dhe social.

Drejtori Semetishti ka potencuar se me Planin Zhvillimor Komunal planifikohet zhvillimi hapësinor në kontekst të ndryshimeve të bëra dhe harmozimin e tyre me nevojat reale dhe mundësitë për të arritur kushte optimale të zhvillimit dhe organizimit hapësinor dhe të ndërtimit në territorin e Komunës së Lipjanit. Ai po ashtu ka thënë se qëllimi i hartimit të planit nuk është vetëm përmbushja e një detyrimi ligjor, në fakt ne si komunë qëllim themelor kemi që të zhvillojmë një plan jo ideal por  një plan real me objektiva të qarta dhe të mundshme për zbatim.

Nga ana tjetër, Isamil Baftiari, përfaqësues i Institutit për Shkencë dhe Teknologji, është shprehur i nderuar që i’u është besuar puna për hartimin e këtij dokumenti shumë të rëndësishëm të komunës. Ai me tej ka bërë një prezantim të hapave për zhvillimin e dokumentit dhe angazhimeve që priten në të ardhmen./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Në fundjavë bëhet pastrimi gjeneral i një rruge në Bregun e Diellit

Published

on

Të shtunën, më 1 tetor 2022, nga ora 09:00, do të bëhet pastrimi gjeneral i rrugës “Qazim Bobaj” me parkingjet përreth, rrugët lidhëse, si dhe hapësirat tjera publike në këtë zonë.

Më pas do të bëhet edhe pastrimi i sipërfaqeve të gjelbëruara në këto hapësira.

U bëjmë thirrje banorëve të lagjes që në këtë ditë të mos i parkojnë automjetet në parkingun paralel me shiritat qarkullues të rrugës dhe as në trotuare për të mos penguar në realizimin e punimeve.

Lusim qytetarët tanë të bashkëpunojnë, sepse në rast të mos respektimit të këtij njoftimi nuk do të marrim përgjegjësi për dëmtime të veturave apo mjeteve tjera motorike në këto rrugë dhe hapësira tjera publike të kësaj zone./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending