Connect with us

Trashëgimia

Rizbulimi i qytetit të zhdukur para shumë kohësh

Published

on

Nëse flitet për qytetet apo poliset me ndikim në Greqinë Antike, ato që rëndom kujtohen më së pari janë Athina dhe Sparta. Por, rajonet e kontrolluara prej këtyre qyteteve mund të kenë qenë po ashtu, po kaq relevante.

Shembull më i mirë i kësaj është Thouria – që ndodhet në periferi të asaj që sot njihet si qyteti jugor i Kalamatas – së cilës shpesh i referohen si një prej qytetet më të rëndësishme në Messenian perëndimore, rajon ky që ka qenë nën sundimin spartan rreth përafërsisht 400 vjet. Tani, gjetjet më të fundit arkeologjike mund të konfirmojnë se ky qytet i humbur kaherë, ishte shumë më i rëndësishëm sesa që mendohej dikur, shkruan BBC Travel, transmeton Ndërtimi.info.

Arkeologia, Xeni Arapogianni, po e udhëhiqte gërmimin në këtë rajon më 2007, kur mbetjet e një muri dolën në sipërfaqe. Ajo që fshihej nën të ishte shumë më e madhe, sesa që kishte menduar ajo: i gjithë qyteti antik i Thouriasit po fshihej aty gjatë gjithë kësaj kohe.

Zbulimet e deritanishme përfshijnë një tempull dhe një “asklepion”, apo qendër antike shërimi e ngjashme me spitalin, që nuk ishte regjistruar në asnjërin prej burimet antike apo moderne – pra ishte një zbulim tërësisht i ri dhe i papritur i të gjitha kohërave.

Më rishtazi, në vitin 2016, grupi i angazhuar në gërmime ka gjetur mbetjet e një teatri të ndërtuar prej gurëve të bardhë gëlqerorë, të cilët vlerësohet se datojnë prej periudhës së hershme helene (vitet 323-31 para erës sonë). Prania e një konstruksioni të tillë në Thouria mund të jetë indikacion i rëndësisë së qytetit, meqë teatrot ishin praktikisht një lloj pranie e domosdoshme në qytetet kudo përgjatë Greqisë antike. Gërmimet zbuluan, gjithashtu, një pjesë të sallës së orkestrës dhe figura prej guri të ruajtura mirë, si dhe një kanal të madh drejtkëndësh prej guri për kullimin e ujërave të shiut.

Në librin e tij, Përshkrimi i Greqisë, gjeografi grek Pausaniani, i cili jetoi në shekullin II pas Krishtit, shkroi se qyteti i vjetër i Thourias ishte ndërtuar në një kodër dhe pastaj u zhvendos në një luginë. Ai gjithashtu theksoi se qyteti mund të jetë përmendur me emrin Anthea në Iliadën e Homerit. Për kuriozitet, gjeografi dhe historiani tjetër grek, Straboni, (shekulli I para Krishtit) gjithashtu kishte shkruar se Thouria ka mundur të jetë përmendur në Iliadë, por jo si Anthea por si Aepeia. Në poemën epike të shekullit VIII para Krishtit të dy qytetet Agamemnoni ia kishte dhënë Akilit për shlyerje të borxhit.

Studimet e Arapogiannit mbi vendin vazhdojnë edhe sot. Që nga 2011-a studentë nga nga universitete të të gjithë botës mund të marrin pjesë në një program gërmimi të udhëhequr nga arkeologu, me ç’rast ata mund të mësojnë më shumë rreth metodës arkeologjike dhe historisë së rajonit dhe të ndihmojnë në pastrimin e qeramikës.

 

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending