Lagjja e re e Tiranës do të bëhet nga arkitekti italian, Stefano Boeri dhe rrjedhimisht kuptohet qartë se kryefjalë do të jetë gjelbërimi.
Në prezantimin e bërë ditën e sotme në një konferencë online, Boeri ka bërë me dije se në lagjen e re 2/3 e territorit do të jetë hapësirë e gjelbër, me tarraca të gjelbra, siç është parë në shumë qytete europiane, me korsi të veçanta për biçikletat e që mund të përshkohet në këmbë për 15 minuta, pa pasur nevojë për një makinë për të lëvizur nga njëri cep në tjetrin të kësaj lagjeje.
“Koncepti i këtij projekti niset nga ideja që duhet të ndërtohet një lagje eksperimentale, nga pikëpamja e teknologjike dhe sfidave të reja që na ka vënë përpara pandemia. Që të realizojmë një qytet ku gjelbërimi të jetë ideja themelore, i vetëmjaftushëm, një qytet ku mund të futen të gjithë, një lagje që të përshkohet në 15 minuta në këmbë, pa pasur nevojë për t’u përdorur makina. Një lagje e lagje, në funksion të të rinjve, një lagje e mbrojtur dhe e sigurt. Një sistem hapësirash të gjelbra të mëdha dhe një pistë për biçikleta dhe këmbësor me një densitet të ulët. Tre qendra publike. Banorë të kësaj zone, që kanë humbur shtëpinë nga tërmeti dhe banorë të rinj. Mund të jenë selitë edhe të disa ministrive. 2/3 sipërfaqe të gjelbra, përdorimi i çative të gjelbra“, tha Boeri.
Kjo lagje do të lokalizohet pranë lumit të Tiranës, në afërsi të Kamzës, dhe nuk do të strehohen vetëm banorë të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, detaje të cilat i dha kryebashkiaku Erion Veliaj.
“Ne akomodojmë 1000 familje, 1000 familje janë thuajse gjysma e familjeve në zonat urbane që ne kemi me qira. Ky projekt automatikisht zgjidh gjysmën e problematikës që ne kemi në zonat e urbane, ndërkohë do të kemi 2200 apartamente në total, 442 ne i kemi rezervuar për ato që janë kredi të buta të Bashkisë, janë dëmtuar nga tërmeti por akomodohen, akomodohen kryesisht ata që kanë ndërtuar në mënyrë informale dhe pastaj kemi edhe një komunitet shtesë të familjeve të reja që ne i subvencionojmë me kreditë e buta”, tha Veliaj.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama teksa falenderoi dy arkitektët italian, Stefano Boeri dhe Mario Cucinella, të cilët janë vetëofruar për të bërë projektin e rindërtimin, teksa e cilësoi si një kapitull të ri. Nga ky plan do të ndërtohet edhe një tjetër lagje, në Spitall të Durrësit.
“Stefano Boeri dhe Mario Cucinella, dy arkitektët e famshëm italianë, prezantojnë në këshillin kombëtar të territorit, dy plane të rindërtimit në tiranë dhe Durrës, dy lagje të reja, njëra pranë lumit të Tiranës e tjetra në zonën e Spitallës, që mishërojnë ambicien tonë për Shqipërinë që duam. Po hapet një kapitull të ri, për qytetet e së ardhmes”, tha Rama.
Shumë shpejt do të akomodohen 1000 familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërkohë që në total do të jenë në dispozicion 2200 apartamente. Duke folur në konferencën me dy arkitektët Italian për planet e rindërtimit, Veliaj theksoi se ky projekt do të zgjidhë çështjen e strehimit në zonat urbane. Kreu i Bashkisë u shpreh se janë marrë të gjithë masat për lirimin e territorit ku do të nisë punën projekti gjigand i rindërimit.
“Mezi pres që të fillojmë punën edhe kemi marrë edhe masat për lirimin e territorit. Fillimisht territori që është ekskluzivisht i Bashkisë Tiranë në atë kompani që e ka territorin, por edhe Bashkia është aksionere dhe pastaj do të bëjmë një menaxhim social të gjitha rasteve të atyre që mund të kenë uzurpuar territorin për vite.
Ne akomodojmë 1000 familje, 1000 familje janë thuajse gjysma e familjeve në zonat urbane që ne kemi me qira. Ky projekt automatikisht zgjidh gjysmën e problematikës që ne kemi në zonat e urbane, ndërkohë do të kemi 2200 apartamente në total, 442 ne i kemi rezervuar për ato që janë kredi të buta të Bashkisë, janë dëmtuar nga tërmeti por akomodohen, akomodohen kryesisht ata që kanë ndërtuar në mënyrë informale dhe pastaj kemi edhe një komunitet shtesë të familjeve të reja që ne i subvencionojmë me kreditë e buta”, tha Veliaj.
Garancia që ju japim është që asnjëri nuk do të marri 1 metër më pak seç ka, por do të duhet të pranojmë zhvillimin e ri dhe për atë pjesë të lagjes.Ndërkohë që miksimi me institucionet publike të qeverisë do të shoqërohet edhe me institucionet të Bashkisë për ta animuar edhe nga ana administrative atë zonë “, theksoi Veliaj./Burimi: Shqiptarja.com
You must be logged in to post a comment Login