Connect with us

Infrastrukturë

Rifillojnë punimet në rehabilitimin e rrugës Gjilan-Kllokot në gjatësi prej 11 kilometrave!

Published

on

Projekti ishte stopuar në vitin 2020 për shkak të telasheve që kishin lindur me shpronësimet.

Ndërkaq në këtë rrugë qarkullimi i automjeteve është bërë i vështirë për shkak se rruga ka pësuar dëmtime.

Projekti financohet në kuadër të një huaje të cilin e kishte marrë Qeveria e Kosovës nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për zhvillimin dhe rehabilitimin e rrugëve rajonale, raporton Shqip.com.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi në një intervistë për Shqip.com ka deklaruar se me ngritjen e temperaturave do të nisin punimet në këtë aks rrugor.

“Këto që janë projekte me kredi nga BERZH-i domethënë kanë qenë disa probleme me shpronësime mirëpo tash i kemi zgjidhur të gjitha.  Tash me ngritjen e temperaturave do të fillojnë edhe punimet. Brenda javës do të ketë lëvizje”

“Rruga Gjilan-Kllokot ka nevojë për rehabilitim edhe të pjesës së tjetër që nuk është kontratë. Mirëpo aty do të intervenojmë me kontratën e mirëmbajtjes ku gjendja nuk është e mire”, ka thënë ai.

Thotë se krahas kësaj rrugë do të ketë punime edhe në disa rrugë të tjera regjionale.

“Këto kontratat me kredinë prej BERZH-it është edhe në Gjilan edhe në Ferizaj edhe në Prizren. Dhe fillojnë përnjëherë punimet në të gjitha segmentet”, është shprehur Durmishi.

Ndërkaq komuna e Gjilanit dhe komuna e Vitisë nuk kanë informata për ecurinë e projektit, raporton Shqip.com.

Drejtori i shërbimeve publike në Gjilan, Mentor Mihovci deklaron se pas ardhjes së tyre në pushtet ata kanë filluar që të vendosin kontakte me personat përgjegjës nga niveli qendror.

Thotë se për këtë projekt nuk kanë informata të mjaftueshme.

“Nuk kemi shumë informata në lidhje me këtë rrugë. Por ne kemi paraparë një takim edhe me përfaqësues të Ministrisë. Si dhe kemi kontaktuar edhe me përgjegjësit e projektit. Ky projekt është nga niveli qendror”, ka thënë ai.

Kurse drejtori i shërbimeve publike në Viti, Basri Aliu thotë se nuk kanë pranuar informata të reja për zhvillimin e projektit. “Nuk ka diçka konkrete. Është thënë se do të fillojnë punët mirëpo ende nuk kanë filluar. Si komunë nuk kemi informata”, ka thënë Aliu./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Komuna e Vushtrrisë i dha tender 147 mijë euro kompanisë që nuk i plotësoi kriteret

Published

on

Zyra Kombëtare te Auditimit ka gjetur se Komuna e Vushtrrisë kishte shpallur fituese një kompani e cila nuk i kishte plotësuar kriteret.

Tenderi për të cilin ishte zgjedhur operatori ekonomik që nuk i plotësonte kriteret ka qenë për “ndërtimin e rrugëve lokale në tetë fshatra” Loti 1 në vlerë 147 mijë euro.

Kompania fituese sipas ZKA-së nuk kishte plotësuar kriteret e dosjes së tenderit, pasi që kishte bashkangjitur një marrëveshje me një gurëthyes e cila nuk ishte valide për periudhën e implementimit të projektit, raporton Kallxo.com

“OE fitues, për tenderin e sipërpërmendur, nuk ka plotësuar kriteret e dosjes së tenderit, pasi që ka bashkangjitur marrëveshjen me një gurëthyes, e cila kishte afatin e skadimit deri më datën 11.10.2022, po ashtu, ky gurëthyes kishte licencë operimi vetëm deri më datën 11.10.2022. Më tutje, raporti final për këto punë është nënshkruar më 24.10.2022 në vlerë 147.859 euro, dhe afati i kryerjes së punëve është 50 ditë. Rrjedhimisht OE fituese nuk ka pasur marrëveshje valide për periudhën e implementimit të projektit”- konstaton Zyra Kombëtare e Auditimit.

Në raportin e ZKA-së thuhet se përzgjedhja e kësaj kompanie ka ndodhur si rezultat i kontrolleve të brendshme jo efikase në procesin e vlerësimit të tenderëve konform kritereve të përcaktuara në dosjen e tenderit dhe në njoftim për kontratë.

“Përzgjedhja e OE fitues që nuk përmbush kriteret e përcaktuara me njoftim për kontratë dhe dosje të tenderit, rezulton me shpërblimin e OE dhe në kundërshtim me kërkesat ligjore. Kjo mund të rrezikojë implementimin dhe mos arritjen e objektivave të parapara në projekt”- thuhet në raportimin e auditimit.

Për Komunën e Vushtrrisë raporti i auditimit për pasqyrat financiare për vitin 2022 ka rezultuar me 21 rekomandime, prej tyre pesë rekomandime të reja, 15 të përsëritura dhe një pjesërisht i përsëritur./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Komuna e Prizrenit ua lehtëson bujqve depërtimin në tokat e tyre

Published

on

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se është duke vazhduar realizimi i projekti të DBZHR-së “Hapja e rrugëve fushore” në fshatrat e Komunës së Prizrenit.

“Ndërtimi i infrastrukturës për bujqit do ta lehtësoj depërtimin në tokat e tyre për t’i punuar, gjë që ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e bujqësisë.

Aktualisht ekipet përkatëse janë duke punuar në zonën e fshatit Korishë dhe do të vazhdojnë në rajone të tjera të territorit që administrohet nga Komuna e Prizrenit.”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ndikimi ekonomik i Manifesta 14 ishte 20.2 milionë euro!

Published

on

Manifesta 14 Prishtina shpalosi rezultatet kryesore nga anketa e saj e pavarur publike.

Studimi, i realizuar nga Instituti GAPdhe UBO Consulting, shqyrtoi aspekte të ndryshme të efektit të bienales në Prishtinë.

Veçanërisht, ndikimi ekonomik i Manifesta 14 ishte mbresëlënës me 20.2 milionë euro, me një kthim në investim 4 herë më shumë se shpenzimet publike.

Anketa e pavarur tregon se Manifesta 14 zgjeroi kuptimin për kulturën bashkëkohore, u angazhua me komunitetet lokale dhe ndikoi në ndryshimin e perceptimeve ndërkombëtare për Kosovën.

Për më tepër, trashëgimia e Manifesta 14 do të qëndrojë në Qendrën për Praktikë Narrative, një institucion kulturor në zemër të Prishtinës i menaxhuar nga profesionistë vendas.

Ne i gëzohemi Manifesta 14 Prishtina për suksesin e saj, fuqinë transformuese të artit dhe kulturës dhe ndikimin e qëndrueshëm në peizazhin kulturor të Kosovës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending