Connect with us

Ambienti

Riciklimi i qeseve pritet të sjellë ndikime pozitiv në mjedis

Published

on

Qeset plastike me karakter shumë përdorimshe kanë nisur të grumbullohen nga ricikluesit.

Trashësia e qeseve e bën më të lehtë grumbullimin e më tej riciklimin e tyre, ndryshe nga sa ndodh me qeset e holla, që tashmë ndalohen me ligj.

“Çfarë hedh konsumatori e marrim ne si riciklues dhe kjo pastaj kthehet në tuba ose në diçka tjetër, po në Shqipëri për momentin bëhen tuba. Qesen e hollën nuk shkon njeri ta mbledhë, tani grumbulluesit nuk kanë problem ta marrin dhe kanë interes se ka më shumë peshë”, u shpreh Elvis Sula, riciklues i plastikës.

Riciklimi i qeseve pritet të sjellë ndikime pozitiv në mjedis.

Megjithatë një muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit që ndalon qeset e holla që nuk riciklohen, ato janë ende në përdorim, raporton Euronews Albania.

Për ricikluesit shqetësim është mos ndarja në burim e mbetjeve.

“Unë si riciklues nuk kam pse merrem me 2 mijë grumbulles po duhet të ketë disa pika në Shqipëri që e bëjnë këtë gjë, po duke qenë se kjo nuk ndodh nëpër bashki, jemi të detyruar të nxjerrim njerëz”, tha më tej Sula.

Mbetjet e plastikës zënë rreth 9% të totalit të mbetjeve që gjenerohen nga aktiviteti human dhe ekonomik./Media Ndërtimi.

Ambienti

OKB paralajmëron për ‘katastrofë’ prej mbetjeve elektronike

Published

on

Sipas OKB-së vetëm 20% e mbetjeve elektronike, si telefonat apo kompjuterët, riciklohen siç duhet. Kjo shkakton rreziqe të konsiderueshme për mjedisin dhe shëndetin.

Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se mbetjet e shkaktuara nga pajisjet elektronike po krijojnë një katastrofë mjedisore.

Sipas një raporti të përbashkët të Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit të OKB-së dhe njësisë kërkimore UNITAR riciklimi nuk arrin t’i përballojë në shkallë të gjërë sasitë e mëdha të mbetjeve elektronike që krijohen, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe telefonat celularë, kompjuterët, televizorët dhe pajisjet e tjera që hedhin konsumatorët.

82 milionë tonë mbeturina elektronike deri në vitin 2030

Në raportin e OKB-së thuhet se në vitin 2022 u krijuan rreth 62 milionë tonë mbeturina elektronike, dhe që deri në vitin 2030 kjo shifër mund të arrijë në 82 milionë tonë.

OKB-ja thotë se prej mbetjeve elektronike të paricikluara shkaktohen 45,000 ton plastikë e dëmshmedhe çlirohen 58 tonë merkur që ndotin çdo vit mjedisin.

Në raportin e OKB-së thuhet se në vitin 2022 u mblodh dhe riciklua siç duhet vetëm 22% e masës së mbetjeve elektronike. Pjesa më e madhe e këtyre mbetjeve digjen, hidhen në depo plehërash ose riciklohen në mënyrë të papërshtatshme.

Mesatarisht çdo banor i Tokës shkakton çdo vit rreth 7.8 kilogramë mbeturina elektronike.

Problem për vendet në zhvillim

Një pjesë e konsiderueshme e mbeturinave elektronike që shkaktohen nga vendet më të pasura dërgohen për riciklim apo depozitim në vendet në zhvillim.

Në vendet në zhvillim, ku punëtorët shpesh nuk kanë pajisjet e duhura dhe janë të ekspozuar ndaj substancave të dëmshme, përpunohen rreth 18 milionë tonë mbeturina elektronike.

Në raport flitet edhe për sfidat që priten nga kalimi drejt burimeve më të pastra të energjisë për shkak të nevojës për të asgjësuar bateritë, pompat e ngrohjes dhe panelet diellore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

“E zhduk Dibrën”, banorët e rikthehen protestave kundër Skavicës

Published

on

Banorët e Dibrës vijojnë rezistencën ndaj projektit që do të zhysë nën ujë 33 fshatra të zonës. Duke e konsideruar një projekt që “zhduk” Dibrën, dhjetra banorë u tubuan në Laçes, pranë urës së Drinit, kundër ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës.

“Mua po më hoqe prej aty, unë nuk jam dibran, nuk jam shqiptar, shkel flamurin me këmbë po më përzure nga këtu. Unë kur jam këtu jam dibran, jam shqiptar”,- u shpreh Shpëtim Buci, banor i fshatit Fushë-Alie.

Prej 30 vitesh ky projekt lakohet nga partitë që vijnë në pushtet, mirëpo banorët akuzojnë se me miratimin e ligjit të posaçëm së fundmi ka mungesë transparence. Për ta, pasojat që do të ketë ndërtimi i këtij hidrocentrali, do të vënë në diskutim ekzistencën e Dibrës.

Në vitin 2021 kaloi ligji nr. 38/2021 që i jep të drejtë kompanisë amerikane “Bechtel” të projektojë dhe ndërtojë hidrocentralin e Skavicës.

Po ashtu me një vendim të Këshillit të Ministrave nr. 485, datë 30.07.2021 u miratua kontrata e fazës së parë për shërbime teknike.

Në korrik të vitit 2021 Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) nënshkroi kontratën me kompaninë amerikane “Bechtel”  për të ndërtuar hidrocentralin Skavica me kapacitet 210 megavat. Sipas KESH-t, kjo vepër do ta kthejë Shqipërinë në vendin lider në rajon të energjisë elektrike.

Në prill të vitit 2022, dhjetëra dibranë protestuan përballë kryeministrisë kundër Skavicës, duke e cilësuar si një projekt që fundos Dibrën dhe historinë e këtij rajoni.

Në shtator të vitit 2022, dibranët protestuan në fshatin Fushë-Alie dhe adresuan mungesën e informacionit dhe neglizhimin e komunitetit nga ana e institucioneve shtetërore. Ata pohuan se kanë dëgjuar për këtë projekt vetëm në media, por nuk kishin dijeni rreth planit të zhvendosjes dhe dëmshpërblimet.

Në tetor 2022, anëtarë të grupimit “Opposition to Skavica Dam” protestuan në Londër kundër ndërtimit të hidrocentralit Skavica në lumin Drin i Zi. Tubimi u mbajt përballë ndërtesës ku po zhvillohej një panair për përzgjedhjen e nënkontraktorëve nga kompania “Bechtel”.

Në 11 dhjetor 2023 dhjetëra banorë të Dibrës protestuan në Tiranë para Kryeministrisë kundër hidrocentralit mes thirrjeve : “Jo Skavica! Rroftë Dibra!”

Ndërsa u zhvilluan protesta, cështja po gjykohej në Gjykatën Kushteutese, ku më 30 janar 2024 Gjykata u shpreh se Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave nuk kanë kryer si duhet konsultimin me publikun dhe nuk kanë garantuar pjesëmarrje efektive të komunitetit në fazën e hartimit të projektligjit.

Mirëpo, në asnjë rast gjykata nuk hodhi poshtë ligjin e posacëm që lejon ndërtimin e hidrocentralit.

Sipas avokatit Shaqir Manjani, vendimi i Gjykatës Kushtetuese në fakt është antikushtetues./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Dita Botërore e Ujit, vazhdon degradimi i lumenjve në Kosovë, kontrollohen nga operatorët e hidrocentraleve

Published

on

Në ditën Botërore të Ujit, 50 organizata të shoqërisë civile i janë drejtuar me një letër të hapur kryeministrit të vendit Albin Kurti. Me këtë letër të hapur kryeministrit Kurti i është kërkuar takim urgjent lidhur me situatën kritike dhe mbrojtjen e lumenjve.

Në letrën e tyre thuhet se “Ministri Aliu ka braktisur mandatin demokratik të dhënë nga populli, duke përjashtuar publikun nga proceset vendimmarrëse dhe duke lejuar që lumenjtë e Kosovës të jenë nën kontrollin e operatoreve të hidrocentraleve, për të cilët çdo pikë ujë në lum është humbje në xhepat e tyre”.

Letër e hapur Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti 22.03.2024I nderuar Kryeministër Albin Kurti,Në rastin e Ditës Botërore të Ujit, më 22 Mars 2024, po ju drejtohemi me zhgënjim të thellë për të kërkuar anulimin e Udhezimit Administrativ (UA) MMPHI 04/2022 për Lejet Mjedisore për të i dhënë fund vendimeve arbitrare dhe abuzimeve me resurset tona natyrore nga Ministria e Mjedisit.

Që nga viti 2021, një grup i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistë janë duke u përpjekur që të sigurojnë përfshirjen e pjesëmarrjes publike në Udhezimin Administrativ (UA) 04/2022 për Lejet Mjedisore.

Kjo është bërë fillimisht duke dërguar komente në draftin e propozuar nga Ministria e Mjedisit në vitin 2021 por që asnjë nga komentet tona nuk është marrë për bazë.

Kërkesa jonë kryesore ishte që publiku i ndikuar të njoftohej dhe të kishte të drejtë të paraqiste dëshmi për gjendjen e mjedisit para dhënjes së lejes mjedisore, e cila është akti i fundit administrativ dhe që mundëson operimin apo shfrytezimin e resurseve.

Kjo është kërkuar për arsye se për leshimin e lejeve mjedisore, Ministria e Mjedisit merr parasysh vetëm informatat e dorëzuara nga operatoret, që, siç dihet në rastet e hidrocentraleve në Lumbardh dhe Lepenc, operatoret nuk kanë lajmëruar asnjëherë shkatërrimet masive.

Si organizata që ndjek punën e Ministrisë së Mjedisit, jemi të skandalizuar nga qasja e ministrit Aliu, ku me një arrogancë të pa parë injoron Kushtetutën e Kosovës, obligimet që rrjedhin nga direktivat e BE-së, udhezimet ligjore nga ju, rolin dhe te gjeturat e institucioneve mbikqyrse, therret konferenca per media dhe leshon deklarata publike kunder shoqerise civile, dhe më e rëndësishmja, injoron evidencën dhe faktet shkencore që dëshmojnë tharjen e lumenjve, humbjen e ujerave nëntokesore, dhe zhdukjen e biodiversitetit.

Është alarmante kur dëgjojmë propagandën e vazhdueshme për arritjet e ministrisë për të mbrojtur lumenjtë e Kosovës, pasi gjendja e lumenjve tanë, sidomos ata në parqet kombëtare, në Sharr dhe Bjeshkët e Nemuna, dëshmon qartë dështimin e ministrit Aliu për të mbrojtur ujerat e rrezikuara./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Trending