Connect with us

Turizëm

Revista amerikane “Time” rendit Beratin në vendet për t’u vizituar gjatë 2023: Qytet magjik me lagje të gurta

Published

on

Revista prestigjioze amerikane “Time”, përmes një artikulli bën thirrje të vizitohet qyteti i Beratit për gjatë këtij viti.

Bukuria e lagjeve të gurta, arkitektura, ushqimi, natyra e sidomos historia e këtij qyteti magjik bëhet edhe më e pasur me mikpritjen, humanizmin, dhe qytetërimin, kur beratasit shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, të gjitha këto detaje që nxjerr në pah artikull i “Time”.

Shtëpitë e vjetra prej guri “mbushin”  brigjet e lumit Osum në Berat, duke mbështjellë vizitorët në bukurinë historike të qytetit të Beratit. Ky vit, shënon 80 vjetorin e mbërritjes së forcave gjermane në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe të popullit të Beratit që mbrojti shumë prej hebrenjve të vendit që kërkuan strehim,  duke ilustruar parimin e kodit shqiptar të Besës, i cili thotë se shtëpia është para së gjithash, për mysafirët dhe Zotin.

Për të kuptuar më mirë historinë e 400 viteve të historisë hebreje të Beratit, duke përfshirë mënyrën sesi Shqipëria u bë i vetmi vend në Evropë, ku popullsia hebreje u rrit gjatë Luftës së Dytë Botërore, është e nevojshme një vizitë në Muzeun Solomon. Një muze etnografik në një shtëpi tradicionale përballë rrugës ofron më shumë kontekst shqiptar, së bashku me kishat bizantine të shekullit të 13-të të Beratit, xhamitë e shekullit të 16-të dhe një kështjellë mijëravjeçare me pamje nga qyteti unik piktoresk.

Berati vazhdon traditën e mikpritjes së jashtëzakonshme në restorantet dhe hotelet e tij. Përtej urës së Goricës, apo edhe jashtë qytetit, lagjet prej guri, ushqimet tradicionale, pijet si vera dhe rakia janë ato që ofrohen në çdo cep të qytetit./Media Ndërtimi.

Turizëm

AKB: Mbi 1 milion euro kosovarët shpenzojnë për fundjavë në Greqi

Published

on

Kryetari i Aleancës Kosovare për Biznes (AKB) Agim Shahini ka thënë se nga liberalizimi i vizave për Kosovën, më së shumti po përfitojnë shtetet që tradicionalisht ishin të vizituara nga kosovarët deri rreth viteve 91 .

Sipas tij, Greqia po bëhet vendi më i preferuar i kosovarëve për të vizituar gjatë javës sidomos pas janarit të këti viti.

“Nga liberalizimi i vizave për Kosovën, më së shumti po përfitojnë shtetet që tradicionalisht ishin të vizituara nga kosovarët deri rreth viteve 91 kur shtetet e EU aplikojnë viza për ish Jugosllavin. Greqia po bëhet vendi më i preferuar i kosovarëve për të vizituar gjatë javës, sidomos pas janarit të këtij viti, që mesatarisht në javët e kaluara kanë ikur mbi 2500 vizitorë për vikend për të vizituar Selanikun dhe vendet të tjera të Greqisë,mesatarisht po shpenzojnë mbi 1 milionë euro për konsum ,sigurime të makinave dhe shoping, sipas një studimi të AKB-ës. Këtë po e bëjnë të munduar edhe organizimet të ndryshme me autobus të disa kompanive dhe agjencive turistike me oferta të lira nga Kosova, për të shkuar në Selanik për vetëm 8€”, ka shkruar Shahini në Facebook./Media Ndërtimi

Continue Reading

Turizëm

Kosova vend atraktiv për turizëm, rritet numri i vizitorëve rreth 90 për qind

Published

on

Kosova po bëhet një vend atraktiv për turistë të huaj, veçanërisht Prishtina. Vitin e fundit numri i vizitorëve nga vende të ndryshme të botës në Kosovë është rritur rreth 90 për qind. Gjatë vitit 2023 numri i net-qëndrimeve të vizitorëve vendorë dhe të jashtëm ishte 1 milion e 523 mijë ose 86 për qind rritje krahasuar me vitin 2022.

Sipas Unionit të Turizmit rol të madh në promovimin e vendit tonë luajnë institucionet për shkak se duhet të ndajnë buxhet më shumë dhe të kenë prioritet turizmin. Për këtë arsye unioni bënë apel institucioneve që të rrisin fondin për turizmin për shkak që është një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë dhe punësimit të këtij vendi.

Kryetari i unionit të turizmit, Baki Hoti shprehet për KosovaPress se një vizitor për të qëndruar 24 orë është e paraparë mesatarisht që të shpenzon rreth 150 euro, duke përfshirë akomodimin, ushqimin dhe gjëra të tjera. Sipas tij, sa më shumë që të ketë vizitorë aq më shumë dhe pozitive do të ketë të hyra në biznese dhe në shtet.

Ndërsa, nga ministria për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti thonë për KosovaPress se së shpejti Republika e Kosovës do të ketë logon dhe sloganin e saj zyrtar të turizmit, pasi që përmes këtyre simboleve synohet të zhvillohet turizmi gjatë viteve të ardhshme. Po ashtu sipas MINT-it, jo vetëm si një forcë enorme për punësim e zhvillim ekonomik, por edhe si një mundësi për të ndërtuar një imazh të shtetit më të ri në Evropë, i cili promovon vlerat unike të Kosovës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Turizëm

Rritet numri i vizitorëve në hotele, regjioni më i frekuentuar Peja

Published

on

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë për muajin Janar 2024.

Sipas ASK-së, numri i vizitorë në hotele në janar të këtij viti është rritur krahasuar me një vit më parë.

“Në janar 2024, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 77 mijë e 295, prej tyre 42,1%, ishin vendorë dhe 57,8% ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin janar të vitit 2023 (sa ishin  51 mijë e 253 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 50,8%”, thuhet në raport.

Numri i net-qëndrimeve ishte 152 mijë e 51, prej tyre 38,5% nga vendorët dhe 61,4% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm në hotele e kishte rajoni i Pejës me 19 mijë e 472 vizitorë dhe më 33 mijë e 80 net-qëndrime.

“Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (Janar 2023) ka rritje të vizitorëve për 50,8%. Në total, 77 mijë e 295 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh ishte nga Shqipëri, Zvicra, Gjermania, Turqia etj”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending