Connect with us

Infrastrukturë

Renovohet shkolla fillore “Kadri Zeka” në Dubravë të Kaçanikut

Published

on

Kanë përfunduar punimet për renovimin e Shkollës Fillore “Kadri Zeka” në fshatin Dubravë të Komunës së Kaçanikut.

Nga kjo komunë kanë njoftuar se kjo shkollë tashmë është me infrastrukturë tërësisht të rregulluar, në fasadim, rregullim të dyshemesë dhe nyjet sanitare.

Për të parë nga afër punimet që janë kryer në këtë shkollë ishte edhe kryetari i Komunës Besim Ilazi.

Ai tha se investimi në shkolla është prioritet i komunës që ai udhëheq, teksa shtoj se në shumicën e shkollave janë përmbushur nevojat infrastrukturore, me qëllimin e vetëm ngritjen e cilësisë në arsim.

Renovimi i kësaj shkolle ka pasur një kosto prej pak mbi 100 mijë euro/Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Asfaltohen disa rrugë në Komunën e Prizrenit

Published

on

Në vazhdën e punimeve të shumta infrastrukturore, në rrugë të ndryshme, lagje e fshatra, në Komunën e Prizrenit, të martën kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj vizitoi nga afër punimet që po zhvillohen në rrugën “Rugova” në lagjen mbi spital.

Poashtu, në këtë lagje së shpejti fillon asfaltimi në Rrugën “Norë Kelmendi”, pasi të bëhet nivelizimi i pusetave.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, këto projekte i konsideroj se janë shumë të rëndësishme për rregullimin e infrastrukturës për banorët e zonës duke e lehtësuar jetën e tyre pas një periudhe të gjatë me vështirësi.

“Gjatë muajit tetor do të punojmë për rregullimin e infrastrukturës në shumë lagje brenda qytetit dhe në segmentet që lidhin të gjitha zonat e Komunës së Prizrenit, në përgjithësi, me ç’rast do të lehtësohet jeta e të gjithëve. Së bashku e ndërtojmë Prizrenin!”, deklaroi kryetari Totaj./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Hapen dy objektet e reja parashkollore në Gjakovë

Published

on

Të martë, u hapën dy objektet e reja parashkollore në kuadër të Institucionit parashkollor “Ganimete Tërbeshi”, njërën në lagjen e Çabratit dhe tjetrën në Novosellë.

“Jemi përkujdesur në detaje që këto ambiente të përmbushin të gjitha kriteret e nevojshme për edukim të duhur për më të vegjlit tanë. Investime si këto do të vazhdojnë edhe më tutje në lagje dhe fshatra të tjera të komunës, për faktin se kërkesat vazhdojnë të jenë të mëdha” u shpreh Kryetari i Komunës, Ardian Gjini.

Continue Reading

Infrastrukturë

Planet e Gjermanisë, të bëhet me central të gjelbër

Published

on

Kompania energjetike me bazë në Gjermani, Lausitz Energie Bergbau AG (LEAG) thuhet se po planifikon të vendosë 7 GW kapacitet të energjisë së rinovueshme në zonat minerare të Luzacias deri në vitin 2030. Kompania shpreson se kjo do të funksionojë duke i dhënë një shtysë të konsiderueshme tranzicionit të energjisë në rajon.

LEAG vlerëson se plani do të përfshijë investime prej më shumë se 10 miliardë euro (9.7 miliardë dollarë amerikanë) përveç krijimit të vendeve të punës në Gjermaninë lindore.

Nisma, me nofkën GigawattFactory, do të kombinojë zgjidhjet e ruajtjes së energjisë, hidrogjenin e gjelbër si dhe termocentralet e erës dhe diellore për të vënë në dispozicion energjinë miqësore me mjedisin në rajonin e Gjermanisë Lindore.

Parqet fotovoltaike (PV) dhe me erë do të ndërtohen në zonat pas minierave të LEAG në bashkëpunim me partnerin dhe zhvilluesin e projektit EP New Energies GmbH (EPNE).

Drejtori menaxhues i EPNE, Dominique Guillou, komentoi se Fabrika Gigawatt me një kapacitet prej 7 GW dhe potenciali i mëtejshëm përtej 2030-ës janë një moment historik në tranzicionin gjerman të energjisë dhe do të avancojë ndjeshëm ndryshimin strukturor në zonat e minierave të hapura të Luzacias./Media Ndëtimi.

Continue Reading

Trending