Connect with us

Aktuale

Reagon “Stella Consulting”, Prokuroria pretendon se i dha mbi 410 mijë euro për leje ndërtimore ish-kryetarit të Shtërpcës

Published

on

Javën e kaluar Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Departamentin e Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës zhvilluan një aksion në Shtërpcë për dhënien e lejeve ndërtimore nga zyrtarët komunal.

Në këtë aksion u arrestuna 10 persona, në mesin e tyre edhe ish-kryetari i komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq.

Prokuroria pretendoi se ish-kryetari  Nikoliq ka pranuar 210 mijë euro ryshfet për dhënien e 21 lejeve ndërtimore të vikend shtëpizave për investitorin “Stella Consullting”, si dhe 200 mijë euro të tjera për lejen ndërtimore të objektit hotelier “Stella Consullting”, raporton Kallxo.com.

Një prej aksionarëve të kompanisë “Stella Consulting”, për të cilën Prokuroria pretendon se ka dhënë ryshfet Bratislav Nikoliqit, në këmbim të lejeve ndërtimore në Brezovicë, është edhe publicisti kosovar, Veton Surroi, raporton Gazeta Express.

Dyshimet e Prokurorisë janë këto: Nikoliq ka pranuar ryshfet një shumë prej 210 mijë eurove për të dhënë leje ndërtimore të vikend-shtëpizave për investitorin e “Stella Consulting”, dhe 200 mijë euro të tjera për dhënien e lejes ndërtimore për objektin hotelier të të njëjtit investitor.

Pak ditë pas këtij aksioni, investitori “Stella Consulting” ka reaguar duke thënë se nuk zhvillojnë vetë aktivitete ndërtimi por përmes kompanive ndërtuese në Kosovë, dhe se nuk presin të fitojnë nga ky aktivitet.

“Kompania “Stella Consulting” nuk zhvillon vetë në Kosovë ndonjë aktivitet ndërtimi por i gjithë ndërtimi bëhet nëpërmjet kompanive ndërtuese ekzistuese në Kosovë dhe si pasojë nuk ka fituar dhe nuk pret të fitojë asgjë nga aktiviteti i ndërtimit dhe të gjitha shumat e investuara deri tani apo edhe ato që do të investohen rrjedhin dhe do rrjedhin në kanalet e ekonomisë së shëndetshme të Kosovës duke i shërbyer rritjes ekonomike të saj”, thuhet në reagim.

Tutje, nga kompania thonë se aktiviteti i tyre është i bazuar në krijimin e raporteve juridike me kompani konsulente dhe kontraktorë të përgjithshëm.

“Kompania “Stella Consulting” është kompani investuese që investon projektin “Mështekna” dhe i gjithë aktiviteti i saj operacional në Kosovë është bazuar që prej fillimit në krijimin e raporteve juridike me kompani konsulence dhe kontraktorë të përgjithshëm të cilët kryejnë të gjitha detyrat e nevojshme për realizimin e investimit që nga marrja e lejeve të nevojshme dhe deri tek çertifikimi i investimit”, thonë tutje kompania./Media Ndërtimi.

Aktuale

Vazhdon largimi i Evropës nga gazi rus, hapet tubacioni i ri i gazit Norvegji-Poloni

Published

on

Gazi ka filluar të rrjedhë në Poloni përmes një tubacioni të ri “Baltik Pipe”, thotë operatori i gazsjellësit të vendit Gaz-System.

Tubacioni, i cili shkon nga Norvegjia përmes Danimarkës, është një pjesë e madhe e përpjekjes së Polonisë për t’u larguar nga varësia e gazit rus.

Megjithatë, puna për tubacionin filloi vite përpara pushtimit rus të Ukrainës në muajin shkurt, raporton skynews.

Gazi filloi të rrjedhë pak pas orës 4 të mëngjesit të sotëm (koha e Mbretërisë së Bashkuar) dhe tubacioni ka një kapacitet vjetor prej 10 miliardë metra kub.

Ai vjen një ditë pasi u zbuluan rrjedhje në tubacionet e gazit Nord Stream që lidhin Rusinë me Evropën, megjithëse Rusia ndërpreu furnizimin me gaz në Poloni në prill pasi Polonia refuzoi kërkesën e Rusisë për të paguar në rubla.

Ndryshe, sabotimi është shkaku më i mundshëm i dëmtimit të tubacioneve të gazsjellësve Nord Stream 1 dhe 2./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

ATK inkason mbi 700 mijë euro borxhe nga bizneset

Published

on

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se pas një aksioni të djeshëm në disa subjekte biznesore, të cilët kanë borxhe të pa-paguara, ka inkasuar borxhe në vlerën mbi 700 mijë euro.

Ky aktivitet është realizuar në regjionin e Prishtinës, Ferizajt, Gjakovës, Mitrovicës, Prizrenit dhe Gjilanit.

Në kuadër të këtij aksioni, sipas ATK-së, mbledhësit tatimor kanë mbyllur dhe sekuestruar prona të bizneseve për mos-pagesë tatimit, duke shtuar se të njëjtat aktivitete të mbledhjes së detyrueshme do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Përmes një njoftimi për media, Administrata Tatimore i njofton të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime të pa-paguara, të kontaktojnë Departamentin e Mbledhjes së Detyrueshme dhe të paguajnë detyrimet tatimore, në mënyrë që të mos ballafaqohen me masa të konfiskimit.

Gjithashtu, nga ATK-ja kanë bërë thirrje që tatimpaguesit të jenë bashkëpunues në pagesën e borxheve të tyre, si dhe të njoftohen për mundësitë që ofron Ligji për Administratën Tatimore dhe Procedurat në pagesën e borxheve tatimore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Strehimoret prej bambuje një zgjidhje pas shkatërrimit të rreth 1 milionë shtëpive nga vërshimet në Pakistan

Published

on

Përmbytjet katastrofike në Pakistan kanë prekur rreth 33 milionë njerëz, shumë prej të cilëve po kërkojnë ende strehim të sigurt pas shirave që dëmtuan ose shkatrruan më shumë se 1 milion shtëpi.

Ndërsa një e treta e vendit është e zhytur nën ujë, dhe ekspertët thonë se mund të duhen deri në gjashtë muaj që uji të tërhiqet.

E për të adresuar nevojën urgjente për strehim të banorëve, arkitekti Yasmeen Lari dhe Fondacioni Heritage i Pakistanit kanë punuar gjatë gjithë kohës për të pajisur njerëzit në provincën Sindh me aftësitë dhe materiale për të ndërtuar strehimore prej bambuje.

Strehimoret, të quajtura Lari OctaGreen (LOG), mund të ndërtohen nga gjashtë ose shtatë persona brenda pak orësh.

Sipas arkitektit Lari synimi është që të ndërtohen rreth 1200 strehimore të tilla, dhe deri tani janë ngritur rreth 350 të tilla.

Ky aksion i ndërtimit të strehimoreve prej bambuje është përkrahur edhe nga rajone tjera të Pakistanit, dhe synohet të ndërtohet 1500 strehimore për muaj.

Strehimoret nuk janë të kushtueshme, janë të thjeshta dhe nuk kanë impakt negativ në mjedis.

Çmimi për ndërtimin e një strehimoreje nga bambuja kushton rreth 25 mijë rupi pakistanezë që përkthehet në rreth 110 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending