Connect with us

Aktuale

Reagon Ministria e Infrastrukturës rreth nënshkrimit të kontratave të hapura

Published

on

Reagim në lidhje me raportimet e disa mediave dhe portaleve të ndryshme për “nënshkrimin e disa kontratave pa procedurë të hapur”, me ç’rast njoftojmë opinionin publik se raportimet se janë 28 kontrata të reja përmes procedurës së hapur janë të pavërteta.

Që nga 22 Marsi i këtij viti, kur edhe zyrtarisht kemi filluar punën si Qeveria Kurti II, punën e parë që e kemi bërë, ka qenë kërkesa jonë që ti kemi raportet e punës nga të gjitha departamentet përkatëse në Ministri. Pas marrjes së raporteve të punës kemi vënë re se janë rreth 20 kërkesa për punë shtesë për projektet që kanë të bëjnë me ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale dhe regjionale, kontrata këto të nënshkruara gjatë viteve: 2017; 2018; 2019; si dhe 2020.

Që të gjitha këto kërkesa kanë qenë të vlerësuara nga komisionet profesionale në teren si dhe të aprovuara nga menaxhmenti i atëhershëm i Ministrisë. Mosnënshkrimi nga ana e zyrtarëve kompentent ka shkaktuar ndërprerjen e punimeve, e si rezultat edhe mosrealizimin e kontratave sipas planit dinamik të paraparë.

Pas analizës dhe vlerësimit të të gjithë dokumentacionit, në përputhje me ligjin e prokurimit publik, janë përpunuar kërkesat për nënshkrimin e kontratave për punë shtesë, dhe po ashtu është bërë auditimi i brendshëm nga auditori i përgjithshëm. Të gjitha procedurat për punët shtesë janë realizuar duke zbatuar në përpikshmëri të plotë të gjitha procedurat ligjore.

Procedurat kanë qenë transparente, si dhe të publikuara në faqën zyrtare të KRPP-së, ku shihet qartë që bëhet fjalë për punë shtesë e jo për kontrata të reja siç u raportua në disa media e portale të ndryshme.

Pas nënshkrimit të anekseve për punë shtesë, kemi arritur që të gjitha këto projekte t’i zhbllokojmë, e si rezultat puna në teren ka vazhduar me intensitet të shtuar, ku edhe pritet që shumica e këtyre projekteve të përmbyllen në fund të vitit.

Sa i përket projektit për zgjatjen e pistës, projekti (zgjatja e pistës dhe ngritja e sistemit instrumental të aterimit dhe sistemit të radiokomunikimit për Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës, “Adem Jashari”), ky projekt (kontratë) është nënshkruar me datë: 03.10.2018, në vlerë totale prej 945.582.40 Euro. Kontrata është nënshkruar në koncersium ndërkombëtarë me “Velkom KS sh.p.k. – AE Consulting, Inc”, në kohë zgjatje prej 18 muaj. Për shkak të pandemisë Covid-19 , kompania punëkryerëse kishte ndërprerë punimet dhe realizimi i kësaj kontrate kishte arritur në 76% të vlerës së kontratës.

Me hapjen dhe rifillimin e punimeve nga ana e punëkryerësit, Ministria ka obligim ligjor që t’i mbikqyrë zhvillimet e të gjitha punimeve në teren, si dhe kërkesat specifike të detyrueshme për angazhimin e ekspertëve ndërkombëtarë të licensuar për mbikëqyrjen e pistave. Ministria ka inicuar procedurën e negociuar pa publikimin e kontratës me çrast është nënshkruar kontrata për vazhdimin e mbikëqyrjes së punimeve për zgjatjen e pistës. Kontrata është nënshkruar më datë: 12.07.2021 në vlerë prej 276.895.00 Euro. Kjo kontratë përfshin mbikëqyrjen e të gjitha punimeve deri në përfundimin e projektit, si dhe përgatitjen e raportit përfundimtar për çertifikim.

Pra, bëhet fjalë për 19 kontrata që janë punë shtesë, si dhe kontrata e negociuar që ka të bëjë me zgjatjen e pistës së Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës , “Adem Jashari”.

Nuk ndalemi! Të gjitha vendimet i marrim duke pasur parasysh interesin publik dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës./Media Ndërtimi.

 

Aktuale

Komuna e Gjilanit dha mbi 80 mijë euro për orendi në QKMF, tash s’dihet ku kanë mbetur

Published

on

Komuna e Gjilanit raportohet se ka paguar rreth 80 mijë euro për inventor, tavolina pune dhe ormanë të cilat nuk dihet se ku gjenden tani.

“Insajderi” raporton se gjatë vitit 2022, Komuna e Gjilanit, më konkretisht QKMF-ja atje, ishte furnizuar me inventar dhe se faturat ishin nënshkruar nga tre zyrtarë të emëruar si komision.

“Faturat ishin nënshkruar nga tre zyrtaret qe ishin emëruar si komision për pranimin e inventarit. Komisioni i pranimit te inventarit deklarohet se me kërkese të menaxhmentit janë nënshkruar në faturë vetëm për tu ekzekutuar pagesa dhe se nuk kanë njohuri në lidhje me inventarin.” – thuhet në raport.

ZKA-ja ka rënditur edhe 12 artikujt që nuk gjenden në QKMF.

Në fund, vlera totale siç shihet edhe në raport, del të jetë mbi 80 mijë euro.

“Pagesat e bëra për inventarin zyrtarë i cili nuk gjendet në komunë, ndikon në dëmtimin e buxhetit komal.” – ka bërë të ditur ZKA-ja.

Në fund ndërkaq, është rekomanduar që kryetari Alban Hyseni të kërkojë llogaridhënie nga zyrtarët dhe të marrë masa menjëherë që inventari i paguar të dërgohet në QKMF./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Era Thaqi do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës

Published

on

Era Thaqi ka vizituar NASA-n në vitin 2022, ndërsa këtë vit është pranuar në dy universitete amerikane. Së shpejti ajo do ta përfaqësojë Kosovën edhe në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës, në Japoni.

Në fund të klasës së nëntë, Era kishte filluar të interesohej për kodimin dhe mbajtjen e kurseve të ndryshme.  Me këtë rast i janë ofruar disa mundësi.

Prej këtyre mundësive ajo ka veçuar vizitën në Amerikë, në Virginia Tech University dhe në Agjencinë amerikane të hapësirës – NASA.

Mirëpo, ky nuk është suksesi i vetëm i saj, pasi ajo është pranuar në dy universitete amerikane, me bursë të plotë.Studimi në Amerikë është një realizim ëndrre për të, pasi ajo që e vogël e kishte menduar që të studionte atje.Aplikimi në universitetet amerikane ka filluar që prej gushtit të vitit 2022, ku ajo ka treguar procedurat nëpër të cilat ka kaluar, duke u testuar në ese, dhe teste të standardizume.

18-vjeçarja ka aplikuar në 7 universitete amerikane (4 prej tyre bëjnë pjesë në grupin ‘Ivy League Universities’) dhe është pranuar në dy prej tyre, në Universitetin e Princeton dhe Brown. Si rezultat, ajo ka treguar se cila është fusha që ka zgjedhur ta studiojë në Princeton.

“Studioj në fushën e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, edhe kam vendos me bë një kombinim me neruo-shkencën, për shkak se po du me gjet lidhjen ndërmjet këtyre dy fushave që mundet me pas efekt në zgjidhjen e problemeve” – ka thënë Thaqi për Kallxo.com.

Lajmin se është pranuar në këto univeristete e kishte marrë më 30 prill, dhe kjo e ka emocionar atë, duke u ndjerë jashtëzakonisht e lumtur pasi që ia ka arritur qëllimit dhe i është shpërblyer puna që ka bërë për një kohë të gjatë.Se a mendon që do t’i ndihmojnë mësimet e deritanishme nga shkollimi në Kosovë, Era ka thënë se për nga pjesa teorike mendon që do t’i ndihmojnë, mirëpo në pjesën praktike ajo është dashur vet të interesohet./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Ekspozita “Vizione të aktivizimit të potencialeve të lumit Vjosa” mbahet në Tiranë

Published

on

Në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, të mërkurën më 7 qershor 2023, në ora 10:30, do të mbahet ekspozita “Vizione të aktivizimit të potencialeve të lumit Vjosa”

Kjo ekspozitë vjen si rezultat i punës studimore të bërë nga një grup profesorësh dhe studentësh nga Fakulteti i Arkitekturës e Urbanistikës së Universitetit Politeknik të Tiranës dhe nga Departamenti i Arkitekturës në Pescara, të Universitetit “G. d’Annunzio” të Chieti-Pescara, Itali., në bashkëpunim me Agjensinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, AKPT në Shqipëri./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending