Connect with us

Aktuale

Reagojnë nga NPB-ja për projektin që e fut në funksionin e ndërtimit

Published

on

Sqarime opinionit publik, padi për shpifje Egzon Azemit

Asambleisti i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Egzon Azemi, përmes dy konferencave për shtyp ka dëmtuar reputacionin e Ndërmarrjes Publike Banesore.

Përderisa jemi në gjendje të sqarojmë gjithçka mbi punët e NPB-së, nuk duam që Ndërmarrja të bëhet terren lufte i partive politike dhe interesave elektorale.

Tendencës së këtij asambleisti për të kriminalizuar të arriturat më të mëdha të ndonjë ndërmarrje lokale në Kosovë, do t’i përgjigjemi deri në secilin detaj me padi dhe kallëzim penal sepse secili pretendim, madje secila fjalë që ka thënë është shpifje.

Shpifja e parë lidhet me vlerën e projektit. Bëhet fjalë për 50% të vlerës së projektit që përfiton Ndërmarrja. Asambleisti në fjalë, për të tingëlluar i saktë e shpiku nga hiqi një vlerë 30% që gjoja e paska përmendur dikush nga aksionarët.

Shpifja e dytë që u përmend disa herë sot është një mungesë bazike për ta kuptuar procesin. Na u tha se subjekti fitues është regjistruar 1 ditë përpara shpalljes. Opinioni publik duhet ta dijë se bëhet fjalë për 3 kompani nën një konsorcium. Ato kanë dëshmuar se plotësojnë një sërë kriteresh rigoroze, të ndërtimit dhe financiare. Nevoja për t’u bashkuar nën një konsorcium është dëshmi për kritere dhe garanci të larta.

Në vend të shpifjeve, edhe një herë po i sjellim faktet e projektit.

NPB aktualisht  nga kjo pronë inkason 37 mijë Euro, pas realizimit të projektit ato rriten në 3.9 milionë Euro; Pasuria e Ndërmarrjes rritet nga 80 milionë sa është aktualisht, në 120 milionë; Të hyrat e qirasë nga 1.2 milionë në 5.16 milionë.

Me fjalë të tjera, ky është momentumi më i mirë i NPB që prej themelimit të saj para gati më shumë se gjysmë shekulli.

Edhe një herë, pas renovimit të 400 hyrjeve kolektive në qytet, dhe mijëra ndërhyrjeve në qytet në kuadër të shërbimit të ndërhyrjeve urgjente, NPB përmes këtij projekti është drejt futjes në funksionin e saj historik, ndërtimit.

Roli ynë këtu e dimë se i pengon kompanitë e mëdha të ndërtimit.

Ato po i përcaktojnë në mënyrë abuzive çmimet e banesave.

Kujt i pengon kjo, llogaritë nuk i ka me qytetin./ Media Ndërtimi.

Aktuale

Një kompani ndërtimi dëmton kabllot e rrjetit nëntokësor në lagjen “Pejton”, mbesin pa energji elektrike një numër i caktuar i konsumatorëve

Published

on

Një kompani ndërtimi, teksa kryente punime në lagjen “Pejton”, ka shkaktuar dëmtimin e kabllove të rrjetit nëntokësor.

Me këtë rast kanë mbetur pa rrymë një numër i caktuar i konsumatorëve të kësaj lagjeje dhe asaj të Dardanisë.

Ekipet e KEDS-it kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të evituar dëmin e shkaktuar. Falë përkushtimit të tyre deri më tash është arritur që pjesërisht të rikyçen në rrjet disa konsumatorë, derisa po punohet në mënyrë intensive që furnizimi t’u rikthehet të gjithë konsumatorëve të afektuar.

Për këtë rast janë informuar organet e rendit, dhe KEDS u bën thirrje kompanive të ndërtimit që të kenë kujdes të shtuar gjatë realizimit të punëve, meqë përveçse dëmtojnë asetet elektroenergjetike të KEDS-it, lënë pa furnizim me energji elektrike edhe konsumatorët./Media Ndërtim

Continue Reading

Aktuale

“Termokos” përfundon sezonin ngrohës 2023/2024

Published

on

Në harmoni me parashikimet meteorologjike për përmirësimin e motit, NP “Termokos” SH.A. ka marrë vendim, që të përmbyllë sot sezonin ngrohës 2023/2024.

Pas 195 ditësh furnizim të mjaftueshëm dhe cilësor me ngrohje për rreth 30 mijë konsumatorë, përfundon një nga sezonat më të suksesshme ngrohëse, në kuadër të cilës ndërmarrja ka shënuar një varg arritjesh në të gjitha fushat.

Gjatë sezonit ngrohës 2023/2024 janë prodhuar rreth 328 mijë MWh energji termike apo 7% më shumë se sezonën e kaluar, nga KEK-u janë ekstraktuar 303.15 GWh energji, që në raport krahasues me sezonin ngrohës paraprak ka një rritje prej 14.6%, ashtu sikur edhe tek liferimi i energjisë termike, që ka qenë 270 GWh. Rrjeti i ngrohjes është zgjeruar edhe për 317 objekte banesore me 13.313 njësi banimi dhe me një sipërfaqe totale prej 1,122,538.00 m².

Ky sezon ngrohës ka qenë fazë testuese para fillimit të aplikimit të metodës së re të faturimit sipas konsumit. Si rrjedhojë e testimeve, analizave e krahasimeve, që janë realizuar, tanimë mbi 1 mijë konsumatorë i kanë marrë faturat e para testuese sipas konsumit, bazuar në të cilat 33% e konsumatorëve si rezultat i kursimit të energjisë ngrohëse kanë pranuar fatura më të ulëta se ato që kanë marrë më parë.

NP “Termokos” do të vazhdojë të angazhohet për modernizimin e mëtutjeshëm të shërbimeve dhe realizimin e projekteve të shumëta, që do të kenë ndikim të shumëfishtë pozitiv në mirëqenien e qytetarëve tanë./Media Ndëtimi

Continue Reading

Aktuale

Vazhdon organizimi i punëtorive me komunat partnere në kuadër të aktivitetit Qeverisja e Pronës

Published

on

Agjencia Kadastrale e Kosovës në bashkëpunim me USAID-in, po vazhdon me organizimin e punëtorive me komunat partnere në kuadër të Aktivitetit Qeverisja e Pronës për të prezantuar të arriturat, sfidat e rekomandimet për ZKK-të në fushën e të drejtave pronësore, si dhe për rritjen e cilësisë së shërbimeve kadastrale. Këtë sesion të punimeve ishte radha e Kryeqytetit, Prishtinës.

Në punëtori përveç përfaqësuesve të Agjencisë Kadastrale e Kosovës, përfaqësuesve nga Aktiviteti për Qeverisje Pronësore i USAID-it dhe Zyres Kadastrale Komunale të Prishtinës, kishte pjesëmarrës edhe nga drejtori tjera komunale dhe përfaqësues për barazi gjinore.

Punëtorinë e mbështeti Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Z. Alban Zogaj i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët e komunës, duke vlerësuar edhe këtë aktivitet si ndihmë për administratën në rritjen e performancës dhe ofrimin e shërbimeve më të mira e më të shpejta.

Temë qëndrore diskutimi ishin gjetjet në Raportin e USAID-it për ZKK-në e Prishtinës, në lidhje me organizimin e mbrendshëm të ZKK-së, rrjedhën e punës së lëndëve, rrespektimi i afateve kohore, kushtet e punës, etj, si dhe hapat që duhet të ndërmarrë ZKK-ja me qëllim të ngritjes së nivelit të shërbimeve kadastrale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending