Connect with us

Infrastrukturë

Ratifikohet në Kuvend marrëveshja e Kosovës me MCC-në

Published

on

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar të enjten marrëveshjen për Programin Kompakt, i cili pritet të forcojë pavarësinë energjetike të Kosovës.

Projektligji për këtë marrëveshje ndërkombëtare është miratuar në Kuvend me 89 vota.

Marrëveshjet ndërkombëtare ratifikohen në Kuvend me dy të tretat e votave, raporton Kosovo.Energy.

Kjo marrëveshje e miratuar, është nënshkruar të mërkurën në Uashington nga ministrja e Ekonomisë në Kosovë, Artane Rizvanolli, dhe drejtoresha ekzekutive e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.

Vlera e përgjithshme e Programit Kompakt është 236.7 milionë dollarë dhe përqendrohet në projekte të energjisë./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

40 mijë euro është shuma e gjobave ndaj kompanive të ndërtimit për shkeljen e të drejtave të punëtorëve

Published

on

Kryeinspektori i punës Hekuran Nikqi, deklaroi se në 8 muajt e parë të vitit në Kosovë nga 3100 inspektime të kryera janë shqiptuar 175 gjoba për punëdhënës.

Nikqi shtoi se gjatë rasteve të aksidenteve në vendpune, pas inspektimeve janë shqiptuar gjoba me para për punëdhënësit të cilët kanë shkelur ligjin, gjoba këto të cilat mund të shkojnë deri në 40 mijë euro.

“Gjatë kësaj periudhe kohore Inspektorati i Punës ka realizuar 3 mijë e 178 Inspektime. Gjatë inspektimeve është konstatuar se numri më i madh i shkeljeve të të drejtave të të punësuarve është në sektorin e ndërtimit që kanë të bëjnë me kushtet e punës, pastaj prodhimtaria dhe gastronomia ku është konstatuar se ka punëtorë pa kontrata apo që nuk janë të deklaruar në ATK”, tha Nikqi./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Emshri po lidhet me Dardaninë përmes rrugës te Stacioni i Autobusëve

Published

on

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka njoftuar se dy lagjet e mëdha të kryeqytetit, Kalabria dhe Dardania do të kenë qasje më të lehtë në komunikacion.

“Një kërkesë e kahmotshme e banorëve të Lagjes Kalabria po realizohet. Po lidhim lagjen Kalabria me Dardaninë. Kjo rrugë do të lirojë komunikacionin në disa pjesë të qytetit.

Bashkë me ekipin e drejtorëve vizituam punimet e rrugës tek ‘Stacioni i Autobusëve’.

Do të vazhdojmë me fokusin për qasje më të lehtë në komunikacion.”, tha Zogaj./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Asfaltohet rruga Buricë-Konushec në Podujevë

Published

on

Asfaltimi i kësaj rruge lidhëse banorëve iu shkurton rrugën për qarkullim nga 2.5 km në 700 metra.

“Krahas kësaj kompanitë punëkryese janë duke punuar edhe në shumë fshatra në asfaltime të rrugëve, ndërsa asfaltimet e shumë rrugëve dhe rrugicave kanë përfunduar në fshatrat Obrançë, Dumnicë, Bajqinë, Dobërdol, Lupç i Poshtëm, Majac dhe Popovë.”, shkruan në njoftimin e Komunës së Podujevës.

 

Continue Reading

Trending