Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i është drejtuar presidentit Hashim Thaçi, kryeparlamentares Bjosa Osmani dhe kryeministrit Avdullah Hoti lidhur me kontestin në zonën rreth Manastirit të Decanit, pas ndaljes së punimeve në rrugën Decan – Plavë.
Ai i ka listuar 15 propozime, që do të çonin në zgjidhjen e problemit.
Letra e plotë e Ramosajt, pa ndërhyrje:
Duke qenë i bindur që jeni në dijeni, më lejoni t’iu informoj për problematikat e krijuara në Deçan dhe t’iu propozoj zgjidhjen e duhur të këtyre problematikave.
Komuna e Deçanit, në të cilën janë akumuluar shumë padrejtësi që janë edhe fatkeqësi për këtë qytet, të cilat e pamundësojnë zhvillimin e jetës normale e që bie ndesh edhe me konceptin zhvillimor të qytetarëve të kësaj komune dhe mirëqenies se tyre; po iu informojë për katër (4) nga këto për të mos u lëshuar në krejt materien e akteve qofshin ligje apo vendime të nxjerrura nga institucionet e Republikës së Kosovës të të gjitha niveleve:
- Ligji për Zonat e Veçanta të Mbrojtura Nr. 03/L039 i datës 20.02.208, me të cilin Ligj përveç tjerash ndalohet edhe ndërtimi i rrugës R-108 Deçan – Plavë.
- Marrëveshja për ndërtimin e Bai –Pasit të vitit 2014, me te cilën ka pajtim që rruga ekzistuese të mos ndërtohet duke u bërë një rrugë e re e cila nuk prek në Zonën Veçantë të Mbrojtur prej 800ha përreth zonës së mbrojtur.
- Ligji për Parkun Nacional në të cilin Ligj qytetarëve të Deçanit dhe Komunës iu shkelen në formën më drastike interesat e tyre duke ju cenuar liria elementare e shfrytëzimit të pronës dhe autoriteti administrativ mbi pronën nga potenciali më jetik që janë bjeshkët tona; duke e lënë Manastirin e Deçanit si objektin e vetëm legal në atë pjesë.
- Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i Republikës së Kosovës ku Manastirit të Deçanit i jepen në pronësi 24ha tokë të ndërmarrjeve Apliko dhe Iliria.
Të gjitha këto akte të lartcekura përbëjnë kontestin e njëkohësisht fatkeqësinë pse jemi në këtë situatë. Si kryetar i Komunës së Deçanit për t’u përmbyllur kontesti me Manastirin që qytetarët e Deçanit të vazhdojnë jetën normale në këtë qytet propozoj që Republika e Kosovës, Institucionet e këtij Shteti së bashku me neve ti bëjnë këto zgjidhje:
- Komunës së Deçanit t’i lejohet ndërtimi i rrugës R-108 në 5 kilometërshin e Zonës së Veçantë me parametrat standarde, duke u mbështetur edhe me buxhetin adekuat.
- Ndërtimi i rrugës nga ana e Gushavcit (burimit të ujit mineral) me gjatësi prej 3km me parametrat standarde të gjerësisë duke u mbështetur edhe me buxhetin e duhur.
- T’i jepet në pronësi pushimorja e fëmijëve “Pishat e Deçanit” në 18ha tokë (pronë).
- Ti jepet në pronësi “Kompleksi i Lidhjes së Ferialistëve”.
- T’i jepet në pronësi kompleksi i vilave të Napredakut me sipërfaqe prej 1.7ha.
- Përkrahja e ndërtimi të Qendrës Rinore Kompleksit të Trashëgimisë Kulturore dhe Fshatit Turistik.
- Ndërtimi i shëtitores së lumëbardhit të Deçanit që kalon nëpër zonën veçantë të mbrojtur.
- Ndërtimi i shëtitores nga Gjimnazi”Vëllezërit Frashëri” deri te laura mbi Manastir
- Përmbyllja e infrastrukturës në fshatin Belle duke i mbështetur me buxhetin adekuat.
- Përmbyllja e infrastrukturës në fshatin Pleqe duke u mbështetur me buxhetin adekuat.
- Kalimi në pronësi të Komunës i vilave mbi Koznier.
- Kalimi i pronësi të Komunës Qendra e Skitarisë në Bjeshkën e Belegut dhe përkrahja buxhetore.
- Ndryshimi dhe plotësimi i Ligji të Parkut Nacional duke u harmonizuar me interesat e komunës dhe qytetarëve të saj.
- Zgjidhja e modalitetit për largimin e KFOR-it dhe kalimi i ruajtjes së Manastirit në Policinë e Kosovës.
- Elektrifikimi i bjeshkëve të Deçanit dhe mbështetja me buxhetin e duhur.
Në ndërkohë po iu informojë që në çfarëdo forme rruga R-108 do të vazhdoj të bëhet
You must be logged in to post a comment Login