Connect with us

Aktuale

Rama takon parafushatës banorët e lagjes Dardania

Published

on

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama nga radhët e LDK-së, ka njoftuar të këtë takuar disa banorë të lagjës më të madhe të kryeqytetit.

“Lagjen Dardania e kam në zemër sepse ma kujton rininë. Sa herë që ec në rrugët e Dardanisë i kërkoj me sy vendet ku kam takuar shoqërinë dhe secilën herë ndjej nostalgji dhe më përshkojnë emocione të veçanta.

Dje u takuam me qytetarët e Dardanisë, së bashku biseduam për problemet e kësaj lagjeje. Folëm për qentë endacakë, për objektet sportive që mungojnë, folëm për urbanizimin e bashkësisë lokale, për menaxhimin e plehrave, problemin e trafikut, për menaxhimin e ndërtesave, për ndërtimin e shkollave dhe për zhvillimin e artit dhe kulturës.

Secili qytetar i secilës lagje duhet të komunikojë me komunën përmes projekteve dhe kërkesave!

Të gjithë së bashku për Prishtinën me karakter unik në botë”, ka deklaruar Rama./ Media Ndërtimi.

Aktuale

MINT-i në kërkim të inspektorëve të rinj, shpallet konkursi

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka shpallur konkurs për pranim të inspektorëve të rinj.Në konkursin e shpallur, MINT-i po kërkon 21 inspektorë.

“Nëse jeni gati të ndërtoni një karrierë në fushën e inspektimit dhe të jepni një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin, kjo është mundësia juaj!” thuhet në njoftim.Duke bashkëngjitur vegëzën për aplikim, MINT-i bën të ditur se inspektorët e rinj do të kenë përgjegjësi të larta në zhvillimin e mbikëqyrjes dhe formalizimit të tregut në vend.

Ky është njoftimi i plotë:Njoftim për Konkurs:Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë shpall konkurs për pranimin e 21 inspektorëve të rinj!

Nëse jeni gati të ndërtoni një karrierë në fushën e inspektimit dhe të jepni një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin, kjo është mundësia juaj!

Afati për aplikim: deri më 3 maj 2024Aplikoni tani në portalin për rekrutim elektronik:konkursi.rks-gov.net,tek shpallja Inspektor i Tregut, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.Inspektorët e rinj do të kenë përgjegjësi të larta dhe do të japin një kontribut të veçantë në zhvillimin e mbikëqyrjes dhe formalizimit të tregut në Republikën e Kosovës.

Të gjithë aplikantët me kualifikimet e nevojshme janë të inkurajuar të aplikojnë dhe të ndajnë këtë mundësi me miqtë dhe të njohurit e tyre!Për informacione të mëtejshme dhe për procedurën e aplikimit, vizitoni vegëzën: https://mint.rks-gov.net/page.aspx?id=1,147

Continue Reading

Aktuale

Agjencia Kadastrale e Kosovës po digjitalizon procesin për licencimin e gjeodetëve

Published

on

Për tu licencuar si gjeodet ose kompani gjeodezike në Republikën e Kosovës, aplikimi do të realizohet nëpërmjet eKosovës. Dje gjatë ditës para ekspertëve të Agjencisë Kadastrale të Kosovës u prezentua sistemi i zhvilluar nga Operatori Ekonomik në përkrahje nga GIZ-i gjerman, i cili planifikon të digjitalizojë komplet procesin e licencimit.

Në vazhdimësi të reformimit dhe ngritjes së nivelit të ofrimit të shërbimeve vjen edhe ky hap i rëndësishëm i cili do të iu thjeshtësojë dhe lehtësojë këtë proces për komunitetin e gjeodetëve në vend.

Ky sistem përveç që do të lehtësojë procedurën do të rris transparencën dhe do të krijojë dosje për secilin gjeodet që licencohet e ofron shërbime./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Ndërpritet gjykimi ndaj ish-drejtorit të kompanisë “Sallahu” dhe drejtorit të Njësisë së Auditimit në MI

Published

on

Me kërkesë të avokatit Adnan Pacolli, i cili ishte në seancë si mbrojtës sipas detyrës zyrtare për të akuzuarin Begzat Musliu, është ndërprerë gjykimi i së mërkurës në rastin ku Musliu, si drejtor i Njësisë së Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI), dhe Naim Sallahu ish-drejtori i kompanisë “Sallahu” Sh.P.K., po akuzohen për korrupsion.

Në këtë rast Begzat Musliu akuzohet se jashtëligjshëm përpiloi një raport auditimi në favor të kompanisë “Sallahu”, ndërsa Naim Sallahu, ish-drejtori i kompanisë “Sallahu” Sh.P.K. akuzohet për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Avokati Pacolli kërkoi ndërprerjen e seancës me arsyetimin se nuk kishte mundësi që të përgatitej lidhur me këtë çështje për të mbrojtur të akuzuarin Musliu, pasi që edhe gjykimi ishte në fazën e marrjes në pyetje të deshmitarëve të mbrojtjes.

“E njoftoj gjykatën se nuk kam qenë i njoftuar me kohë, nuk kam pas mundësi që të përgatitem me shkresat e lëndës për këtë seancë. Kërkoj nga gjykata të shtyhet kjo seancë për një ditë tjetër”, tha avokati Pacolli.

Një kërkesë e tillë nuk u kundërshtua as nga prokurori i çështjes Bashkim Zeqaj, mirëpo i njëjti kërkoi nga Oda e Avokatëve të Kosovës që të sqaronte për prezencën e avokatit Pacolli për të mbrojtur të akuzuarin Musliu sipas detyrës zyrtare.

Më pas, trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Avni Syla aprovoi propozimin e avokatit Pacolli, me arsyetimin se i njëjti nuk ishte njoftuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës që ishte caktuar avokat sipas detyrës zyrtare, por nga i akuzuari Musliu dhe se shkresat e lëndës i kishte marrë me vonesë nga avokati paraprak.

Ndër të tjera, gjykatësi Syla tha se gjykata lidhur me pengesën e cila u paraqit sot në seancë do t’i drejtohet OAK-së me shkresë për të kërkuar arsye pse nuk ishte njoftuar me kohë avokati Pacolli pasi që një pengesë e tillë e vononte punën e gjykatës.

Në këtë seancë, ishin të pranishëm edhe dëshmitarët Hysen Merovci dhe Shaban Krasniqi, ndërsa mungoi dëshmitarja Nexhibe Behluli, për të cilën gjykata lëshoi urdhëresë për sjellje me detyrim./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending