Connect with us

Infrastrukturë

Qytetari pretendon se Komuna e Prishtinës nisi ndërtimin e shkollës në pronën e kontestuar

Published

on

Një qytetar në Prishtinë po pretendon se Komuna ka filluar projektin për ndërtimin e një shkolle në lagjen “Kalabria” në kryeqytet, në pronën të cilën e ka blerë dhe se e njëjta ndodhet në kontest pronësor. Përderisa nga Komuna e Prishtinës thonë se nuk kanë marrë asnjë propozim për masë të sigurisë nga Gjykata.

Qytetari Visar Ahmeti po pretendon se këtë pronë e ka blerë në vitin 2009 nga një qytetar serb, e për çka thotë se ka edhe dëshmitë. Madje sipas tij, qytetari serb e kishin paditur Komunën e Prishtinës në vitin 2009 për uzurpim të pronës.

Më tej, siç shpjegon ai në një intervistë për Kallxo.com, Ahmeti në vitin 2014 i kishte paditur të dyja palët – shitësin dhe Komunën.

“Dmth me 4  shkurt 2009, kam lidhë kontratë me Jovan Vasatankoviq nga Matiqani, dhe të cilin e kam pagu në tërësi, janë edhe dëshmitë për këtë. Janë 71 ari e 74 metra katror, është parcela 7-6-4-3 në komunë të Prishtinë. Janë kontrata të cilat janë të vërtetuara në Gjykatën komunale atëherë në vitin 1966 edhe 1970. Këto kontrata i kam kërku zyrtarisht edhe mu kanë kthy e i kam të përkthyme në gjuhën shqipe” – thotë ai.

Prona në lagjen Kalabria, PrishtinëNga viti 2009 kur është ngritur padia për këtë çështje pronësore e deri me 14.05.2024, Ahmeti pretendon se janë mbajtur 28 seanca gjyqësore dhe ende nuk është marrur një vendim nga Gjykata Themelore e Prishtinës. “Unë si paditës, në vitin 2014, e kam paditë edhe shitësin edhe Komunën e Prishtinës. Prej vitit 2009 saktë deri më 15 maj 2024, janë mbajtë 28 seanca edhe nuk ka kurrfarë epilogu as pozitiv as negativ, as ndërprërje. Është mbajtë seanca më 14 maj 2024. Nuk është thënë kurgjo hic. Kanë kërku me i vërtetu këto dokumenta, jam pajtu plotësisht edhe më ftesë nuk ka” – ka thënë tutje qytetari Visar Ahmeti.

Ai thotë se më 20.06.2024 ka bërë kërkesë për masë të sigurisë në mënyrë që punimet të ndërpriten deri sa çështja të marrë një epilog.

Kallxo.com ka dërguar pyetje në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe në përgjigjen e këtij institucioni më datën 26.06.2024 është thënë se gjyqtarja e rastit ndodhet në pushim vjetor.

“Lidhur me kërkesën tuaj, ju njoftoj gjyqtarja e rastit ndodhet në pushim vjetor dhe si rezultat i kësaj nuk e posedojmë këtë informacion. Ne do të ju përgjigjemi posa të sigurojmë informacionin e kërkuar”- ka thënë Medina Gashi nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Në anën tjetër, nga Komuna e Prishtinës thonë se nuk kanë asnjë njoftim nga Gjykata se kjo pronë në të cilën kanë nisur të ndërtojnë shkollë, ndodhet në kontest pronësor.

Gjithashtu, qytetari Visari Ahmeti tregon së ka bërë kërkesë në Drejtorinë e Kadastrit në Komunën së Prishtinës, për regjistrimin e kësaj prone por ende nuk ka marrur asnjë përgjigje lidhur më kërkesën e tij.

“Kam bërë kërkesë në kadastër në bazë të këtyre kontratave për regjistrim, kam prit një vit dhe nuk kanë ndërmarrë asgjë”- ka thënë Ahmeti.

E për këtë zëdhënësi Lushaku thonë se një gjë ë tillë mund të këtë ndodhur për shkak të volumit të madh të lëndëve, por që nuk besojnë që ka mbetur pa një përgjigje Visar Ahmeti.

“Nuk besoj që nuk ka marrë një përgjigje për çështjen në fjalë për këtë mund edhe te interesohet në arkivën e drejtorisë kompetent për të par së ku ka shkuar rasti. Volumi i lëndëve ka mundur ndoshta më  e zgjatë vendimmarrjen, por pa një përgjigje nuk besoj se mund të këtë mbetur pala ne fjalë” – deklaroi Lushaku.Pasi Ahmeti nuk ka marrë asnjë përgjigje nga drejtoria e Kadastrit, ai thotë se ka vazhduar me ankesë në Agjencinë Kadastrale të Kosovës për heshtje administrative.

Kallxo.com ka dërguar pyetje edhe në këtë institucion por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Hapet tenderi i projektit 7 milionë euro që ndërlidhë lagjen “Arbëria” me Pallatin e Rinisë

Published

on

Hapet tenderi për projektin që parashihet të kushtojë afro 7 milionë euro

Komuna e Prishtinës e ka hapur sot garën për tenderin me vlerë të parashikuar prej afro shtatë milionë eurosh për projektin që do të ndërlidhë lagjen “Arbëria” me Pallatin e Rinisë.

Afati i fundit për pranimin e ofertave për këtë tender është 14 gushti.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, tenderi është titulluar: “Ndërtimi i ishullit urban Arbëri-Pallati i Rinisë” dhe vlera e parashikuar e kontratës është saktësisht 6.76 milionë euro.

Kompanitë e interesuara të marrin pjesë në tender janë njoftuar që të dërgojnë ofertat përmes platformës së prokurimit online, e-prokurimi.

“Projekti për këtë aktivitet për arsye të madhësisë që përmban fajlli, nuk ka mundësi që të ngarkohet në platformë. Andaj, secili OE i interesuar mund të vijë ta marrë projektin në zyrat e prokurimit me CD”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Continue Reading

Infrastrukturë

SHBA miratoi programin e qendrës së hidrogjenit prej 12.6 miliardë dollarësh

Published

on

Projektet e ndërtimit me vlerë miliarda po vijnë pasi qeveria federale e SHBA-së dhe një organizatë publike-private njoftuan financimin dhe miratimin e projektit e bëjnë shtetin amerikan të Kalifornisë një “Qendra hidrogjeni”

Aleanca për Sistemet e Energjisë së Hidrogjenit të Pastër të Rinovueshme (ARCHES), koalicioni publik-privat me bazë në Kaliforni, bëri njoftimin në 17 korrik.

ARCHES përfshin katër entitete: Zyrën e Guvernatorit të Kalifornisë për Zhvillimin Ekonomik dhe Biznesin, sistemin e Universitetit të Kalifornisë, Këshillin Shtetëror të Ndërtimit dhe Tregtisë së Ndërtimit të Kalifornisë dhe Institutin e Politikave të Rinovueshme 100.

Së bashku me Departamentin Amerikan të Energjisë, ARCHES nënshkroi një angazhim prej 12.6 miliardë dollarësh për të ndërtuar më shumë se 60 stacione të karburantit me hidrogjen në të gjithë shtetin. Skema e shtrirë do të kalojë gjithashtu termocentralet ekzistuese për të përdorur energjinë e hidrogjenit, si dhe do të zëvendësojë pajisjet me naftë në tre porte kyçe të Kalifornisë.Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Miratohet ligji Ekodizajn, produktet mund të riciklohen lehtësisht

Published

on

Një ligj i BE-së ka hyrë në fuqi që do të mundësojë vendosjen e kërkesave dhe informacionit të projektimit ekologjik për pothuajse të gjitha kategoritë e mallrave fizike që dalin në tregun e BE-së. Rregullorja e re Ekodizajn për Produkte të Qëndrueshme bazohet në Direktivën ekzistuese të Ekodizajnit, e cila aktualisht mbulon vetëm produktet që lidhen me energjinë. Ai synon të përmirësojë ndjeshëm qarkshmërinë, performancën energjetike dhe aspekte të tjera të qëndrueshmërisë mjedisore të produkteve të vendosura në tregun e BE-së.

Ekodizajni ka të bëjë me integrimin e konsideratave mjedisore në të gjitha fazat e zhvillimit të produktit. Është thelbësore, në një botë ku ka një kërkesë kaq të lartë për produkte efikase dhe të qëndrueshme si një mënyrë për të reduktuar konsumin e energjisë dhe burimeve.

BE-ja ka qenë prej kohësh aktive në këtë fushë. Ju mund të njihni etiketën e energjisë që vjen në lavatriçe ose frigorifer, për shembull, të cilën e kemi falë BE-së. Por qëndrueshmëria mjedisore ka të bëjë më shumë sesa thjesht efikasitet energjetik. Me miratimin e rregullores, një produkt i qëndrueshëm do të duhet të shfaqë një ose më shumë nga karakteristikat e mëposhtme:

përdor më pak energji

zgjat më shumë

mund të riparohet lehtësisht

pjesët mund të çmontohen lehtësisht dhe të vihen në përdorim të mëtejshëm

përmban më pak substanca shqetësuese

mund të riciklohen lehtësisht

përmban më shumë përmbajtje të riciklueshme

ka një gjurmë më të ulët të karbonit dhe mjedisit gjatë ciklit të saj jetësor

Rregullorja gjithashtu prezanton masa për të ndaluar shkatërrimin e tekstileve dhe këpucëve të pashitura dhe hap një rrugë për të shtrirë ndalime të ngjashme në sektorë të tjerë, nëse provat tregojnë se ato janë të nevojshme. Kompanive gjithashtu do t’u kërkohet të zbulojnë publikisht në faqet e tyre të internetit informacionin vjetor, si numrin dhe peshën e produkteve që kanë hedhur poshtë, si dhe arsyet për ta bërë këtë. Së fundi, ai gjithashtu mundëson kriteret e detyrueshme të Prokurimit Publik të Gjelbër për të shpenzuar fondet publike në një drejtim më të qëndrueshëm. Autoritetet publike në BE në fakt shpenzojnë rreth 1.8 trilion euro për blerjen e punëve, mallrave dhe shërbimeve.

Me këtë ligj të ri, BE-ja synon të ndërtojë historikun e saj të gjatë për ofrimin e përfitimeve për bizneset, konsumatorët dhe mjedisin. Në fund të fundit, vetëm në vitin 2021, ndikimi i masave aktuale të ekodizajnit, që mbulojnë 31 grupe produktesh, kurseu 120 miliardë euro në shpenzimet e energjisë për konsumatorët e BE-së dhe çoi në një konsum vjetor 10% më të ulët të energjisë nga produktet në fushë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending