Connect with us

Aktuale

Qytetarët ankohen për keqmenaxhim të mbeturinave, Tirana shpenzon mbi 500 milionë lekë në kosha dekorativ

Published

on

Në disa zona të Tiranës shpesh vërehet keqmenaxhim i mbetjeve. Në foto duket se kontejnerët janë të amortizuar dhe mbeturinat janë hapur kudo/ Për këtë përgjegjësia bie te kompanitë e pastrimit.

Me afrimin e zgjedhjeve kryebashkiaku Erion Veliaj duket se po investon te koshat e mbeturinave, por jo aty ku duhet.

Sipas JOQ-albania bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-60166-02-23-2023 dhe objekt “Blerje Kosha Stola Dekorative”. Ky tender ka si fond limit vlerën 526 milionë lekë.

Pra, në një kohë kur Tirana po mbulohet nga plehrat, investimi po shkon për fasadën. Shuma që po shpenzohet për disa kosha dekorativë, që në një qendër urbane nuk hyjnë në punë, duket mjaft e lartë./Media Ndërtimi

Aktuale

Nis Konferenca Shkencore Ndërkombëtare e arkitekturës në AAB

Published

on

Edicioni i pestë i Festivalit të studentëve të Artit dhe Arkitekturës do të organizohet mes datave 24-28 Maj në Kolegjin AAB.

Kemi nderin dhe kënaqësinë të ju njoftojmë me Folësit kryesorë të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare të arkitekturës

“Në mes të identitetit, transformimit dhe teknologjisë”, e cila mbahet me 24 Maj, në Kolegjin AAB, Objekti #5, në sallën QENDRA MEDIALE, nga ora 11:00.

Ju prezantojmë folësitë e mirënjohur ndërkombëtar si:

🔸FILIP CLAES, dizajner i enterierit dhe profesor në Thomas More University of Applied Sciences, Mechelen, Belgjikë,

🔸DIJANA VUČINIĆ, arkitekte dhe themeluese e Institutit APSS, DVARP

🔸ANDREA GRILETTO, arkitekt, drejtor i Assorestauro, Shoqatës Kombëtare Italiane për restaurimin urban, arkitekturor, arkeologjik dhe artistik./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Në Fakultetin e Inxhinierisë mbajti ligjëratë zv. Ambasadori i Kroacisë Dr.sc. Nedeljko Špilek

Published

on

Nën organizimin e Departamentit të Komunikacionit dhe Transportit të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, në ambientet e Qendrës së Inovacionit të FIM u mbajt ligjëratë e hapur nga Dr.sc. Nedeljko Špilek, zëvendës Ambasador i Republikës së Kroacisë.

Ai prezantoi temën: “Përzgjedhja e vendndodhjes së terminalit intermodal në kryqëzimet hekurudhore të Zagrebit me metodën AHP duke përdorur kriteret teknologjike.”

Gjatë prezantimit të tij, Dr. Špilek shpjegoi qartë rëndësinë e planifikimit strategjik dhe qasjes shkencore në përzgjedhjen e vendndodhjes për terminalet intermodale. Ai theksoi se metoda AHP (Analytic Hierarchy Process) mundëson marrjen e vendimeve komplekse përmes analizës së disa kritereve, ku faktorët teknologjikë janë thelbësorë për zgjedhjen optimale të vendndodhjes.

Ligjërata u prit me interes të madh nga pjesëmarrësit dhe nxiti diskutime të frytshme mbi aplikimet praktike të kësaj metodologjie në fushën e logjistikës dhe transportit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

UP-ja renditet në vendin e 14-të në renditjen botërore për arkitekturë dhe inxhinieri civile

Published

on

Universiteti i Prishtinës është renditur i 14-ti në renditjen botërore universitare të platformës ndërkombëtare INSPIRELI për arkitekturë dhe inxhinieri civile, në një renditje që ka përfshirë 1320 universitete nga e mbarë bota.

Kjo renditje është falë suksesit të vitit të kaluar të studentëve të vitit të pestë të Fakultetit të Arkitekturës të UP-së, të cilët arritën rezultate të shkëlqyeshme në konkursin ndërkombëtar të studentëve “Inspireli”, duke fituar vendin e parë në tri nga gjashtë kategoritë me projektet e tyre në kuadër të resortitturistik “Miris Garden” në Zarë të Kroacisë.

Projektet fituese, të cilat u përzgjodhën nga 163 projekte konkurruese prej 38 vendeve të ndryshme, u punuan nga Besjana Ramadani, Alma Sylejmani dhe Adissa Hajdari – qendër tregtare (mentore: prof. ass. dr. Arta Xhambazi); Era Pelaj, Ermonda Gashaj dhe Elton Bajramaj – projekti i hotelit (mentore: prof. ass. dr. Rozafa Basha); si dhe Lendrit K. Krasniqi, Lirigzon Olluri dhe Albion Hetemi – projekti i apartamenteve (mentore: prof. ass. dr. Rozafa Basha).

Ky konkurs, i nisur nga “Inspireli”, ofroi jo vetëm një mundësi të rëndësishme arsimore, por edhe rriti ndjeshëm ekspozimin global të studentëve ndaj zhvillimit të praktikës arkitekturore.

“INSPIRELI World Architecture University Ranking” mbështetet në aktivitetin e studentëve dhe suksesin ndërkombëtar në kontekst krahasimtar global./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending