Kërkesat e organizatës joqeveritare Qytetarët Aktivë, drejtuar kandidatëve për Kryetarë të Klinës dhe Malishevës për mbrojtjen e Ujëvarave dhe Parkut Mirusha.
Ujëvarat e Mirushës janë pjesë e një parku me rëndësi të veçantë natyrore, shkencore, kulturore dhe turistike. Sipas IUCN, zona i përket kategorisë ”Peizazh i mbrojtur”, kurse rrjedha e lumit Mirusha i përket kategorisë ”Monument natyror”.
Në këtë Park, lumi Mirusha gjatë rrjedhës së tij kalon nëpër një grykë e cila njihet si Kanjoni i lumit Mirusha dhe këtu krijon 12 ujëvara dhe 16 liqene që paraqesin një fenomen të rrallë morfo‐hidrologjik.
Ujëvarat e Mirushës janë shpallur Park Regjional i Natyrës në vitin 1982/83 nga Komuna e Malishevës, me sipërfaqe prej 555.80.70 ha. Ndërsa Qeveria e Republikë së Kosovës në vitin 2012 nxjerr vendim për shpalljen e Ujëvarave të Mirushës Monument i Natyrës me Rëndësi të Veçantë me sipërfaqe te përgjithshme prej 598.4 ha.
Në Mars të vitit 2014 Kuvendi i Kosovës ka aprovuar Planin Hapësinore për zonën e mbrojtur “Ujëvarat e Mirushes”, të hartuar nga Instituti për Planifikim Hapësinor. Qëllimi kryesor i Planit është të ndikojë në ndalimin e zhvillimeve të paplanifikuara që dëmtojnë zonën, të bëjë ridefinimin e vijës kufitare të zonës dhe të orientojë planifikimin e investimeve dhe zhvillimeve të ardhshme që duhet të realizohen sipas planit në këtë zonë të mbrojtur.
Në vitin 2019, Komuna e Klinës harton një plan për shëtitore në Parkun Mirusha, ku shtegu ekzistues nga 2 metra në gjërësi degradohet për 15 metra në gjërësi, në gjatësi për 2.3 km, projekt i financuar nga Ministria e Ambientit për 384 mijë euro.
Ky projekt nuk ka as leje mjedisore, as vendim, as vlerësimin në ndikim në mjedis, mbi të gjitha ky projekt as që parashihet në planin hapësinor të Mirushës dhe degradohet ZONA e 1 dhe ZONA e 2të, nga projekti Shëtitore nisur nga Komuna e Klinës, financuar nga Ministria.
Komuna e Klinës
KËRKESAT
Komuna e Klinës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor, Infrastrukturës të ndërpresin të gjitha punimet dhe URGJENT të vendoset një Rampë për ndalimin e qarkullimit të veturave URGJENT.
- Të filloj hartimi i planit për regjenerimin e ambientit në zonën e punuar dhe shtegu të jete 2m, ashtu si parashihet me standarde ndërkombëtare për zonat e mbrojtura.
2.Rishqyrtimi dhe hartimi i Planit Hapësinor të Mirushës dhe Planit Menaxhues i cili sipas ligjit parashihet të hartohet çdo 8 vjet.
- Zbatimi i Planit Hapësinor dhe Planit Menaxhues, ndarja e buxhetit adekuat për zbatim dhe monitorim.
- Të punohet nga dy komunat Klinë dhe Malishevë, rreth zgjidhjes së ujërave të zeza në lumenjtë dhe shfrytëzimi i ujit nga banorët për rreth.
- Pastrimi dhe riciklimi i mbeturinave të fillon sa më parë sidomos për rreth shtratit të lumenjve.
- Të gjitha lokalet të cilat nuk kanë leje dhe nuk parashihen në Planin Hapësinor të mbyllen.
Komuna e Malishevës
KËRKESË
- Diga ilegale në lumin Mirusha të largohet URGJENT, kjo digë nuk ka leje mjedisore e as vlerësim në ndikim në mjedis. Digat në monumente natyrore zone e veçantë nuk janë të lejuara as me ligj.
2.Diga ilegale ne Pronoc e cila po ashtu nuk ka leje mjedisore, të bëhet zgjidhje adekuate për largimin e saj ose shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen.
Qytetarët Aktivë, gjithmonë mirëpresin zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, duke u zbatuar ligjet, udhëzimet, rregulloret për mbrojtjen e Natyrës, si dhe synim primar të kenë ruajtjen e biodiversitetit.
Qytetarët Aktivë, janë të hapur për çdo takim nga kandidatët dhe ekipin e tyre për Kryetar të Klinës dhe Malishevës, për të diskutuar hapat konkrete në mbrojtjen e Ujëvarave dhe Parkut Mirusha.