Connect with us

Infrastrukturë

QKUK-ja “magazinon” mbetje radioaktive

Published

on

Në Kosovë nuk ka një vend të posaçëm për trajtimin e mbetjeve radioaktive të substancave që përdoren në shëndetësi.

Ekspertë të fushës tërheqin vërejtjen se nëse ato nuk trajtohen, bëhen të rrezikshme.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë vetëm se kanë miratuar një plan strategjik për menaxhimin e mbetjeve mjekësore, ku përfshihen edhe ato radioaktive, por nuk japin hollësi se si do ta ndikojë kjo situatën në terren.

Ku ka mbetje radioaktive?

Me përparimin e mjekësisë, Shërbimi i Mjekësisë Nukleare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka më shumë se dhjetë vjet që ka nisur të përdorë terapi radioaktive për diagnostikimin e disa llojeve të kancerit, përfshirë atë në veshkë, tru, gji, pankreas, mushkri, gjëndër tiroide e prostatë, raporton Radio Evropa e Lirë.

Për t’u diagnostikuar, pacientët duhet ta bëjnë testin e njohur si sintigrafi, që nënkupton injektimin e një sasie radioaktive në trupin e tyre dhe më pas rrezatimin.

Nga kjo procedurë, pastaj, rezultojnë edhe mbetje radioaktive, të cilat konsiderohen të rrezikshme, sepse lëshojnë grimca radioaktive.

Nëse këto grimca nuk menaxhohen siç duhet, ato mund të përbëjnë rrezik jo vetëm për shëndetin e njeriut, por edhe për mjedisin, pasi përmbajnë kimikate shumë helmuese, të cilat mbeten aktive me mijëra vite.

Në Shërbimin e Mjekësisë Nukleare të QKUK-së ka sasi të konsiderueshme të mbetjeve të tilla radioaktive – mbi 300 kolona – të cilat trajtohen nga stafi.

Drejtori i këtij shërbimi, Fakir Spahiu, thotë se në mungesë të një vendi për trajtim, ato kanë nisur të grumbullohen aty që nga viti 2010.

Ai thotë se janë bërë disa kërkesa për largimin e tyre, sidomos nga viti 2015 e këndej, por se institucionet shtetërore nuk kanë ndërmarrë ndonjë hap në këtë drejtim.

“Mbetjet që i kemi këtu, paraqesin një problem dhe pengesë për ne. Nuk ka rrezikshmëri të madhe, por, prapëseprapë, janë mbetje bërthamore, të cilat na kanë mbetur këtu dhe konsideroj se ato duhet të trajtohen në mënyrë shtetërore”, thotë Spahiu për Radion Evropa e Lirë.

Në mesin e stafit që merret me trajtimin e tyre në një laborator të Shërbimit të Mjekësisë Nukleare, është edhe fizikani Ylli Kaçiu.

Ai thotë se trajtimi bëhet në bazë të rekomandimeve të Agjencisë së Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore, të cilat përfshijnë: temperaturën e caktuar, mbështjelljen, klasifikimin e të tjera.

Në laborator ka, po ashtu, kamera dhe alarme dhe aty nuk mund të hyjnë persona të paautorizuar.

Çfarë thonë institucionet?

Nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës thonë për Radion Evropa e Lirë se kanë miratuar Planin Strategjik për Menaxhimin e Mbetjeve Mjekësore, ku përfshihen edhe mbetjet radioaktive.

“Ministria e Shëndetësisë ka aprovuar edhe shtatë Procedura Standarde Operative (PSO), ku përfshihet edhe PSO-ja për mbeturinat radioaktive”, thuhet në një përgjigje me shkrim, por nuk jepen detaje se si do të ndikojnë këto procedura në praktikë, e as kur.

Mbetjet radioaktive rezultojnë edhe nga shkaqe industriale, kërkime shkencore e të tjera. Korporata Energjetike e Kosovës, për shembull, posedon një depo për mbetjet radioaktive.

Por, në Kosovë nuk ka një program kombëtar për menaxhimin e tyre, apo ndonjë institucion funksional për to.

Për këtë gjë, Kosovës iu tërhoq vërejtja edhe nga Bashkimi Evropian.

Mbetjet radioaktive duhet të ruhen në atë mënyrë që të shmanget çdo mundësi e ekspozimit ndaj rrezatimit te njerëzit, apo ndonjë ndotje.

Sipas Inventarit të Mbetjeve Radioaktive në Mbretërinë e Bashkuar, menaxhimi i mbetjeve radioaktive përfshin një sërë fazash, nga planifikimi, trajtimi, paketimi deri te ruajtja dhe asgjësimi.

Trajtimi zakonisht bëhet menjëherë pasi ato të krijohen.

Teknikat e trajtimit varen nga lloji i mbetjeve dhe ato përfshijnë: dekontaminimin, copëtimin, ngjeshjen, tharjen dhe ngurtësimin./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending