Connect with us

Infrastrukturë

Qeveria e re Britanisë do të rivendosë objektivat e ndërtimit të shtëpive

Published

on

Qeveria e re e Mbretërisë së Bashkuar do të rivendosë objektivat vjetore për numrin e shtëpive të reja të ndërtuara në vend, pasi ajo gjithashtu u zotua të riparojë rregullat e planifikimit.

Lajmi vjen pasi partia laburiste fitoi një dërrmues për të rrëzuar administratën e udhëhequr nga Konservatorët e Rishi Sunak javën e kaluar.

Kancelarja e sapo zgjedhur Rachel Reeves përdori fjalimin e saj të parë në rol për t’u thënë udhëheqësve të biznesit se ishte “e gatshme të luftonte” me ata që kanë vonuar ose refuzuar investimet në infrastrukturën e ndërtimit të shtëpive në sistemin e planifikimit.

Manifesti i Konservatorëve 2019 përfshinte një zotim për të ndërtuar 300,000 shtëpi të reja në vit në Angli deri në mesin e viteve 2020. Por ky objektiv, i synuar për të rritur furnizimin me banesa dhe për t’i bërë shtëpitë më të përballueshme, nuk u arrit kurrë. Në vend të kësaj, ajo arriti kulmin në pak më pak se 250,000 ‘banesa shtesë neto’ në 2019-2020, përpara se të rikthehej gjatë pandemisë Covid.

Në fund të vitit 2023, sekretari i atëhershëm i nivelit të lartë Michael Gove hoqi objektivat e strehimit për autoritetet lokale.

 Qeveria pritet gjithashtu të heqë një moratorium për ndërtimin e projekteve të energjisë së erës në breg dhe të financojë qindra zyrtarë të rinj të planifikimit.

Në total, laburistët kanë premtuar të ndërtojnë 1.5 milionë shtëpi gjatë Parlamentit të ardhshëm./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

I nxehti në Kosovë: Punëtorët në kulme e në skele

Published

on

Ndonëse Ministria e Shëndetësisë e Kosovës mori vendim për ndalimin e punës në sektorin e ndërtimtarisë nga ora 11:00 deri 17:00, shumë kompani nuk janë duke e respektuar.

Radio Evropa e Lirë gjatë javës ka fotografuar punëtorë në vendpunishte të ndryshme duke punuar në pikë të zhegut.

Fotografitë janë shkrepur nëpër lagje të ndryshme të Prishtinës.

Për shkak të rrezikut nga temperaturat e larta, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, nëpërmjet një vendimi ndaloi punën në sektorin e ndërtimtarisë nga ora 11:00 deri 17:00.

Disa punëtorë të një kompanie duke punuar për mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve në Prishtinë.

Temperatura ka arritur deri në 39 gradë celsius ditëve të fundit në Kosovë.

Por, vendimi i MSH-së nuk është duke u respektuar nga shumë kompani.

Ministria e Shëndetësisë thotë se është vërejtur përmirësim në respektimin e vendimit.

Në një vendpunishte është vendosur një afishe me mbishkrimin “Nuk punohet”.

Ditën e parë pas marrjes së vendimit janë shqiptuar mbi 25 gjoba, por është vërejtur përmirësim i dukshëm në respektimin e tij gjatë ditëve në vijim, pasi të gjitha kategoritë janë më të informuara rreth vendimit”, tha MSH-ja në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Sipas parashikimit të motit, Kosova do të vazhdojë të përballet me temperatura të larta edhe në ditët në vijim.

Vendimi i MSH-së liron nga puna gratë shtatzëna deri më 20 korrik, si dhe redukton punën për personat me sëmundje kronike në 4 orë në ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Raporti i DASH konfirmon se ligji për investimet strategjike është klientelist

Published

on

Departamenti Amerikan i Shtetit e konsideron klientelist ligjin për Investimet Strategjike. Sipas raportit të DASH për Klimën e Investimeve, ky ligj u përdor për të favorizuar biznese në lidhje të forta me mazhorancën, ndërsa e vendos theksin tek mungesa e konkurencës dhe e kompanive të huaja.

“Pjesa e parëndësishme e investitorëve të huaj që kanë përfituar nga statusi i investitorëve strategjikë ka nxitur perceptimin tek investitorët e huaj se nga ligji kanë përfituar kryesisht kompanitë vendase me lidhje të forta me mazhorancën qeverisëse” – thuhet në raport.

Raporti analizon zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe nënivzon se ndër problemet kryesore mbetet korrupsioni, konkurrenca e pandershme që pengohet nga koncesionet PPP, si dhe mungesa e fuqisë punëtore.

Duke u ndalur tek ligji për Investimet Strategjike, raporti thekson se ai u hartua nga Partia Socialiste në vitin 2015 me qëllimin kryesor për të thithur investitorë të huaj dhe seriozë, por rezultoi të thithte vetëm kompani afër qeverisë, “edhe pse afati u shty disa herë”, përmend raporti.

“Shumë pak investitorë të huaj kanë përfituar nga statusi “Investitor Strategjik” dhe pothuajse të gjitha projektet u janë dhënë kompanive vendase që operojnë në sektorin e turizmit”, thotë raporti.

Më tej citohet se investitorët e huaj janë shprehur se u janë vonuar përgjigjet nga AIDA.

Afati i ligjit skadoi në dhjetor 2023 dhe parlamenti zgjati mandatin e tij deri në dhjetor 2024, vendim që u prit me kritika.

“Shumica prej rreth 60 projekteve të miratuara fokusohen në sektorin e turizmit dhe dominohen nga investitorët vendas”, konfirmon raporti.

Citizens ka hulumtuar mbi sipërfaqen që kanë përfituar kompanitë në bregdet dhe se si ky ligj ka favorizuar kompanitë e afërta me pushtetin. Rezultoi se qeveria shqiptare i ka dhënë 5.8 milionë metër katror tokë investitorëve strategjikë në të gjithë vendin.

Janë dhënë 17 projekte në bregdet, përmes këtij ligji dhe po ashtu Citizens analizoi se si këto projekte po ndikojnë negativisht në mjedis. Kompanitë fituese vendosin emra që në pamje të parë sugjerojnë një projekt miqësor me mjedisin, sikurse është “Green Coast”, por në të vërtetë ndërtimet sipas ekspertëve rezultojnë të mos jenë aspak miqësore, përkundrazi po gërryejnë mjedisin dhe po e betonziojnë atë.

Opozita ka këkruar hetimin e investitorëve strategjik, por kjo nuk është bërë deri më tani. Korrupsioni është kryefjalë e raporit të DASH po ashtu.

“Korrupsioni vazhdon të minojë shtetin e së drejtës, të rrezikojë zhvillimin ekonomik” thuhet në raport.

Mungesa e fuqisë punëtore nënvizohet si një problem që ngec zhvillimin ekonomik të vendit, ku përmendet migrimi i mjekëve dhe i ekspertëve të IT.

“Dhoma Amerikane e Tregtisë thekson se gjetja e stafit të kualifikuar mbetet shqetësimi kryesor, ndërkohë që ka një shqetësim në rritje për mungesën e fuqisë punëtore”, thotë raporti.

DASH nënvizon se vitet e fundit, një numër i konsiderueshëm mjekësh dhe infermierësh kanë emigruar në Bashkimin Evropian, veçanërisht në Gjermani.

“Ka pasur edhe emigrim të konsiderueshëm në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas Bankës Botërore, Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve për frymë në rajon me vetëm 1.9 mjekë për 1000 banorë në vitin 2020”, përcjell raporti./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës pritet t’i nënshtrohet rikonstruksionit

Published

on

Teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës pritet t’i nënshtrohet rikonstruksionit në një projekt që do të zbatohet nga Bashkia Durrës.

Një procedurë prokurimi e çelur nga kjo e fundit në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik parashikon një objekt kontrate “Rikonstruksion i Pallatit te Kulturës” me një fond limit 496 milionë lekë apo rreth 5 milionë euro.

Në relacionin arkitektonik që shoqëron këtë procedurë nënvizohen edhe ndërhyrjet që do të kryhen.

Si fillim shpjegohet se teatri “Aleksandër Moisiu” është një objekt 3-katesh me tarracë i cili ndodhet në Veri të sheshit Liria dhe nevoja për rinovimin lidhet me gjendjen aktuale të tij, shkruan Monitor.al

“Ky objekt shërben si një pikë kyçe e qytetit, duke luajtur një rol të rëndësishëm në siluetën arkitektonike të qytetit të Durrësit. Teatri ka një kapacitet prej 250 spektatorësh, të cilët akomodohen në 2 plate dhe 3 llozha.

Përveç sallës kryesore të teatrit, në objekt ka dhe hapësira të tjera të cilat janë në funksion të qytetarëve dhe mund të kenë përdorime të ndryshme në funksion të artit.

Aktualisht në objekt, krahas problemeve të ndryshme të tilla si lagështia apo rënia e suvasë kërkohet dhe një riorganizim i hapësirave për një shfrytëzim sa më optimal të objektit” thuhet në dokument.

Qëllimi i kësaj ndërhyrje është rikualifikimi i Teatrit “Aleksandër Moisiu” dhe hapësirave që ndodhen në të. Identiteti i objektit nuk do të ndryshojë duke ruajtur kështu vlerat e tij historike dhe identitetin urban të zonës përreth.

“Me këtë projekt synojmë të krijojmë një ndërtesë shumëfunksionale dhe inovative, e cila i përgjigjet dëshirave dhe nevojave të komunitetit duke stimuluar zhvillimin e veprimtarive artistike dhe kulturore.

Projekti synon të stimulojë rritjen sociale dhe ekonomike përmes përfshirjes në ndërtimin e funksioneve që kanë rëndësi në një shkallë urbane” nënvizon relacioni. Konkretisht projekti synon të jetë

1- Qendra teatrale, që synon trajnimin e valltarëve, muzikantëve dhe këngëtarëve të rinj, promovimin e përhapjes së kulturës muzikore dhe artistike në qytet;

2- Qendra komunitare, një vend eksperimentimi në dispozicion të qytetarëve me hapësira për përdorim kolektiv dhe shërbime të ofruara për territorin;

3- Bërthama e ekspozitës së Arteve, e hapur për qytetarët për koncerte, shfaqje dhe ekspozita.

“Ndërtesa e re duhet të jetë një pikë referimi për qytetarët, e përdorshme për shumë përdorime që mund të alternohen gjatë ditës dhe javës;

një vend hibrid, ku prodhimi kulturor, përdorimet kolektive dhe ofrimi i shërbimeve do të bashkëjetojnë, në mënyrë që të bëhet një pikë takimi për qytetarët dhe një motor për zhvillimin e praktikave inovative.

Projekti synon rritjen e kapacitetit të sallës kryesore duke e çuar numrin e vendeve të spektatorëve ne 360 vende. Ndërhyrja në ndërtesë do të krijojë kushte të përshtatshme për aksesin dhe lëvizjen e personave me aftësi të kufizuar (P.A.K).

Kjo gjë nënkupton prezencën e rampave apo projektimin e hapësirave në një nivel duke e lehtësuar lëvizjen e tyre” thuhet në dokument./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending