Connect with us

Aktuale

Qendra për trajtimin e kafshëve në Hajvali pritet të funksionalizohet brenda pak ditësh

Published

on

Qentë endacakë rrezikojnë banorët e kryeqytetit. Prezenca e tyre nëpër rrugët e kryeqytetit është bërë diçka e zakonshme, ndërsa Komuna e Prishtinës e ka gati qendrën për trajtimin e kafshëve në Hajvali.

Menaxheri i Qendrës së Trajtimit të qenve endacakë, Habib Qorri, ka deklaruar për Ekonomia Online, se si pasojë e motit të ligë, janë detyruar t’i ndërpresin punimet.

Kjo qendër, sipas tij do të jetë në funksion shumë shpejtë dhe se kanë mbetur disa punë të lehta brenda objektit.

“Qendra për trajtimin e kafshëve, më saktësisht të qenve endacakë, është të them në fazën finale të realizimit të punimeve”.

Ai tregon se për shkak të temperaturave të ulëta, janë disa punë ndërtimore të cilat janë ndalë për shkak se kërkohen kushte klimatike më optimale për t’u përfunduar. “Në temperatura nën zero ato punë veç dështojnë, kështu që nuk kemi guxuar të vazhdojmë. Janë shumë të ndjeshme sidomos pjesa e dyshemesë që është material shumë i ndjeshëm. Pra, jemi në finalizim të punëve brenda qendrës, domethënë jemi krejt në përfundim të punëve”, ka deklaruar Qorri.

Ai shton se bashkëpunim kanë edhe me Agjencinë e Veterinës dhe Ushqimit.

“Ne jemi në bashkëpunim të ngushtë me institucionin e veterinarisë, dhe do t’iu përshtatemi të gjitha kushteve dhe specifikave të cilat kërkohet sipas udhëzimeve administrative dhe Ligjit për Përkujdesjen ndaj Kafshëve të cilat janë në fuqi. Në bazë të tyre, ne duhet të përgatisim edhe funksionalizimin e qendrës, mandej përgatitja e stafit për arsye se ne kemi pasur kontrata të gatshme me operatorët të cilët i kanë plotësuar të gjitha kushtet për t’u marrë me këtë veprimtari që edhe tani kemi kontrata të tilla në realizim. Mirëpo që ne drejtpërdrejt të merremi me këtë proces, s’kemi brenda komunës kuadro të gatshme. Kështu që të gjitha këto janë duke u bërë përgatitje pas përfundimit të punëve ndërtimore, të vijë faza e funksionalizimit të qendrës”, u shpreh Qorri.

E kostoja e kësaj qendre kap shifrën e afër 250 mijë eurove.

“Komplet ndërtimi i qendrës me të gjitha punët ndërtimore, është 249 mijë euro kontrata dhe si e tillë është veç pa punë shtesë, vetëm ashtu si ka qenë projekti është realizuar. Tash jemi duke e bërë një përshkrim të punëve për arsye se ne deri më tani kemi pasur operatorë të cilët i kanë plotësuar të gjitha kriteret dhe ne jemi marrë vetëm me menaxhimin, monitorimin e punës së operatorëve, kurse tash ne do t’i marrim të gjithë edhe stafi që do të merret me kapjen e qenve edhe ata që do të merren me mirëmbajtjen e qendrës, pastrimit, ata që do të merren me trajtimin që duhet të jetë së paku një veterinar dhe dy ndihmës të profesionit të njëjtë, të profilit të njëjtë kështu që jemi duke e bërë një përshkrim të pozitave të punës, mandej është edhe sigurimi, është një numër i konsiderueshëm i stafit që duhet kompletuar, për të funksionalizuar qendrën”, u shpreh ai.

Teksa ka folur për funksionimin e kësaj qendre, Qorri tha se një veteriner do të përkujdeset për 8 qen brenda ditës. Thotë se do të kenë kapacitete të mjaftueshme.

“Kapaciteti është i mjaftueshëm ashtu siç parashihet me udhëzime administrative për arsye se aty vazhdimisht duhet të kemi një veterinar, varësisht prej nevojës mund të rritet kapaciteti për intervenime mirëpo, sipas përvojës që kemi deri më tani operatorët që kemi pasur një veterinar mund të trajtojë 7 deri në 8 qen brenda ditës, aty nëse çdo ditë trajtohet një numër i tillë qysh kemi pasur, gjithmonë i referohem përvojës që kemi pasur deri më tani që është një përvojë goxha e mirë dhe e suksesshme se janë kryer të gjitha punët ashtu siç kanë qenë të planifikuara dhe të parapara me udhëzimet administrative që janë në fuqi”, deklaroi Qorri./Media Ndërtimi

Aktuale

“Termokos’’ për herë të parë ndan 15 bursa për studentët e Inxhinierisë Mekanike

Published

on

Për herë të parë në historinë e ekzistimit NP “Termokos” SH.A.,  ka ndarë sot bursa për 15 studentë të dalluar të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës.

Në një ceremoni rasti, të mbajtur sot në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, kanë marrë pjesë Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Qerim Qerimi, Kryetari i Komunës së Prishtinës z. Përparim Rama, Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos”, z. Fisnik Osmani, Dekani i Fakultetit të Inxhinerisë Mekanike, prof.Ahmet Shala, Aksionarët e ndërmarrjes, Bordi i Drejtorëve, anëtarë të Këshillit Drejtues e prorektorë të UP-së, menaxhmenti i ndërmarrjes dhe strudentët përfitues të bursave.

Rektori prof. Qerim Qerimi ka përshëndetur këtë hap të NP “Termokos”, për ndarjen e bursave për studentët e UP-së. Ai u nda optimist se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje në funksion të rritjes së cilësisë në arsim dhe ndërlidhjes së industrisë me universitetin.

Kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama ka shprehur kënaqësinë e tij, që NP “Termokos”, përveç sukseseve në operim e zgjerim të rrjetit të ngrohjes, kësaj here është nismëtare e një kontributi tjetër, siç është ndarja e këtyre bursave. Kryetari Rama tha se mbase këta studentë në të ardhmen mund të udhëheqin ndërmarrjen apo edhe Komunën e Prishtinës.

Kryeshefi Ekzekutiv, z.Fisnik Osmani tha se ndarjen bursave, ndërmarrja planifikon ta shndërrojë në traditë, duke ndihmuar studentët, që të përgatiten sa më mirë për rrugëtimin e mëtutjeshëm.

Kryeshefi Osmani tha se kemi dashur të japim një shembull të mirë dhe konkret të bashkëpunimit, të cilin synojmë ta shndërrojmë në traditë. Ai rikujtoi se kriteret dhe procedurat për përzgjedhjen e studentëve përfitues të bursave janë udhëhequr nga FIM.

Ndërkaq, Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, prof.Ahmet Shala ka falenderuar “Termokos”-in për ndarjen e këtyre bursave, otptimist se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe viteve të ardhshme edhe për më shumë studentë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Ra nga skelet teksa ishte duke punuar, humb jetën 19-vjeçari në Prizren

Published

on

Një person raportohet se ka humbur jetën tragjikisht gjatë ditës së sotme në Prizren.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka dhënë detaje për Sinjalin.

Sipas policisë, një person i moshës 19-vjeçare (K.Z), në një objekt banesor në ndërtim, gjatë punimeve dyshohet se ka humbur jetën, duke rënë nga kati i tretë nga skelet.

Në vendngjarje kanë dalë policia dhe mjekët nga emergjenca, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Me datën 26.05.2023, rreth orës 14:50 dyshohet se në rrugën “Ekrem Rexha” në një objekt banesor në ndërtim e sipër, një person i moshës 19 vjeçare (K.Z.), gjatë punimeve dyshohet se ka humbur jetën, duke rënë nga një lartësi e konsiderueshme”, ka deklaruar Bytyqi.

“Policia ka dal ne vendngjarje dhe është duke u marr me rastin. Viktima ka rene nga Kati i tret nga skelet. Ne vendngjarje kan dal edhe mjeket nga emergjenca të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij”, shton Bytyqi.

Continue Reading

Aktuale

“Po amnistoni mafinë e betonit me Ligjin që sollët në Kuvend “, kritikohet ministri Aliu për ndërtimet pa leje

Published

on

Deputeti i Kuvendi të Kosovës, Dimal Basha tha se Ligjit në momentin që i ndryshohet data e hyrjes në fuqi, legalizohen të gjitha objektet e ndërtuara deri më atë datë.

“Tash ky ligj ndryshohet edhe i ndërrohet edhe hyrja në fuqi. Që ta zëmë, ky ligj hyn në fuqi në mars 2023, legalizohen të gjitha ndërtimet deri në mars 2023. Pra, e bëjmë legalizimin e të gjitha ndërtimeve pa leje, sidomos ndërtesat”, u shpreh basha.

Deputeti pati kritika të ashpra edhe në lidhje me çmimet, duke thënë se 500 metra katrorë do të legalizoheshin për 4 mijë euro.

“Cili është interesi që një ndërtimtar ta legalizojë ndërtesën? Mendoj që qikjo s’është parimore, dhe kjo s’duhet me shku përpara. Puna kryesore e këtij ligji, mendoj unë është se e bën amnistimin e këtyre keqpërdoruesve që ndonjëherë janë quajtur edhe “mafi e betonit”. Këta jo që nuk dënohen por legalizohen”, tha Basha.

Deputeti i VV-së i u shpreh edhe se po amnistohen edhe nga hetimet kriminale keqpërdoruesit në fjalë.

Ndërkohë, edhe deputeti Haki Abazi pati kritika të ashpra duke i kërkuar ministrit që fjalimin e deputetit Dimal Basha ta merrte seriozisht.

Continue Reading

Trending