Connect with us

Ambienti

Publikohet studimi i fizibilitetit për Luginën e Vjosës, si do të zhvillohet parku në dy faza

Published

on

Parku Kombëtar në Luginën e Vjosës do të jetë përveçse qendra më e rëndësishme e biodiversitetit, edhe një nga rajonet me një qasje të re në turizmin e qëndrueshëm, kryesisht agroturizëm dhe ekoturizëm.

Të paktën ky është vizioni që shpaloset në dokumentet e publikuara së fundmi në funksion të fillimit të konsultimeve me tre bashki, grupet e komunitetit dhe palët e interesit.

Studimi i fizibilitetit i hartuar në funksion të shpalljes së Vjosës Park Kombëtar nënvizon se zhvillimi do të shtrihet në dy faza, ku e para nis këtë vit.

Qeveria shqiptare është angazhuar për krijimin Parkut Kombëtar të Luginës së Vjosës që do të përfshijë dhe mbrojë të gjithë rrjedhën e lumit Vjosa nga kufiri grek deri në detin Adriatik, duke përfshirë degët e tij me rrjedhje të lirë.

“Parku do të krijohet në dy faza. Ky dokument përmban rezultatet e fazës I, që përfshin të gjithë gjatësinë e lumit Vjosa në Shqipëri dhe tre kryesore degët: Drino, duke përfshirë Kardhiqin, Bënçën dhe Shushicën.

Në vitet në vijim, të gjithë lumenjtë dhe përrenjtë me rrjedhje të lirë, si dhe një zonë më e madhe që rrethon lumenjtë, do të përfshihen për të monitoruar ekosistemet e rëndësishme që derdhen në lumë dhe ndikojnë shëndetin dhe biodiversitetin ose janë të ndikuara nga lumi, të tilla si grykëderdhja”, thuhet në dokument.

I njëjti sjell në vëmendje kërcënimet kryesore për zonën të renditura si : urbanizimi, minierat dhe guroret, hidrocentralet, industria dhe bujqësia.

Objektivat kryesorë të kësaj nisme për shpalljen e Vjosës park kombëtar janë përmbledhur në tre pika.

Së pari ruajtja e integritetit ekologjik të standardeve zonës së mbrojtur të Vjosës të të Kategorisë II të IUCN.

Së dyti ofrimi i aktiviteteve rekreative dhe përvojave kulturore për të lidhur njerëzit me natyrën dhe me kulturën shqiptare

Së treti promovimi i bashkëpunimit dhe përgjegjësisë së përbashkët për një zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe mbrojtjen e këtij parku.

Dokumenti ndalet në fazën e parë të zhvillimit duke nënvizuar se parku do të kërkojë investime që nga stafi që do të vendoset në këtë rajon e deri tek lehtësimi i infrastrukturës.

Për secilin aspekt janë tre skenarë që analizohen dhe që ndjekin një ecuri të projektit deri në vitin 2028. Ndikimet e vlerësuara nga palët e interesit në të gjitha rastet cilësohen si pozitivë.

Kostoja minimale vjetore për këtë projekt cilësohet si 77 mijë euro por nëse do të ketë investime infrastrukture ato në vite të caktuara mund të kërkojnë 3 milionë euro(e specifikuar për zhvillimin potencial në vitin 2026).

Lumi Vjosa-Aoös rrjedh për 272 km nga burimet e tij në Parkun Kombëtar të Pindit në Greqi deri në grykën e saj në Shqipërinë e Jugut, ku derdhet në detin Adriatik.

I gjithë pellgu ujëmbledhës mbulon 6,704 km2, nga të cilat 4,365 km2 janë në Shqipëri./Media Ndërtimi.

Ambienti

Konventa e Bernës do të monitorojë projektin e Skavicës për shkelje të mundshme, shpresë për lumin e Drinit të Zi dhe speciet e rrezikuara

Published

on

Konventa e Bernës*, në mbledhjen e saj të prillit ka vendosur të monitorojë HEC-in e Skavicës dhe të kërkojë nga qeveria Shqiptare t’i përgjigjet shqetësimeve të përbashkëta të mëposhtme:

– HEC-i i Skavicës në lumin Drini i Zi mund të prekë një zonë të mundshme të Rrjetit Emerald dhe gjithashtu specie të shumta të mbrojtura në Konventën e Bernës, të cilën Shqipëria e ka ratifikuar në ligj, shkruan Monitor.al

– Shqetësim i veçantë është për Rrëqebullin e Ballkanit të rrezikuar në mënyrë kritike dhe korridoret e tij migratore. Konventa e Bernës ka theksuar se projekti i HEC-it të Skavicës bie ndesh me Projektin e Rimëkëmbjes së Rrëqebullit, në të cilin Shqipëria ishte propozuesi kryesor për renditjen e rrëqebullit të Ballkanit si një specie rreptësisht e mbrojtur.

– Byroja e Konventës së Bërnës theksoi gjithashtu se projekti mund të prekë tre liqene të rëndësishëm të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë liqenet e Ohrit dhe të Shkodrës.

– Një çështje që kërkon monitorim të ngushtë është përpilimi i Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social për HEC-in e Skavicës që është ende i pa finalizuar,

– Së fundi, Byroja vuri në dukje mbrojtjen e kafshëve mishngrënësve të mëdhenj, të cilët gjithashtu preken nga HEC-i i Skavicës.

Konventa e Bernës i ka kërkuar Shqipërisë të zbatojë parimin e parandalimit gjatë fazës së parë aktuale të projektit. Kjo do të thotë të mos zhvillohen projekte që mund të ndikojnë negativisht në habitatet dhe speciet e Shqipërisë dhe të territorit të Konventës së Bernës.

Continue Reading

Ambienti

Sheffield, qyteti me më shumë pemë në Europë

Published

on

Qyteti anglez, Sheffield, i cili dikur njihej më së shumti për çelikun, prandaj edhe është mbiquajtur “qyteti i çelikut”, sot në vend të industrisë “ushqen” gjelbërim.

Qyteti me nëntë herë më shumë pemë se njerëzit ka pak më shumë se gjysmë milioni banorë të cilët janë dakord se natyra duhet të ushqehet.

Qyteti ndodhet në bashkimin e pesë burimeve ujore, lumit Don dhe katër degëve të tij: Sheaf, Rivelin, Loxley dhe Porter Brook, të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në evolucionin e Sheffield. Uji i vrullshëm nxiste rrotat e ujit dhe qindra mullinj që nga shekulli i 12-të.

Por fakti që Qyteti i Çelikut është sot kampioni britanik në gjelbërimin urban konfirmon se vetëm ndryshimi është konstant. Besoni apo jo, më shumë se gjashtëdhjetë për qind e zonës është e mbuluar me parqe, pyje dhe kopshte, duke përfshirë një të tretën e Parkut Kombëtar të Distriktit Peak. Autoritetet e qytetit janë të vendosur të ruajnë natyrën dhe plani i tyre është që qyteti të reduktojë emetimet e karbonit në zero deri në vitin 2025.

Sot, me rreth 4.5 milionë pemë që rriten në të gjithë qytetin, Sheffield ka më shumë pemë për person se çdo qytet tjetër në Europë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Nxehtësia ekstreme në Ballkanin Perëndimor është përkeqësuar

Published

on

Banka Botërore e Kosovës ka njoftuar se nxehtësia ekstreme në qytetet e Ballkanit Perëndimor është përkeqësuar ndjeshëm dhe valët e të nxehtit pritet të rriten edhe më shumë në pak dekada në vijim.

Në njoftim thuhet se për shembull, Tirana, Shkodra, Vlora, Mostari, Sarajeva dhe Shkupi janë deri në 4.5-7.5°C më të nxehtë në verë krahasuar me rrethinat e tyre rurale. Po ashtu, shumë qytete në rajon tejkalojnë nivelet e sigurta të grimcave PM2.5 dhe janë ndër më të ndoturit në Evropë.

“Raporti rekomandon veprim në tre fronte kryesore për t’i bërë qytetet në rajon më të gjelbër. Së pari, të zvogëlohet shtrirja urbane dhe qytetet të bëhen më kompakte. Kjo mund të bëhet nëpërmjet investimeve për rigjenerimin e zonave urbane për të rritur dendësinë, inkurajimin e përdorimit të përzier të tokës në zonat kryesore dhe rizhvillimin e hapësirave tashmë të përdorura”, thuhet në njoftim.

“Së dyti, qytetet duhet të ulin emetimet e tyre. Fokusi duhet të jetë në sektorët kryesorë duke përfshirë transportin, ndërtesat dhe menaxhimin e mbetjeve. Së treti, qytetet duhet të ndërmarrin veprime për të zvogëluar nxehtësinë ekstreme urbane dhe për të rritur gatishmërinë për të”, thuhet tutje në njoftim.

Masat, të tilla si çatitë e gjelbra, parqet dhe kopshtet urbane, dhe ligatinat e ndërtuara, duhet të promovohen duke pasur parasysh kostot e tyre të ulëta të zbatimit dhe përfitimet e larta mjedisore dhe sociale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending