Connect with us

Aktuale

Pse të zgjidhni programet Baçelor të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit? UP-ja fton maturantët të aplikojnë

Published

on

Njoftim për inxhinierët e ardhshëm të ndërtimit!

A jeni maturant që keni pasion për inxhinierinë e ndërtimit? Lajm i mrekullueshëm! Regjistrimet në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin e Prishtinës po hapen së shpejti!

Pse të zgjidhni programet Baçelor të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit?

Fakulteti ynë, me një histori shtatëdekadëshe, është institucion lider për shkencat teknike në vend. Programet tona janë gjithmonë të përditësuara për të reflektuar trendet e fundit në shkencë dhe teknologji, duke siguruar që të diplomuarit tanë janë të përgatitur për kërkesat e tregut lokal dhe ndërkombëtar.

Kurrikula jonë

Kurrikula jonë ofron një gamë të gjerë programesh studimi në inxhinierinë e ndërtimit dhe fusha të ndërlidhura. Programet përfshijnë:

Baçelor:
-Inxhinieria e Ambientit (180 ECTS);
-Konstruktiv (180 ECTS);
-Gjeodezi (180 ECTS);

Mundësi karriere

Diploma nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit ju përgatit për karrierë në projektim, menaxhim ndërtimi dhe kërkim shkencor. Programet tona ofrojnë përvojë praktike dhe mundësi për shkëmbime ndërkombëtare.

Shkarkoni broshurën informative  Për të mësuar më shumë rreth programeve tona dhe si të aplikoni, shkarkoni broshurën e detajuar këtu: https://uni-pr.edu/…/07E4B1D6-8ED0-4F1D-97A1…

Bëhuni pjesë e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe kontribuoni në ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme dhe inovative. Ne mezi presim t’ju shohim të arrini sukseset tuaja!

Aktuale

Policia e Kosovës: Nuk lejohet drejtimi i trotinetit elektrik në rrugë publike nën moshën 16-vjeçare

Published

on

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan ka mbajtur një fushë vetëdijesuese për përdorimin e trotinetëve.

Gjatë përdorimit të trotinetëve elektrikë, Policia thotë se është e rëndësishme që përdoruesit e këtyre mjeteve të njohin dhe të ndjekin disa masa të thjeshta sigurie për të garantuar një përvojë të sigurt udhëtimi.

PK-ja tha se të njëjtit duhet ndjekur disa këshilla dhe rregulla të rëndësishme të përcaktuara me ligjin për rregullat e trafikut rrugor, shkruan Kallxo.com

Disa nga rregullat që Policia ka ndarë me qytetarët janë këto:-Mosha e shoferit të trotinetit: Fëmijës më të ri se 16 vjeç nuk i lejohet ta drejtojë trotinetin elektrik në rrugë publike. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë qiradhënësi i trotinetit elektrik nëse vepron në kundërshtim me këtë dispozitë.-Kontrolloni pajisjen para nisjes: Sigurohuni që trotineti është në gjendje të mirë pune. Kontrolloni frenat, dritat dhe baterinë para çdo udhëtimi.-Respektoni rregullat e trafikut: Përdoruesit e trotinetëve duhet të respektojnë të gjitha rregullat e trafikut, përfshirë semaforët dhe shenjat e rrugës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Eksperti i ndërtimtarisë, objekti i ‘Durante Group’ teknikisht nuk plotëson kushtet për banim

Published

on

Eksperti i ndërtimtarisë, Lulzim Dema në seancën përgatitore në rastin ku paditësit  N.M., Xh.M dhe F.M., kanë paditur “Durante Group” për mospërmbushje të kontratës së ndërtimit, tha se objekti për të cilin palët janë në kontest, teknikisht nuk plotëson kushtet për banim.

“Kam vlerësuar dhe konstatuar se teknikisht sipas standardeve, objekti ndërtimor nuk është në kushtet teknike për banim”, tha eksperti Dema, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht, me pajtimin e palëve në procedurë, ku për palën paditëse e pranishme ishte Xh.M., dhe për të paditurin “Durante Group”- avokati Ibrahim Dobruna, u konsideruan të lexuara të gjitha veprimet e ndërmarra nga gjykatësi paraprak.

Paraprakisht, gjykatësi i rastit Shaban Prekalla ka aprovuar propozimin e avokatit Dobruna dhe përfaqësuesit të palës paditëse, avokatit Musa Damati për nxjerrë ekspertizë financiare që të llogaritet fitimi i humbur prej 1 nëntorit të vitit 2006 e deri në datën e përpilimit të ekspertizë.

Më pastaj, seanca vazhdoi me dëgjimin e ekspertit Dema, ku gjykatësi Prekalla njoftoi se eksperti Dema ka përpiluar dy ekspertiza, një për palën paditëse dhe një për palë të paditur.

Eksperti tha se investimet janë bërë nga vetë pala paditëse në objekt, përveç ndërtimit të vrazhdë që e ka bërë pala e paditur “Durante Group”.

“Po, deklaroj se pala paditëse objektet të cilat sipas kontratës dhe marrëveshjes janë dakorduar palët, investimet i kanë bërë të gjitha vetë, përveç punës së vrazhdë ndërtimore…”, tha eksperti Dema.

I pyetur nga avokati Dobruna, eksperti Dema tha se ka poseduar dokumentacione të mjaftueshme për të dhënë përgjigje në detyrat që gjykata ia ka caktuar për të përpiluar ekspertizë.

Po ashtu, ai deklaroi se dokumentacioni i ofruar na pala e paditur ka qenë në kopje dhe nuk kanë qenë të noterizuara si dokumente.

Sipas padisë së ushtruar më 30 gusht 2007, N.M, S.M dhe F.M kanë ushtruar aktpadi për moskryerjen e objektit ndërtimor në afatin e caktuar në bazë të kontratës së lidhur ndërmjet tyre dhe B.G pronarit të “Durante Group Real Estate Development”.

Përmes padisë, është kërkuar nga B.G., që të kryejë objektin e ndërtimit sa më shpejtë dhe t’ua paguajë paditësve të gjitha obligimet financiare deri në dorëzim të çelësave të banesave dhe lokaleve.

Po ashtu, paditësit më 19 shkurt 2021 kanë bërë precizim të padisë duke qenë pjesë e palës paditëse edhe Xh.M. Ata kërkuan që të aprovohet në tërësi padia, ashtu që B.G., të obligohet që për shkak të mospërmbushjes së kontratë të paguajë shumën prej 300 mijë euro.

Ndërkaq, më 26 gusht 2021 Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë aktvendim me të cilin është lejuar ndryshimi i padisë në kuptimin subjektiv për palën paditëse, ashtu që në vend të paditësit S.M i cili ka vdekur, si paditës do të jenë trashëgimtarët e tij- bashkëshortja XH.M dhe fëmijët M.M, E.M dhe E.M.

Mirëpo, i padituri G., më 29 tetor 2021 paraqiti kundërpadi, duke kërkuar nga gjykata që padia e palës paditëse të hudhet poshtë ose të refuzohet në tërësi, duke kërkuar që tani paditësit t’i njihet fitimi i humbur në vlerën prej 49 mijë e 300 euro dhe dënim jomaterial e  dëmtimin  e imazhit në vlerën prej 8 mijë e 500 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

BE dhe Egjipti forcojnë mundësitë e investimeve në Konferencën e Kajros

Published

on

Presidentja e Komisionit Evropian von der Leyen mori pjesë në Konferencën e Investimeve BE-Egjipt në Kajro së bashku me Presidentin egjiptian Abdel Fattah El-Sisi. Konferenca mblodhi së bashku mbi 1,000 përfaqësues të biznesit dhe qeverisë nga të dyja palët me synimin për të përfituar sa më mirë nga mundësitë e shumta të biznesit midis BE-së dhe Egjiptit.

Konferenca pason nënshkrimin e Partneritetit Strategjik dhe Gjithëpërfshirës midis BE-së dhe Egjiptit marsin e kaluar, i cili hapi një epokë të re në marrëdhëniet BE-Egjipt. “Kanë kaluar vetëm 100 ditë që kur hapëm një epokë të re miqësie midis Egjiptit dhe Bashkimit Evropian. Dhe sot, ne tashmë po korrim frytet, “tha presidentja von der Leyen në konferencë.

Presidentja njoftoi përfundimin e mbi 20 marrëveshjeve midis kompanive evropiane dhe partnerëve egjiptianë, me vlerë mbi 40 miliardë euro, në sektorë që variojnë nga hidrogjeni te menaxhimi i ujit, nga ndërtimi te kimikatet, nga transporti në aviacion dhe automobila.

Për më tepër, BE-ja dhe Egjipti nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për një operacion të Asistencës Makro-Financiare prej 1 miliard €. Memorandumi parashtron reformat që Egjipti do të ndërmarrë për të marrë fondet. Veprimet e propozuara të politikave rrotullohen rreth tre shtyllave: promovimi i stabilitetit makroekonomik, përmirësimi i mjedisit të biznesit dhe rritja e konkurrencës së Egjiptit dhe mbështetja e tranzicionit të gjelbër të Egjiptit.

Në përputhje me Partneritetin Strategjik dhe Gjithëpërfshirës, ​​një operacion i dytë prej 4 miliardë eurosh mund të pasojë më vonë, pasi të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli.

BE-ja dhe Egjipti nënshkruan një projekt tjetër për 25 milionë euro, i cili do të fokusohet në trajnimin e të rinjve egjiptianë për të zhvilluar dhe forcuar aftësitë e teknologjisë së pastër dhe dixhitale.

Presidenti von der Leyen përshëndeti nënshkrimin e të dy marrëveshjeve duke thënë se “këto reforma do të nxisin një mjedis më të fortë biznesi, do të tërheqin më shumë investime dhe do të krijojnë më shumë vende pune të mira në Egjipt”.

Presidentja e mbylli fjalën e saj në konferencë me një këndvështrim optimist për të ardhmen e marrëdhënieve dypalëshe dhe për përfitimet reciproke që do të rrjedhin prej tyre: “Në vetëm 100 ditë, ne tashmë kemi sjellë energji të reja në partneritetin tonë. Dhe ky është vetëm fillimi.

Egjipti dhe Evropa janë më afër se kurrë më parë. Pra, ky është një partneritet i vërtetë fitues, si për Egjiptin ashtu edhe për Evropën, për njerëzit dhe për biznesin, dhe sigurisht për të mirën e përbashkët,” përfundoi presidentja von der Leyen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending