Connect with us

Infrastrukturë

Pse ta integroni bambunë në projektin tuaj arkitektonik

Published

on

Duke njohur dhe analizuar mundësitë e shumta arkitekturore të bambusë – një material ndërtimi kryesisht vendas në zonat e ngrohta dhe tropikale – lindin pyetjet e mëposhtme: Si mund të përfitojmë nga cilësitë e tij dhe të përmirësojmë përdorimin e tij në klimat më të ftohta?

Rajone të tilla kërkojnë domosdoshmërisht një nivel të caktuar izolimi termik në mure, dysheme dhe çati – por për këto klima, ne mund të kombinojmë bambu me materiale që e plotësojnë atë.

Penny Livingston-Stark, një stiliste dhe profesoreshë e permakulturës, e cila ka punuar për 25 vjet në fushën e dizajnit rigjenerues të bazuar në materiale natyrore jo toksike, tregonm mundësitë që ofron kombinimi i bambusë me tokën.

Bambu si strukturë + Toka si izolim

Sipas Livingston-Stark, bambuja i jep disa vlera të shtuara ndërtimeve tradicionale me tokë, të tilla si forca në tërheqje dhe aftësia për të mbajtur pesha në hapësira të gjata si çatitë, dyert e gjera dhe dritaret. Për më tepër, ajo zgjeron aftësitë e teknikave ekzistuese strukturore prej dheu, si ato që përdorin argjilën e lehtë të kashtës, argjilën me copëza druri ose teknikën “pajareke”.

Për eksperimentin me “pajareke”, nxënësit ndërtuan një mur duke përzier baltën dhe ujin për të bërë baltë me një konsistencë të ngjashme me atë të shkumës së çokollatës.

Pastaj fijet e gjata të kashtës u mbuluan me përzierje dhe muri u ndërtua midis shtyllave vertikale të bambusë që ishin të rrënjosura në themelet e ndërtesës dhe të lidhura në krye.

Me kërkesë të klientit, pjesë të shkurtra, horizontale të bambusë u shtuan gjithashtu për të lejuar ajrosjen përmes murit, duke instaluar cilindra bambu në një model që të duken si flluska që ngrihen./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Spanja synon të bëhet eksportues i hidrogjenit ekologjik

Published

on

Spanja synon të bëhet eksportues i hidrogjenit ekologjik, sepse vendi ka shumë diell dhe erë, pra shumë mundësi për prodhimin e tij. Por për prodhimin e hidrogjenit nevojitet edhe ujë. Dhe uji është me pakicë.

Kompania autobusëve të kryeqytetit të ishullit Majorka, Palma, ka 200 autobusë. Pesë prej tyre përdorin si karburant hidrogjen të lëngshëm, i cili subvencionohet edhe nga BE. Mbushja e serbatorit zgjat 8 deri 10 minuta dhe është shumë e thjeshtë.

Autobusët me hidrogjen nuk bëjnë fare zhurmë dhe lënë pas vetëm ujë dhe asgjë tjetër. Por kur përdor hidrogjen, në vend të naftës, kjo kushton dyfishin, rreth 35 euro më shumë për çdo 100 kilometra.

Hidrogjen i lëngshëm edhe në hotele

Spanja synon të kthehet në gjigand energjie me të gjitha problemet dhe shancet që sjell. Hidrogjeni i lëngshëm vjen akoma prej pjesës kontinentale të vendit. Por pas disa javësh fabrika e Majorkës do të prodhojë vetë hidrogjen të lëngshëm. Fushat me elementë diellore prodhojnë energji me rrugë ekologjike për të ndarë ujin në hidrogjenin e shumë kërkuar dhe oksigjen.

Në të ardhmen hidrogjenin e lëngshëm parashikohet ta përdorin edhe hotelet dhe kjo mundëson që turizmi të kthehet shpejt në turizëm të qëndrueshëm.

Potencial për konflikte

Por jo të gjithë janë të gëzuar. “Vitin e kaluar patëm kufizime të ujit për konsum. Pishinat nuk u mbushën më me ujë. Lulishtet nuk u ujitën. Të konsumosh sasi të tillë uji për prodhimin e hidrogjenit në një situatë të tillë, është shumë dritëshkurtër.” – thotë një banor.

Impianti më i madh për prodhimin e hidrogjenit në Spanjë ndodhet në brendësi të vendit. Por edhe atje ka pak ujë. Dhe në këto periudha të thata ujin e përdor kryesisht bujqësia, në mënyrë që të luftojë tharjen e bimëve.

Ignacio Urbasos, ekspert energjie pranë Real Instituto Elcano, Madrid medon: “Kjo do të kthehet në konflikt. Në Spanjë energjia e renovueshme prodhohet më lirë në brendësi të vendit. Por aty nuk ka përdorim të ujit të detit dhe ka përdorim të kufizuar të ujrave të zeza. Në brendësi të vendit do të kemi me siguri një konflikt direkt për ujin.”

Muajt e fundit kanë qenë shumë të thata dhe kanë treguar sa e brishtë është ëndërra për t’u kthyer në gjigand energjie./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Skanska fillon punën për rinovimin e stadiumeve në SHBA për Kupën e Botës 2026

Published

on

Skanska ka filluar një projekt për të rinovuar tasin e poshtëm të stadiumit MetLife në East Rutherford, New Jersey, SHBA, në përgatitje për Kupën e Botës FIFA 2026.

Projekti përfshin prishjen e katër qosheve të ndenjëseve para-ekzistuese në të gjithë stadiumin dhe instalimin e një sistemi të ri modular të ndenjëseve prej çeliku.

Projekti gjithashtu përfshin rregullime mekanike, elektrike, audiovizive dhe hidraulike. Për më tepër, projekti përfshin heqjen e 1740 vendeve të përhershme për të zgjeruar dimensionet e fushës për ndeshjet e Kupës së Botës FIFA.

Skanska shton se modifikimet e stadiumit dhe të vendeve do ta bëjnë fushën e lojës më të madhe për të përmbushur kërkesat e nevojshme të madhësisë së FIFA-s, kështu që stadiumi mund të presë tetë ndeshje gjatë gjithë turneut, duke përfshirë finalen.

Për të siguruar ndërprerje minimale në aktivitetin ekzistues të stadiumit dhe oraret e ekipeve, Skanska thotë se ndërtimi do të kryhet në dy faza. Faza I filloi në janar të këtij viti dhe pritet të përfundojë në maj 2024. Faza II do të fillojë në janar 2025 dhe parashikohet të përfundojë deri në maj 2025.

Në vitin 2010, Skanska përfundoi ndërtimin e stadiumit MetLife prej 2.2 milionë metrash katrorë, i cili ishte objekti i parë i ndërtuar për të akomoduar dy ekipe të Ligës Kombëtare të Futbollit (NFL), New York Football Giants dhe New York Jets./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Palestra e sportit në Gjilan në vlerë prej 2.3 milionë euro

Published

on

Palestra e sportit “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan do të rinovohet dhe do të ofrojë kushte moderne për sportistët.

Është nëshkruar momorandum bashkëpunimi nga sekretari i MKRS-së, Xheladin Krasniqi dhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, në praninë e ministrit, Hajrulla Çeku dhe drejtorit të sportit në MKRS, Ibër Alaj.

Ky projekt është investim i përbashkët i ministrisë dhe komunës në vlerë 2.3 milionë euro.

Përmirësim i infrastrukturës sportive në gjithë vendin është njëri ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së Sportit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending