Shtëpia jote, duhet të jetë vendi më i rehatshëm në botë!
Jemi mësuar që në përditshmërinë tonë të përballemi me zyra të ftohta në dimër e të nxehta në verë, dhoma të cilat nuk ngrohen asnjëherë, zhurma që na vijnë nga të gjitha anët. Thënë ndryshe, ne të gjithë e kuptojmë dhe jemi të vetëdijshëm për komoditetin termik.
Impakti i tij është mëse i kuptueshëm, sidomos kur bëhet fjalë për vitin që lamë pas, ku kaluam më shumë kohë brenda sesa jashtë. Trupat tanë janë tmerrësisht të ndjeshëm ndaj ndryshimit të temperaturës. Mungesa e qëndrueshmërisë termike na streson e na shpërqëndron nëse është shumë ftohtë por gjithashtu na lodh dhe na dehidraton kur është shumë nxehtë.
Komforti termik e ka zgjeruar gamën e përfshirjes sociale
Kur ndihemi të parehatshëm, humori jonë ndryshon për keq. Si rezultat, komoditeti termik ka ndikim në qëndrueshmërinë e shëndetit tonë, produktivitetin dhe aftësinë për të menduar qartë. Por ajo që është më e rëndësishmja, hapësirat ekstremisht të nxehta apo të ftohta janë të pashëndetshme, sidomos për moshën e tretë apo të sëmurët.
A mundet që godinat më mirë të izoluara ti boshatisin spitalet nga të sëmurët? Të përmirësojnë performancën akademike? Të parandalojnë aksidentet ose të përmirësojnë produktivitetin e kompanive?
Tashmë ne të gjithë e dimë përgjigjen. Ne punojmë më mirë, mësojmë më mirë, performojmë më mirë dhe ndihemi më të shëndetshëm kur jemi më komod.
Të kuptojmë komoditetin termik
Thjeshtë mendojeni, komoditeti termik është gjendja në të cilën një individ nuk ndien shumë ftohtë ose shumë nxehtë. Sigurisht, të ndjerit shumë ftohtë ose shumë nxehtë është subjektive. Nuk mund ti kënaqësh të gjithë njerzit gjatë gjithë kohës me komoditetin termik. Ja përse u zbulua termi “mesatarja e komoditetit”, e njohur ndryshe edhe si “Vota Mesatare e Parashikur”.
Komoditeti termik është më shumë sesa thjeshtë temperatura. Ai është i ndikuar nga 6 faktor thelbësor.
Niveli jonë metabolik
Rrobat që ne veshim
Ambienti ose temperatura e ajrit
Sa shpejt lëviz ajri në hapsirën përreth
Lagështia e ajrit
Temperatura rrezatuese
Temperatura rrezatuese – temperatura e hapësirave siç janë muret apo dritaret si dhe burimet e nxehtësisë si dielli apo kaloriferi (ngrohësja), kanë një ndikim thelbësor në komoditetin termik. Për shembull, ne mund të ndiejmë nxehtësi në një pjesë të trupit që gjendet përballë kaloriferit, por pjesa tjetër e trupit pranë dritares mund të ndiej ftohtë.
Kjo është edhe arsyeja përse kondicionerët instalohen pranë dritareve, për të përmirësuar temperaturën e tyre rrezatuese. Nëse për një moment e fik ngrohësen, do të fillosh të ndiesh shqetësimin e të ftohtit nëse je afër dritares edhe pse temperatura e ajrit është e njëjta./ Media Ndërtimi.