Connect with us

Infrastrukturë

Pse na duhet themelimi i EKO Fondit?

Published

on

INDEP ka publikuar analizën ‘Politikat e taksimit të karbonit – Rëndësia, sfidat, mundësitë për Kosovën’.

Themelimi i EKO Fondit, përgaditja e legjislacionit, gjithëpërfshirja, shtimi i investimeve në projekte të gjelbra dhe përshpejtimi i bashkimit të tregjeve energjetike me Shqipërinë, janë vetëm disa nga rekomandimet dhe hapat të cilat Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë sa më parë në mënyrë që implemetimi i taksës së karbonit të ketë efekte maksimale.

Bashkëpunimi i akterëve politikë dhe akterëve sektorial, duke përfshirë sektorin e energjisë, trasportit, industrisë dhe sektorëve tjerë që shkaktojnë emetimet të dioksidit të karbonit, sipas kësaj analize do të bënte më të lehtë integrimin e taksës së karbonit në sistemin e brendshëm të politikave të Kosovës.

Gjersa Kosova synon të integrohet në Bashkimin Evropian, fokusi i Bashkimit Evropian është zhvendosur në miratimin e politikave dhe vendosjen e synimeve ndërkombëtare për të luftuar ndryshimet klimatike. Çmimi në karbon është një politikë që Kosova nuk mund ta shmangë, në mënyrë që të sigurojë anëtarësimin në BE.

Duke ditur këtë, integrimi dhe implementimi i taksës ndaj emetimeve të karbonit sa i domosdoshëm, aq edhe praktikë e mirëfilltë e vendeve evropiane, do të ndihmojë Kosovën në shtimin e kapaciteteve gjeneruese nga burimet e ripërtëritshme, në shtimin e masave të efiçiencës së energjisë dhe në dekarbonizimin e plotë deri në vitin 2050./Media Ndërtimi.

 

Infrastrukturë

Pompa e derivateve në Mramor përbënë rrezikshmëri të lartë për ambientin!

Published

on

Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës, Florian Dushi bashkë me përfaqësues të Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. vizituan objektin – pompën jofunksionale të derivateve në fshatin Mramor e cila përbënë rrezikshmëri të lartë për ambientin.

Përveç tjerash, në objektin në fjalë inspektorët e Komunës së Prishtinës kanë hasur edhe në rezervuarë për të cilët dyshohej se ka akoma mbetjet ë derivateve.

Pas inspektimit të drejtpërdrejtë të këtij lokacioni dhe të objektit, Drejtoria e Inspekcionit ka marrë masa mbrojtëse duke e ndaluar hyrjen e personave të paautorizuar në atë lokacion që përbënë rrezik të lartë deri në një vendim tjetër të organeve kompetente komunale./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Aprovohet programi me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh për sektorin e energjisë të Kosovës

Published

on

Bordi i drejtorëve të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) kanë aprovuar Programin Kompakt të Kosovës me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh – investimi më i madh në sektorin e energjisë të Kosovës, si dhe një gur themel që mundëson tranzicionin energjetik të Kosovës.

“Lajm i mrekullueshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Jam falënderuese ndaj ekipeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Kosovës, krenare me ekipin e Kosovës, si dhe e nderuar që kam udhëhequr këto negociata!”, deklaroi ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

KRU Prishtina “dallavere” me pagesat e pranuara nga konsumatorët

Published

on

Paraqitja e pasqyrave financiare, pasqyra e pozicionit financiar duhet të prezantoj pozicionin financiar në datën e raportimit, duke prezantuar gjendjen e aktiveve, detyrimit si dhe kapitalin neto, mbi bazën e të dhënave kontabël në po të njëjtën datë.

Kompania në regjistrat kontabël ka të regjistruar një shumë financiare prej 712,872€ e cila ishte krijuar si rezultat i pagesave të konsumatorëve të ndryshëm ndër vite.

Ne kemi vërejtur se kompania nuk ka dhëna të sakta lidhur me klientët/konsumatorët e tillë dhe si rrjedhojë kjo vlerë ishte regjistruar në zërin kontabël me përshkrimin “Pagesat e pa identifikuara dhe të jashtëzakonshme”.

Sipas zyrtarëve të kompanisë, kjo kishte ndodhur si pasojë e vështirësive në identifikimin e konsumatorëve me rastin e shkarkimit të pagesave nga llogaria bankare.

Sipas zyrtarëve përgjegjës, ky është një problem i bartur që nga fillimi i vitit 2003, kur ka filluar të mbahet në analitikë gjendja e konsumatorëve.

Mos identifikimi i klientëve të cilët kanë paguar në llogari të kompanisë, rritë rrezikun që obligimet e konsumatorëve ndaj kompanisë të mos jenë të sakta, dhe klientët të paguajnë më shumë apo më pak sesa është borxhi faktik.

Rekomandimi i Zyrës së Auditorit është që Bordi i Drejtorëve duhet të sigurojë, që janë marrë veprimet e duhura për të identifikuar konsumatorët, paratë e të cilëve janë grumbulluar në llogarinë “Pagesat e pa identifikuara dhe të jashtëzakonshme” dhe zbritjet e llogarive të arkëtueshme t’i alokohen secilit klientë/konsumatorë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending