Connect with us

Aktuale

Pse liqeni i Ujmanit duhet të shfrytëzohet nga shqiptarët dhe serbët?

Published

on

Ambasada amerikane ia ka dorëzuar Qeverisë së Kosovës raportin për Liqenin e Ujmanit i paraparë në Marrëveshjen e Washingtonit.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar se i ka dorëzuar Qeverisë së Kosovës raportin e studimit të fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit, i cili nga ish-kryeministri Hoti ishte propozuar të quhej liqeni Trump.

Ky studim ishte paraparë të behët në njërën nga pikat e Marrëveshjes së 4 shtatorit në Washington.

“Ambasada e SHBA-së në Kosovë dhe Ambasada e SHBA-së në Beogradit sot i kanë dorëzuar Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë raportin për Liqenin e Ujmanit, kështu duke përmbushur një nga zotimet Marrëveshjes së Washingtonit të 4 shtatorit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës, përcjell Telegrafi.

“Të dyja palët do të pajtohen të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë dhe subjektet e tjera të Qeverisë amerikane në një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë”, thuhet në dokument.

“Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, sigurojnë bashkëpunimin e nevojshëm për Departamentin e Energjisë në SHBA dhe njësive tjera të qeverisë së SHBA-ve duke krijuar grupin punues për studimin e fizibilitetit, duke u fokusuar në: përcaktimi i alokimit teknik ekzistues të burimeve ujore të liqenit; eksplorimi i mundësive, nëse ka, për të avancuar infrastrukturën e liqenit për të optimizuar furnizimin me ujë, për të mundësuar përdorimin për qëllime të tjera (p.sh. ujitje, ujë të pijshëm); dhe Sigurimi që secili rekomandim ose propozim në studim nuk duhet të rrezikojë shfrytëzimin ekzistues të ujit”, thuhej në plan.

Ish-kryeministri, Hoti, e pat mirëpritur propozimin e ambasadorit Grenell që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni i Presidentit Trump, në shenjë nderimi për rolin e tij të jashtëzakonshëm për arritjen e “marrëveshjes historike” për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, si hap i madh drejt marrëveshjes përfundimtare politike, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke”./Media Ndërtimi.

Aktuale

Tjetërsimi i pronës 10 milionëshe, i vazhdohet edhe për dy muaj arresti shtëpiak të dyshuarit

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj masën e arrestit shtëpiak të dyshuarit Afrim Gashi, i cili u arrestua pas hulumtimit të “Betimi për Drejtësi“, nën dyshimin për tjetërsimin e pronës në Veternik, në vlerë rreth 10 milionë euro përmes dokumentit të falsifikuar.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, avokatja e palës së dëmtuar, Saranda Keqekolla-Sadiku.

Ndryshe, Policia e Kosovës më 25 gusht njoftoi për arrestimin e të dyshuarit, në bazë të urdhëresës së gjykatës.

“Policia e Kosovës, respektivisht Sektori për Hetime Financiare nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), me datë 25.08.2023 ka zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente me ç ‘rast është realizuar kontroll në dy lokacione të ndryshme, në një shtëpi dhe në një lokal, nën dyshimin se janë shfrytëzuar për përpilimin e dokumenteve të falsifikuara”, thuhej në njoftim.

Prokurorja e rastit, Nebahate Salihu e kishte konfirmuar se bëhet fjalë për pronën në Veternik, rast ky që është hulumtuar nga “Betimi për Drejtësi”.

“Betimi për Drejtësi” kishte hulumtuar se si një pronë në Veternik  dyshohet se përmes legalizimit të përmbajtjes së rreme dhe mashtrimit, iu është marrë palëve Nexhat dhe Gursel Sadiku, duke kaluar në emër tani të ndjerës Z.H. dhe më pas prona ka kaluar te djali i saj Ylber Hyseni, i cili edhe po hetohet.

I dyshuari Gashi ishte ndaluar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Legalizimi i përmbajtjes se rreme”, “Mashtrim”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas Policisë, hetimi lidhur me këtë rast ka filluar bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë pas dyshimeve të bazuara se i dyshuari Afrim Gashi në bashkëveprim me të dyshuarin Ylber Hyseni, i cili gjendet në arrati, kanë falsifikuar dokumente dhe dyshohet se kanë arritur të tjetërsojnë një parcelë me sipërfaqe prej 9 (nëntë) hektarësh me vlerë të përafërt të tregut rreth 10,000,000.00 euro (dhjetë milionë euro), me ç’rast të njëjtit pasi që kanë bartur pronat në emër të tyre i kanë parcelizuar dhe më pas i kanë shitur ato tek personat e tretë duke i mashtruar.

“Lidhur me rastin gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar dëshmitë si në vijim: 1 (një) pistoletë,  1 (një) karikator me 9 (nëntë) fishekë, 50 (pesëdhjetë) fishekë,  2 (dy) pistoleta me gas,  4 (katër) pushkë ajrore,  2 (dy) llaptopë, 1 (një) shtëpizë kompjuteri, 1 (një) telefon celular, 5680 (pesëmijë e gjashtëqind e tetëdhjetë) euro para të gatshme, 685 (gjashtëqind e tetëdhjetë e pesë) dollar amerikan,  100 (njëqind) franga zvicerane, si dhe rreth 500 (pesëqind) dosje të lëndëve të ndryshme në brendësi të të cilave kishte: Fletë poseduese, autorizime, kopje të planeve, historik të pronave, harta kadastrale (kryesisht të Regjionit të Prishtinës), vendime, kontrata të ndryshme të noterizuara të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhej më tej në njoftimin e Policisë.

 

Ndryshe, kjo pronë, dyshohet se iu është marrë familjes Sadiku përmes manipulimeve dhe dokumenteve të falsifikuara, për çka tashmë janë hapur hetime ndaj të dyshuarit Ylber Hyseni, i cili sipas burimeve brenda Prokurorisë gjendet në arrati dhe gjykata ka lëshuar urdhërarrest për të.

Continue Reading

Aktuale

Shfuqizohet vendimi që parasheh paraqitjen e vërtetimit tatimor për t’u pajisura me certifikatë të pronës

Published

on

Komuna e Prishtinës ka shfuqizuar vendimin që parasheh paraqitjen e vërtetimit tatimor për të gjitha ata që duan të pajisen me certifikatë të pronës, të kopjes së planit apo regjistrim të pronës.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Kadastrës në kryeqytet, Donat Lushaku.

“Pas hyrjes në fuqi (21 korrik 2023) të LIGJIT NR. 08/L-176 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJEVE QË PËRMBAJNË PROCEDURA TË VEÇANTA ADMINISTRATIVE DHE HARMONIZIMIN E TYRE ME LIGJIN NR. 05/L-031 PËR PROCEDURËN E PËRGJITHSHME ADMINISTRATIVE, respektivisht në nenin 111 të këtij Ligji parashihet fshirja e nenit 29 të Ligjit për Tatimin në Pronë – që parashihte pezullimin e shërbimeve komunale si pasojë e mospagesës së detyrimeve ndaj komunës.

Në Gazetën Zyrtare është publikuar tashmë shfuqizimi i rregullores për pezullimin e shërbimeve komunale të nxjerrë nga Kryeministri në vitin 2021.

Nga e hëna, qoftë për nxjerrjen e certifikatës së pronës/kopjes së planit, qoftë për regjistrimin e pronës NUK do të nevojitet VËRTETIMI TATIMOR.”, deklaroi Lushaku.

 

Continue Reading

Aktuale

Panairi i Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale organizohet në Prishtinë

Published

on

Oda Ekonomike e Kosovës  në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës nga data 18-20 Tetor 2023, organizojnë Panairin e Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale  “Prishtina 2023” i cili do të mbahet në Sheshin e qytetit të Prishtinës “Xhorxh Bush”

Me qëllim të vizibilitetit dhe promovimit sa më të madh të bizneseve pjesëmarrëse në këtë panair, këtë vit për dallim nga vitet e tjera  Panairi i Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale do të mbahet në Sheshin e qytetit të Prishtinës “Xhorxh Bush”, në shtëpiza nga druri ndërsa për ndërmarrjet të cilat kërkojnë hapësirë më të madhe do të ju ofrohen tenda. Në këtë panair do të marrin pjesë ndërmarrjet nga Kosova, rajoni dhe më gjerë.

Ky panair do t’ju ofrojë ndërmarrësve vendor, rajonal dhe ndërkombëtar njohuri për zgjerim të mundësive  mbi depërtimin dhe rritjen e pjesëmarrjes në tregjet e huaja, tregje të reja, mundësi ideale për rrjetëzim, krijimin e kontakte, gjetjen klientëve  të  mundshëm që ju çojnë në partneritete, bashkëpunime dhe informata të tjera mbi mundësitë e rritjes dhe zhvillimit të biznesit.

Paraqitja me kohë për pjesëmarrje në panair dhe rezervimi i vendit do të mundësoi që ndërmarrja e juaj të jetë pjesëmarrëse në  manifestimin më të madh ekonomik që organizohet në Kosovë.

Kontakto: Oda Ekonomike e Kosovës- Prishtinë,

Mob: +383 45/653-222 /Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending