Connect with us

Infrastrukturë

Pse kaq pak gjermanë jetojnë në shtëpi apo banesa të blera?

Published

on

Më pak se gjysma e gjermanëve jetojnë në shtëpi apo banesa që i kanë blerë. Shumica jetojnë në banesa me qira. Situata është e ndryshme në jug dhe lindje të Evropës. Pse ka kaq shumë dallime?

Më shumë se 83 milionë vetë jetojnë në Gjermaninë një sipërfaqe prej 357.580 kilometra katrorë. Prej tyre, më pak se gjysma jetojnë në shtëpitë dhe banesat e tyre. Sipas të dhënave të zyrës evropiane të statistikave Eurostat, në vitin 2022, 47 për qind e familjeve gjermane jetonin në banesat e tyre, ndërsa pjesa tjetër prej rreth 53 për qind janë qiramarrës, gjë që e vendos Gjermaninë në fundin e vendeve në Evropë, nëse përjashtohet Zvicra. Rumania, Sllovakia, Kroacia, Hungaria dhe Mali i Zi kanë përqindjen më të lartë sa i përket pronësisë së pasurive të paluajtshme. Në këto vende më shumë se 90 për qind e popullsisë jeton në shtëpinë ose apartamentin e vet. Por pse dallimet janë kaq të mëdha?

“Kazerma rezidenciale”

Gjermania ka një përqindje kaq të vogël të pronësisë në krahasim me Evropën Jugore dhe Lindore, kryesisht për arsye historike. Ato datojnë në shekullin e 19-të, koha pas Luftës Franko-Prusiane dhe themelimit të Perandorisë Gjermane në 1871. Në atë kohë, Gjermania u zhvillua nga një vend bujqësor i vonë feudal në një komb industrial. E kjo do të thotë se njerëzit lëviznin nga fshatrat në qytete për të gjetur punë atje. Prandaj, shumë apartamente të lira duhej të ndërtoheshin shpejt.

Miliona pa vendbanime pas Luftës

Qeveria e re u përpoq të krijonte shpejt një hapësirë ​​të re jetese me ndihmën e një sërë masash dhe njëkohësisht u përpoq të parandalonte rritjen tepër të madhe të qirave për shkak të mungesës së hapësirave të banimit.

Për këtë arsye ndërtimi i banesave u shpall prioritet absolut. “Ndërtimi i banesave është kushti më i rëndësishëm që populli gjerman të drejtohet drejt rimëkëmbjes politike, ekonomike, por edhe etike dhe kulturore”, tha në shkurt 1950 kancelari i atëhershëm Konrad Adenauer, duke folur për krizën e strehimit.

“Një e katërta e banesave u shkatërrua në luftë,” thotë Konstantin Kolodilin nga Instituti Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW). Në disa qytete, shkalla e dëmtimit ishte dukshëm më e lartë. Strehimi është shpallur prioritet kombëtar.

Bumi i banesave në vitet pesëdhjetë

Në vitin 1950 u miratua i ashtuquajturi Ligji i parë për Strehimin. Si rezultat i këtyre masave, më shumë se pesë milionë apartamente të reja u ndërtuan në vitet e pasluftës. Mungesa e banesave ishte e madhe edhe në Gjermaninë Lindore. Në të njëjtën kohë me Ligjin e parë për ndërtimin e banesave në Perëndim, u miratua edhe i ashtuquajturi Akti i Rindërtimit për të nxitur ndërtimin e banesave. Në mesin e viteve 1950, ky ligj inkurajoi ndërtimin e blloqeve të apartamenteve të stilit sovjetik, tipike për Evropën Lindore.

“Në vitet 1950-1960 ndërtoheshin kryesisht apartamente me qira në pronësi të kooperativave të ndërtimit. Si rezultat, kishte një përqindje të lartë të qiramarrësve”, shpjegon profesori Günter Fornholz, i specializuar në historinë e ndërtimit. Që atëherë, norma e qiramarrësit ka ndryshuar pak. Disa ndërtesa u bënë pronë e kompanive të pasurive të paluajtshme, por qiramarrësit mbetën në apartamente.

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending