Disa herë kemi shkruar për rëndësinë e ventilimit të çatisë. Kjo temë është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe çdo element që përbën sistemin e ventilimit duhet të jetë i cilësisë së lartë dhe plotësisht funksional.
Sigurisht, për shkak të faktorëve të ndryshëm, shpeshherë disa elementë të sistemit neglizhohen ose cilësia e tyre vihet në dyshim, por ne në Wienerberger konsiderojmë se çdo element i sistemit është po aq i rëndësishëm dhe nuk devijojmë në fushën e cilësisë.
Pse është e rëndësishme të zgjidhni një shirit ventilimi cilësor?
Shiriti i ventilimit Tondach për kurorë dhe kulmorë ekziston në dy dimensione, gjegjësisht në dy gjërësi, 280 dhe 320 mm, si dhe në disa ngjyra (e zezë, e kuqe dhe kafeje). Prandaj korrespondon me dimensionet dhe llojet e ndryshme të tjegullave dhe tjegullave anësore.
Shpeshherë do të dëgjoni se të gjithë shiritat e ventilimit janë njësoj dhe se paguani vetëm për markën. Megjithatë, gjërat janë krejtësisht ndryshe dhe se dallimet e para vërehen në cilësi sepse çdo markë është aq e fortë sa edhe cilësia e produktit që qëndron pas saj, shkruan Wienerberger.al.
Në rast të shiritit të ventilimit për kurorë dhe kulmorë më poshtë kemi listuar se çfarë duhet t’i kushtoni vëmendje për të njohur cilësinë.
Materiali nga i cili është prodhuar është krejtësisht alumin, ndaj sigurohet qëndrueshmëria e shiritit pas vendosjes. Dimensionet e hapjeve për ventilim janë 2.5 x 4 mm, që janë më të mëdha se hapjet e shumë shiritave që mund të gjenden sot në treg, edhe pse kjo nuk mund të dallohet lehtë me sy.
Lartësia e valëzimit (palosjeve) është 2.8 mm, që është më e lartë sesa tek shiritat e tjerë, gjë që siguron formësimin dhe fiksimin optimal në të gjitha llojet e tjegullave. Faktori i shtrirjes së shiritit të ventilimit Tondach në kurorë dhe kulmorë është deri në 30%, gjë që do t’ju mundësojë ngjitje ideale të shiritit në tjegulla. Prerja tërthore e ventilimit është 362 cm2/m që përputhet plotësisht me standardet evropiane (përfshirë DIN 4108-3 dhe Ö-Norm).
Butili i vendosur në pjesën e poshtme të shiritit i cili shërben që ai të ngjitet si duhet në sipërfaqen e tjegullës ka një shkallë të lartë kohezioni, që do të thotë se ka një shkallë më të lartë ngjitjeje finale.
Kjo është shumë e rëndësishme sepse me kalimin e kohës ndodh që disa shirita të shkëputen për shkak të cilësisë së dobët të butilit dhe kështu humbasin qëllimin e tyre., shkruan Wienerberger.al.
Duke marrë parasysh këtë, blerja e një shiriti me butil më të keq është thjesht humbje parash, sepse qëllimi humbet shumë shpejt.
Gjerësia e butilit të këtij shiriti është 2 x 25 mm që është e mjaftueshme që nën ndikimin e erës shiriti Tondach të mos shkëputet nga tjegullat dhe të mos humbasë qëllimin e tij parësor./Media Ndërtimi.