Connect with us

Aktuale

Projekti unik i “Vlora Marina” – Tërheq studentët e arkitekturës

Published

on

Vlora Marina mirëpriti një grup tjetër studentësh në një vizitë në kantier, këtë herë nga Fakulteti i Arkitekturës në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.

24 arkitektë të ardhshëm vizituan projektin turistik në qytetin bregdetar si pjesë e iniciativës së programit B4Students për të prezantuar studentët nga afër me fushën që studiojnë. Vizita ishte një kombinim i vëzhgimit të punimeve në kantier dhe ndërveprimit me profesionistë të industrisë.

Të shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Arkitekturës, Prof. Fabio Cappani, e pedagogë, grupi i studentëve u takua me Menaxherin e Projektit, Ervin Baçaj, i cili i njohu ata me një prezantim të shkurtër të zhvillimit të tij dhe rëndësinë për komunitetin.

Gjatë turit të tyre eksplorues dhe të mësuarit në mjediset e kantierit të marinës, studentët u njohën me ekipin e inxhnierëve dhe arktektëve të cilët iu treguan rreth teknikave të ndërtimit për pjesën kompozitive dhe funksionale. Aspekte mbi projektin, planifikimin e hapësirës dhe teknologjia e përdorur ishin disa nga çështjet që u diskutuan me Drejtuesin e Kantierit në projektin Vlora Marina, Klarens Mishon.

Dekani Fabio Cappani shprehet: “Popujt përreth Mesdheut janë të ndryshëm, por në të njëjtën kohë ndajnë diçka me njëri-tjetrin. Deti ka qenë gjithmonë një mjet themelor komunikimi për të gjithë këta popuj ndaj, fakti që hapet një port turistik i tillë në Shqipëri është thelbësor sepse e integron vendin në një sistem më të gjerë komunikimi dhe gjithashtu në një pjesë të turizmit që ndoshta momentalisht nuk vjen këtu. Ky projekt do të ndikojë jo vetëm nga pikëpmja ekonomike por edhe nga pikëpamja kulturore”.

Ai vlerësoi gjithashtu praktikat profesionale që ofron Grupi BALFIN. Menaxheri i projektit, Ervin Baçaj theksoi se Vlora Marina do të ketë në përbërje një grup aktivitetësh të cilat e bëjnë unik në llojin e saj. Ndërsa vijoj se do të jenë të hapur të ndajnë përvojnë, risitë dhe sidat e këtij projekti unik me profesionalistët e ardhshëm të fushës, për t’i familjarizuar ata me industrinë.

Vlora Marina është projektuar për t’u shndërruar në nyjen qendrore të zhvillimit të turizmit elitar në Shqipëri. Kahas vendeve të reja të punës që do vazhdojë të krijojë deri në operimin e plotë të saj, porti turistik pritet të kontribuojë mbi 20 milion euro në vit në ekonominë e qytetit nga të ardhurat e portofolit të shërbimeve./Media Ndërtimi

Aktuale

Era Thaqi do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës

Published

on

Era Thaqi ka vizituar NASA-n në vitin 2022, ndërsa këtë vit është pranuar në dy universitete amerikane. Së shpejti ajo do ta përfaqësojë Kosovën edhe në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës, në Japoni.

Në fund të klasës së nëntë, Era kishte filluar të interesohej për kodimin dhe mbajtjen e kurseve të ndryshme.  Me këtë rast i janë ofruar disa mundësi.

Prej këtyre mundësive ajo ka veçuar vizitën në Amerikë, në Virginia Tech University dhe në Agjencinë amerikane të hapësirës – NASA.

Mirëpo, ky nuk është suksesi i vetëm i saj, pasi ajo është pranuar në dy universitete amerikane, me bursë të plotë.Studimi në Amerikë është një realizim ëndrre për të, pasi ajo që e vogël e kishte menduar që të studionte atje.Aplikimi në universitetet amerikane ka filluar që prej gushtit të vitit 2022, ku ajo ka treguar procedurat nëpër të cilat ka kaluar, duke u testuar në ese, dhe teste të standardizume.

18-vjeçarja ka aplikuar në 7 universitete amerikane (4 prej tyre bëjnë pjesë në grupin ‘Ivy League Universities’) dhe është pranuar në dy prej tyre, në Universitetin e Princeton dhe Brown. Si rezultat, ajo ka treguar se cila është fusha që ka zgjedhur ta studiojë në Princeton.

“Studioj në fushën e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, edhe kam vendos me bë një kombinim me neruo-shkencën, për shkak se po du me gjet lidhjen ndërmjet këtyre dy fushave që mundet me pas efekt në zgjidhjen e problemeve” – ka thënë Thaqi për Kallxo.com.

Lajmin se është pranuar në këto univeristete e kishte marrë më 30 prill, dhe kjo e ka emocionar atë, duke u ndjerë jashtëzakonisht e lumtur pasi që ia ka arritur qëllimit dhe i është shpërblyer puna që ka bërë për një kohë të gjatë.Se a mendon që do t’i ndihmojnë mësimet e deritanishme nga shkollimi në Kosovë, Era ka thënë se për nga pjesa teorike mendon që do t’i ndihmojnë, mirëpo në pjesën praktike ajo është dashur vet të interesohet./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Ekspozita “Vizione të aktivizimit të potencialeve të lumit Vjosa” mbahet në Tiranë

Published

on

Në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, të mërkurën më 7 qershor 2023, në ora 10:30, do të mbahet ekspozita “Vizione të aktivizimit të potencialeve të lumit Vjosa”

Kjo ekspozitë vjen si rezultat i punës studimore të bërë nga një grup profesorësh dhe studentësh nga Fakulteti i Arkitekturës e Urbanistikës së Universitetit Politeknik të Tiranës dhe nga Departamenti i Arkitekturës në Pescara, të Universitetit “G. d’Annunzio” të Chieti-Pescara, Itali., në bashkëpunim me Agjensinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, AKPT në Shqipëri./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Ambasadori suedez: Nuk kam informacione se diaspora kosovare po i shpërlan paratë në blerjen e banesave

Published

on

Ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund, ka thënë se ka shumë persona nga diaspora kosovare në Suedi që blejnë banesa në Kosovë. Ai mohoi se ka informacione se në këtë mënyrë mërgimtarët po shpëlajnë paratë.

Ambasadori në emisionin “Kallxo Përnime” ka thënë se do të ishte shumë më mirë nëse ata mund të mbështesin investimet.

“Unë mendoj se vërtetë po i mbështes disa prej ideve të qeverisë aktuale për të krijuar një lloj fondi, një fond sovran, i cili do të mund të kontribuojë me këtë. Por unë jam me fat në kuptimin që diaspora në Suedi nuk më ka pyetur të paktën për këtë” – tha ai.

Ai ka shtuar se ka shumë njerëz që po pyesin se si mund të investojnë në Kosovë.

“Sa i përket korrupsionit, unë nuk kam informacion, unë e di që po financojmë aktivitete kundër korrupsionit në vend, por nuk kam asnjë informacion më të detajuar për këtë” – tha Westerlund

Continue Reading

Trending