Connect with us

Aktuale

Projekti për ndërtimin e objekteve banesore në Lakrishtë ‘rrëzoi’ kryeshefin ekzekutiv dhe dy anëtarë të bordit në NPB

Published

on

Komisioni Komunal i Aksionarëve të Prishtinës ka shkarkuar dy anëtarët e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Banesore  dhe Arbnora Jashanica.

Nga Bordi thonë se ky shkarkim ka ndodhur pas vendimit që Bordi ka marrë për shkarkim të kryeshefit ekzekutiv të NPB-së, Hajdar Hoxha, por i cili vendim nuk ka arritur as të protokollohet.

Anëtari tashmë i shkarkuar i Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Banesore, Bekim Pireva thotë se të enjten e kaluar kishin vendosur unanimisht për shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv të NPB, Hajdar Hoxhës, por atë ditë ata nuk patën mundësi teknike që ta protokollojnë vendimin.

Ndërsa, shtoi se sot gjatë ditës kanë pranuar një vendim nga Komisioni Komunal i Aksionarëve, i cili ka shkarkuar dy nga anëtarët e këtij Bordi.

“Më 14.10.2021 kemi organizuar takimin e Bordit të Drejtorëve me arsyen e shkarkimit të kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes… Unanimisht vendosëm shkarkimin kryeshefit ekzekutiv të NPB, por të njëjtin vendim nuk arritëm ta protokollojmë meqë personat përgjegjës nuk ishin prezent në NPB për të realizuar protokollimin e tij. Për të njëjtin vendim si pasojë e mos mundësisë të protokollimit caktuam takimin e radhës sot, me qëllim që ta protokollojmë vendimin dhe t’ua kumtojmë këtë vendim kryeshefit ekzekutiv. Kjo nuk na u lejua nga nëpunësitë dhe kryeshefit ekzekutiv brenda ndërmarrje banesore… Kur kemi tentuar ta dorëzojmë vendimin kryesueses së Bordit i është dhënë një vendim për shkarkimin e dy nga katër anëtarët e Bordit. Vendimi i tillë ka ardhur si rezultat i presionit me qëllim që të pengohet puna e Bordit për të vendosur ligjshmëri në NPB pasi ne si Bord kemi hasur në shkelje”, u shpreh Pireva për Kosova Press.

Pireva i cili është njëri nga të shkarkuarit sipas vendimit të Komisionit Komunal të Aksionarëve ka treguar se cilat kanë qenë arsyet që i kanë shtyrë ata që të nxjerrin vendim për shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike Banesore.

“Arsyeja që na shtyn për shkaktim të kryeshefit ekzekutiv të NPB janë neglizhenca e kryeshefit ekzekutiv për përcjellje dhe zbatim të projektit në Lakrishtë në përputhje me rregulloret dhe ligjet në fuqi, mos gatishmëria e kryeshefit ekzekutiv për bashkëpunim dhe transparencë ndaj Bordit të Drejtorëve për mos llogaridhënie dhe mos informim. Arsye tjetër është mos respektimi i sugjerimeve dhe kërkesave të shumta të dhëna nga Bordi”, tha ai.

Ndërsa, avokati Skender Musa tha se ndonëse me vendim iu është ndaluar e drejta e ankesës dy anëtarëve të Bordit, ata përsëri do të shfrytëzojnë të drejtën e ankesës.

“Në vendim nuk jepet asnjë arsyetim për përjashtim dhe thuhet se nuk i kanë kryer detyrat e tyre si duhet dhe lidhur me këtë vendim nuk kanë paraparë fare të drejtë ankese… Në këtë kontest, ne konsiderojmë që është shkelur Kushtetuta e Kosovës, respektivisht dispozita që ka të bëjë me ankesa. Pavarësisht që këta dy anëtarë nuk kanë paraparë të drejtën e ankesës, ne do t’i drejtohemi Kuvendit Komunal me ankesë. Nëse Kuvendi Komunal vazhdon në mënyrë arbitrare ta konsiderojë vendimin e ligjshëm, ne do t’i drejtohemi edhe Gjykatës Themelore në Prishtinës – Departamentit për Çështje Administrative”, tha ai.

Aktuale

Festivali të Arkitekturës dhe Dizajnit ‘Concéntrico’, shënon edicionin jubilar në Spanjë

Published

on

Nga 25 prilli deri më 1 maj 2024, në qytetin spanjoll Logroño, Concéntrico përgatitet për edicionin e tij të 10-vjetorit. I parashikuar si një soditje e ndryshimit të mjediseve urbane dhe një mundësi për të ndarë njohuri rreth këtyre proceseve, Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës dhe Dizajnit të këtij viti përfshin formate të reja për të angazhuar një audiencë më të gjerë dhe për të eksploruar kohën si një katalizator për ndryshimin në dizajnin urban dhe social.

Festivali zgjeron programin e tij, duke shfaqur 21 instalime nga dizajnerë të 20 kombësive të ndryshme, përveç disa nismave dhe eksplorimeve të tjera.

Instalacionet urbane përfaqësojnë ndoshta aspektin më të dukshëm dhe më tërheqës të festivalit, duke eksploruar temën përmes dizajnit dhe duke synuar të gjenerojë ndërveprime midis arkitektëve dhe publikut më të gjerë. Që nga viti 2015, festivali ka krijuar mbi 120 instalime urbane.

Këtë vit, arkitektët dhe projektuesit e ftuar propozojnë një shumëllojshmëri të gjerë qasjesh, nga rinatyrëzimi i hapësirave publike, tek riinterpretimi i metodave popullore, ripërdorimi i materialeve nga botimet e mëparshme, krijimi i eksplorimeve përmes lëvizjes ose sfidimi i konceptit të strehimit. Eksploroni listën e plotë të instalimeve urbane të ardhshme të përgatitura për këtë edicion.

Edicionet e mëparshme të festivalit mirëpritën ndërhyrje nga dizajnerë të njohur dhe të ardhshëm, duke përfshirë Studio Ossidiana, Tudor Vlāsceanu Architect, Rintala Eggertsson Architects ose Piovenefabi. Duke hapur biseda rreth komunitetit dhe identiteteve lokale, si dhe çështjeve të përfshirjes, ndryshimit të përkufizimeve të familjeve apo sfidave të ekologjisë, festivali përfaqëson një mundësi për eksplorim përmes dizajnit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Auditohet procesi i lejeve të ndërtimit në Komunën e Prishtinës për periudhën 2021-2023

Published

on

Në vazhdën e zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit për sezonin auditues 2023/2024, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) është duke realizuar auditimin e performancës “Procesi i lejeve të ndërtimit në komunën e Prishtinës” për periudhën 2021-2023.

Auditimi do të vlerësojë nëse komuna e Prishtinës përdori në mënyrë efektive dhe efikase mekanizmat që sigurojnë së ndërtimet e larta janë në përputhje me planifikimet hapësinore, nëse komuna përdori mekanizmat në dispozicion për të siguruar se janë lëshuar certifikatat e përdorimit e që përbëjnë vërtetim të cilësisë dhe sigurisë së ndërtesave për përdorim.

Duke pasur parasysh zhvillimin e hovshëm të ndërtimeve të larta në komunën e Prishtinës dhe sigurimin e kushteve sa më cilësore të banimit, Zyra Kombëtare e Audimit përmes këtij auditimi do të vlerësojë gjendjen aktuale me qëllim të përmirësimit të procesit të lejeve të ndërtimit dhe pajisjes me certifikata të përdorimit në Komunën e Prishtinës.

Zyra Kombëtare e Auditimit vlerëson se është me interes për publikun vlerësimi i procesit të dhënies së lejeve të ndërtimit që nga planifikimi e deri të lëshimi i certifikatave të përdorimit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Rreth 400 ndërmarrje të vogla dhe të mesme priten të përfitojnë grante

Published

on

Sot përfundon afati për aplikim për grante për ndërmarrjet mikro të vogla dhe të mesme, e hapur nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë. Zyrtarë nga KIESA thonë se në tri kategori të ndryshme, pritet t’i kenë rreth 400 përfitues të granteve, ndërsa vlera totale e mbështetjes është 2.5 milionë euro.

Grant-skema për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese në vlerë prej 1.7 milion euro, Grant-skema për certifikimin e produkteve, në vlerë prej 500 mijë euro, dhe Grant-skema për digjitalizimin e bizneseve në vlerë prej 300 mijë euro, janë tri thirrje për aplikim nga KIESA, për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme.

Drejtori i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, Zef Dedaj, në një intervistë për Radio Kosovën, thotë se qëllimi i kësaj mbështetjeje është që të nxitë bizneset për të kontribuuar në ekonominë qarkore dhe për të digjitalizuar bizneset e tyre. Ai thotë se bizneset e udhëhequra nga gratë dhe ato me synim punësimin e grave, do të kenë përparësi më shumë.

“Këtë vit te makineria presim t’i kemi rreth 70 – 80 përfitues, te certifikimi 25 deri në 300, te digjitalizimi i bizneseve rreth 100 kompani përfituese. Kur flasim për grant-skemat e dy viteve të fundit, te digjitalizimi, nga 64 përfitues kemi pasur 34 biznese femra, nga 70 që i kemi pasur për makineri vitin e fundit 9 apo 10 prej tyre kanë qenë të udhëhequra nga femrat. Kriteret bazë të udhëzimit administrativ duhet t’i plotësojnë të gjithë, e në këtë rast kur flasim për biznese të udhëhequra nga gratë, ato kanë pikë më shumë. Dua të theksoj se mjaft shpesh kemi biznese të udhëhequra nga gratë që janë prezentë në panaire”, tha ai.

Ater Arifi, nga Prizreni, ka 23 vjet që merret me artizanate të ngjyrosjes dhe dizajnit. Duke folur për Radio Kosovën, ajo thotë se përkrahjet nga komuna dhe ministria u ndihmojë që të ecin përpara drejt zhvillimit.

“Qe 23 vjet i mësoj gratë në kurse për ngjyrosje në dru, pëlhurë, xhama, stoli dhe prodhim të sapunëve bio. Deri më tash i kemi trajnuar mbi 15 gra që tashmë kanë marrë këtë profesion, e për këtë na ka përkrahur komuna me drejtoritë, grante prej ministrisë dhe shumë gra janë punësuar në Prizren. Kursi zgjat dy muaj, janë teknika të ndryshme. Këto panaire na ndihmojnë shumë. Kemi marrë subvencion para dy vitesh dhe jemi shumë të kënaqur”, theksoi ai.

Edhe Zejxhan Celina, një filigraniste nga Prizreni, thotë se ka biznes individual që merret me stoli filigrani të kombinuar me perla.

“Përfitojmë grante e subvencione, por nuk na japin para për të blerë materialë, ato i jepen për inventarë p.sh makina, tavolina e të tjera. Grantet i marrim vetëm një herë, sepse dy tavolina apo makina nuk na duhen. Organizojmë kurse të ndryshme dhe duhet të aplikojmë për subvencione, sepse Prizreni është një vend që ka shumë turistë dhe duhet ta zgjerojmë kapacitetin e punës dhe ta profesionalizojmë edhe më shumë. Në panaire ne njohim njerëz, shohim produktet tona sepse jo gjithkush ka mundësi t’i shoh”, tha ajo.

Ndryshe, përveç këtyre tri grant-skemave, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, pritet të lansojë edhe tri grant-skema të reja për zhvillim të inovacionit, turizmit dhe artizanateve./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending