Connect with us

Tech

Prishtina nikoqire e kampit rajonal për Inteligjencë Artificiale “AI Startup”

Published

on

Innovation Centre Kosovo (ICK) në bashkëpunim me kompanitë dhe institucionet prestigjoze amerikane Special Competitice Studies Project -SCSP, Plug and Play dhe Programin Compete të USAID Kosovo, po e sjellin edicionin e parë të “AI Startup” – kampit rajonal për inteligjencë artificiale, në Prishtinë, nga data 27 deri më 31 Maj.

Top ekspertë global të Inteligjencës Artificiale dhe liderë të industrisë do ti bashkohen mbi 30 bizneseve inovative nga i tërë Ballkani Perendimor, në edicionin e parë të kampit rajonal për AI, i cili do të mbahet në hapësirat e Innovation Centre Kosovo në fund të muajit Maj.

Përgjatë 5 ditëve, kampi do të ofrojë punëtori profesionale për kompanitë që kanë synim rritjen dhe investimet në aplikimin apo zhvillimin e AI, zbatimin e inteligjencës artificiale në proceset e brendshme të kompanive, sigurinë e të dhënave dhe të drejtat pronësore, bashkëveprimin ndërmjet tech kompanive nga Ballkani Perendimor, dhe qasjen në një numër të madh të investitorëve, përfshirë gjigantin global “Plug and Play”.

Përveç sesioneve të mbyllura për publik, ICK dhe partnerët janë duke punuar në organizimin e ngjarjeve të hapura për komunitetin, të cilat do të organizohen gjatë javës së 27 Majit. Informatat do të publikohen së shpejti në kanalet zyrtare të ICK-së.

Disa nga ekspertët global të cilët do të zbarkojnë në Prishtinë, përfshijnë Dr. Philipp Gneiting (Open Innovation Partner, Plug and Play) dhe ish-udhëheqës i Inovacionit në Mercedes-Benz, Robin Pilling, themeluesin e DAVINCE (Unleashing AI-powered entrepreneurs), Visar Berisha, profesor dhe shkencëtar/ndërmarrës në Arizona State University, Sophia Zhu, ish-menaxhere në kompaninë prestigjoze Unilever, tashmë Konsulente për Strategji dhe Inovacion në Plung and Play, Despoina Dimitrakopoulou, eksperte e IP (pronësisë intelektuale) për korporata, dhe drejtorin e Plug and Play për CEE, Uranik Begu.

Kjo ngjarje e madhe vjen në prag të 12 vjetorit të themelimit të Innovation Centre Kosovo, ndër qendrat lidere në rajon për zhvillimin e ndërmarrësisë, bizneseve startup, teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, shtytjen e talentëve dhe aftësimin e të rinjve në epokën digjitale./Media Ndërtimi

Tech

iPhone i parë i palosshëm i Apple mund të mbërrijë në vitin 2026

Published

on

Apple vazhdon të punojë në një iPhone të palosshëm, i cili mund të arrijë që në vitin 2026, sipas një raporti nga The Information.

Në shkurt, The Information raportoi se Apple ishte në fazat e hershme të zhvillimit të dy prototipeve të palosshme të iPhone.

Por tani, duket se Apple mund të jetë vendosur në një dizajn, pasi The Information thotë se pajisja ka një pseudonim të brendshëm, V68, që tregon “ideja ka kaluar përtej fazës konceptuale” dhe tani është “në zhvillim me furnitorët”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Apple thuhet se është ende duke punuar “për të rrafshuar rrudhat” që shfaqen kur telefoni shpaloset dhe po përpiqet gjithashtu ta bëjë pajisjen më të hollë.

Kjo vërteton raportin e së martës nga DigiTimes, i cili zbulon detaje të ngjashme në lidhje me planet e telefonit të palosshëm të Apple.

Thashethemet e fundit sugjerojnë se Apple po punon gjithashtu për një pajisje të palosshme të ngjashme me MacBook që mund të fillojë të shpërndahet në vitin 2026./Media Ndërtimi

Continue Reading

Tech

Qeveria Kurti ndalon Tik-Tok-un, menjëherë implementohet ndalimi në pajisjet zyrtare

Published

on

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, më 28.06.2024, ka miratuar propozim vendimin që të ndalojë përdorimin e rrjetit social Tik-Tok në të gjitha institucionet publike.

Sipas këtij vendimi të gjithë zyrtarët publik  janë të obliguar ta largojnë aplikacionin në pajisjet zyrtare.

Menjëherë pas miratimit të këtij vendimi, në pajisjet zyrtare është pamundësuar hapja e këtij aplikacioni.

“Bazuar në politikat e qasjes sëë organizatës suaj, qasja në këtë faqe interneti është bllokuar” – është njoftimi që iu del zyrtarëve publikë kur provojnë të kyçen në Tik-Tok.

Kallxo.com ka siguruar një fotografi të një pajisje zyrtare, nga e cila nuk është e mundur të kyçet në rrjetin social Tik Tok./Media Ndërtimi

Continue Reading

Tech

Qeveria e Kosovës pritet të marrë vendim për ndalimin e “Tik-Tok-ut” në të gjitha institucionet publike

Published

on

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Në mbledhjen e sotme e cila pritet të fillojë në ora 14:00, në rend dite janë dhjetë pika.

Ndër të tjera në mbledhjen e sotme të ekzekutivit do të bëhet shqyrtimi i propozim-vendimit për ndalimin e funksionimit të shërbimeve të Rrjetit Social “Tik Tok” në të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës.

Në mbledhjen e sotme po ashtu do të bëhet shqyrtimi i Drafti i Strategjisë Shtetërore Kundër Drogave 2024-2028 dhe Planin e Veprimit 2024-2026, shqyrtimi i Drafti i Strategjisë së Punësimit në Kosovë 2024-2028 dhe Planit të Veprimit 2024- 2025 dhe shqyrtimi i Draftit të Strategjisë së Turizmit të Republikës së Kosovës 2024-2030 dhe Plani e Veprimit 2024-2026./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending