Connect with us

Auto

Prezantohet supermakina ‘Illyrian Pure Sport’ e dizajnuar nga një shqiptar

Published

on

Supermakina e re Illyrian Pure Sport do të mundësohet nga një motor 6.2 litërsh LT2 V8, me 840 kuaj fuqi, shkruan albinfo.ch.

Shpejtësia maksimale pritet të arrijë në 375 kilometra në orë.

Illyrian TSX nga Arrera, po konsiderohet makina e parë shqiptare e realizuar nga Qendrim Thaçi.

Qëndrim Thaqi, themelues i Arrera Automobili, është gati për të promovuar projektin e tij madhor, supermakinën Illyrian Pure Sport, shkruan tutje albinfo.ch.

Ai kohë më parë ka ëndërruar të krijojë super veturën e parë shqiptare, ja ka dalë të bëj realitet ëndrrën e tij.

Illyrian Pure Sport do të jetë makina e parë me standarde ndërkombëtare që do të prodhohet në Shqipëri.

Kjo makinë pritet të jetë një rivale e fortë të Lamborghini Aventador apo Ferrari 812 Superfast.

Makina ngjan edhe me Porsche 9RE, por me disa pjesë dhe nga markat italiane./Media Ndërtimi

Auto

Ford “tërheq” më shumë se 450,000 automjete për shkak të humbjes së mundshme të fuqisë lëvizëse

Published

on

Ford pritet “të tërheq” më shumë se 450,000 SUV dhe kamionçina kompakte në Shtetet e Bashkuara sepse mund të humbasin fuqinë e makinës si rezultat i një problemi të baterisë, tha në një alarm Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada.

Modelet e prekura përfshijnë SUV-të Ford Bronco Sport të prodhuara nga viti 2021 deri në 2024 dhe kamionçinat Ford Maverick të prodhuara nga viti 2023 deri në 2024, konkretisht në 456,565 njësi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

NHTSA tha se Ford zbuloi se një “karikim i ulët” i baterisë mund të rezultojë në një “humbje të aksesorëve elektrikë si dritat e rrezikut, ose të shkaktojë humbje të fuqisë së makinës, duke rritur rrezikun e një përplasjeje”.

“Ne jemi të përkushtuar për të garantuar sigurinë dhe kënaqësinë e klientëve tanë”, tha Ford në një deklaratë për CNN./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

BMW ka ndërtuar disa automjete me tinguj fenomenal.

Published

on

Por, me sa duket vetura e garave M3 GTR e viteve të 2000 mund të marrë “çmimin” për BMW-në me tingullin më të mirë në planet, përcjell Telegrafi.

Ndryshe nga M3 e gjeneratës E46 e cila fuqizohej nga gjashtë motorë, GTR përmban një motor V8 4.9 litërsh i cili jo vetëm që i dha modelit më shumë fuqi, por e bëri atë edhe të tingëllojë shumë më mirë.

Një video e shpërndarë së fundmi nga kanali në YouTube NM2255 shfaq serinë M3 GTR që fillimisht u pa në Mugello të Italisë. Ky model ende e ka motorin origjinal me tetë cilindra dhe transmision automatik me gjashtë shpejtësi.

Dhe është e sigurt të thuhet se ka tingullin më të mirë që keni dëgjuar ndonjëherë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

Mercedes pasi anuloi modelin sedan Maybach, po dizajnon një tjetër automjet të veçantë sportiv

Published

on

Mercedes mund të ketë anuluar modelin e çuditshëm sedan Maybach, por me sa duket po dizajnon në një tjetër automjet të veçantë sportiv.

Raportohet se AMG po zhvillon një EV me katër shifra kuaj fuqi, model ky i cili do të prezantohet në vitin 2026, përcjell Telegrafi.

Supozohet se modeli i ri nuk lidhet me asnjë produkt ekzistues të Benzit, por do të mbështetet nga platforma e ardhshme AMG.EA.

Me madhësi sa Vision AMG, EV i ri do të jetë rival i Lotus Electre dhe modelit të ardhshëm elektrik të Porsche.

Është e paqartë se sa motorë do të ketë, mirëpo të paktën dy janë planifikuar pasi EV do të ketë sistem të lëvizjes me të gjitha rrotat.

Modeli ende i paemëruar me sa duket do të jetë pasardhësi elektrik i AMG GT me katër dyer Coupe.

Ndryshe, thuhet se Mercedes tashmë po bën ndryshime edhe në fabrikën gjermane në Sindelfingen për të akomoduar prodhimin e SUV-ve./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending