Connect with us

Infrastrukturë

Prezantohet një alternativë ekologjike ndaj betonit tradicional në Bienalen e Arkitekturës së Çikagos

Published

on

Për hapjen e edicionit të 5-të Bienales së Arkitekturës së Çikagos, Skidmore, Owings & Merrill (SOM) prezantoi një alternativë ekologjike ndaj betonit tradicional. I quajtur “Bio-Block Spiral”, instalimi është në The Mews në Fulton Market në Çikago. Krijimi u zhvillua me Prometheus Material, një kompani materialesh që ofron materiale ndërtimi të qëndrueshme për një të ardhme me karbon negativ.

Alternativa inovative u krijua duke përdorur mikroalga natyrale që thithin karbonin, të cilat i nënshtrohen një procesi bioçimentimi fotosintetik. Bio Block u krijua si një alternativë ndaj betonit dhe potencialisht mund të zvogëlojë emetimet globale të CO2 deri në 8%. Materiali aktualisht po i nënshtrohet testimit të performancës dhe është i disponueshëm për projekte të ndryshme për të zëvendësuar Njësitë e Masonerisë së Betonit me intensitet karboni (CMU) që përdoren zakonisht në ndërtimet moderne sot.

“The Spiral” ul emetimet e karbonit me një ton metrikë vetëm duke përdorur Bio-Blocks në vend të blloqeve konvencionale të betonit. Në fakt, ajo u ndërtua duke përdorur metodat tradicionale të muraturës nga punëtorë të aftë të sindikatave. Instalimi i lejon pjesëmarrësit e Bienales të vëzhgojnë dhe prekin Bio-Blloqet, por gjithashtu inkurajon vizitorët të dëshmojnë se si materiali reagon ndaj ndryshimeve në erë, lagështi dhe temperaturë gjatë muajve të vjeshtës në Çikago. I krijuar posaçërisht për temën e Bienales të këtij viti: “Kjo është një provë”, ekrani shënon një pikë kthese në udhëtimin drejt një industrie ndërtimi neutrale ndaj karbonit.

Instalimi fillimisht u frymëzua nga përbërja e ngjashme me guaskën e bio-çimentos. I ndodhur në zemër të Tregut Fulton, ai inkurajon vizitorët të largohen nga rrugët e ngarkuara dhe të eksplorojnë prezantimin. Hapësira qendrore e The Spiral ofron pamje të rrugës Halsted, me blloqe të rrotulluara në intervale të rregullta duke krijuar hapje, duke theksuar thjeshtësinë e ndërtimit të bllokut dhe llaçit. Fundet e palosur nxjerrin në pah përshtatshmërinë e formës së bllokut dhe forcojnë integritetin strukturor të instalimit, duke e lejuar atë të qëndrojë më vete. Për më tepër, metodat e patentuara të prodhimit të The Bio-Block Spiral tregohen dhe shpjegohen në një film të montuar në mur që projektohet pas instalimit./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Gjendje e rëndë infrastrukturore në qendrën e Kulturës në Fushë Kosovë – Komuna s’përgjigjet

Published

on

Objekti i Qendrës së Kulturës në Fushë Kosovë është në gjendje të mjerueshme. Përveç se objekt i vjetër, shihet se edhe uji ka depërtuar, muret janë qarë e mbuluara nga myku.

Ambienti nuk duket aspak në nivel as për nga pastërtia e as për nga interieri. Këtu ushtrojnë një grup valltarësh, që jeta e puna e tyre po rrezikohet çdo ditë, raporton Insajderi.

Në këtë objekt ushtrojnë grupi i valltarëve “Ansambli Zëri i Kosovës”, ushtrimet e të cilëve janë ndërprerë për shkak të kushteve të rënda./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Infrastrukturë

Kurti: Procedura e tenderimit për rindërtimin e Stadiumit të Gjilanit në vlerë 15 milionë euro, javën e ardhshme

Published

on

Prej takimit të fundit në tetor 2022, Gjilani sot e ka Qendrën e Re të Mjekësisë Familjare, Mireshi shumë shpejt do të bëhet me çerdhe të re, ndërkaq sot përuruam parkun “Banja” me 17 mijë m2 dhe fillimin e punimeve për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” me vlerë 2.4 milionë euro.

Për vitin tjetër katër janë projektet kryesore:

– Stadiumi i qytetit për të cilin janë ndarë rreth 15 milionë euro. Procedura e tenderimit fillon javën e ardhshme.

– Unaza rrugore që në total do të kushtojë rreth 26 milionë euro e që është buxhetuar për vitin 2024.

– Bulevardi i qytetit në vlerë prej 12 milionë euro me 20 mijë m2, hapësirë publike, me infrastrukturë nëntokësore, me parking nëntokësor, gjithashtu i buxhetuar për vitin e ardhshëm.

– Autostrada e Gjilanit në të cilën po vazhdon puna në sajimin e problemeve që janë paraqitur së fundmi me rrëshqitjen e dheut e që kanë shkaktuar vonesa drejt finalizimit të saj deri në Bresalc, kurse për vazhdimin e saj deri në Dheun e Bardhë tashmë është ndarë buxheti dhe në fillim të vitit tjetër do të fillojnë procedurat e prokurimit.

Kryetari Alban Hyseni ka vazhduar që të paguaj borxhet e komunës nga e kaluara. Për dy vjet në zyre tashmë janë paguar rreth 10 milionë euro, e për vitin e ardhshëm kanë mbetur më pak se dy milionë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Shpejtim Bulliqi shpërblen me tender gjysmë milion euro kompaninë e pronarit të afërm me VV-në

Published

on

Pushteti i Shpejtim Bulliqit në Komunën e Podujevës, ka shpërblyer me tender kompaninë e pronarit të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, Eljesah Podvorica. Kompania “Eing Com” e “El-BAU” në Podujevë ka fituar tenderin për “Mirëmbajtje verore dhe dimërore të rrugëve”, në vlerë prej gjysmë milion euro.

Komuna e Podujevës ka hapur tender për kontratën “Mirëmbajtje verore dhe dimërore e rrugëve”. Tender ky që me datën 10 nëntor të këtij viti iu dha kompanisë “VIA EGNATIA” “VAAKAL” “Natyra”, Prishtinë, me vlerën totale të ofertës 330,268,29 euro.

Por, vetëm pas 19 ditëve kjo kontratë u anulua.

Me 29 nëntor të këtij viti u njoftua se për këtë kontratë është shpërblyer, kompania “Eing Com” e “El-BAU” Podujevë, me vlerë totale të ofertës, 547.492.12 euro.

Ky tender rriti vlerën për 237,224 euro, pothuajse njëfishin e shifrës paraprake.

Eljesah Podvorica, jo rrallë herë është parë në shoqërinë e njerëzve të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Insajderi.org

Në vitin 2021, deputeti i LVV-së, Sali Zyba dhe pronari, Eljesah Podvorica ishin së bashku në një vizitë në Therandë.

Dyshja shihen në një fotografi në shoqëri edhe të disa personave për rreth.

Podvorica, gjithashtu në vitin 2019 ishte parë në shoqërinë e deputetit të VV-së, Nijazi Isakut.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar me pronarin e “Eing Com” e “El-BAU”, Eljesah Podvorica, i cili e mohoi të ketë lidhje me pushtetin e VV-së në Podujevë.

“Une punoj edhe me Mitrovicën, punoj edhe me ndërkombëtarë, edhe atje paskam pushtet a”, tha Podvorica për Insajderin.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe me Komunën e Podujevës, por deri në publikimin e këtij teksti, nuk kemi marrë përgjigjje./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending