Fondacioni Jeshil, me rastin e shënimit të 5 Dhjetorit, Ditës Botërore të Dheut, plehun organik vendor të prodhuar nga pilot projekti Ari i Zi – Pleh Organik Superior e ka shpërnda në tavolinat e 120 deputeteve të Kosovës për të rritur ndërgjegjësimin e ligjvënësve mbi praktikat miqësore ndaj mjedisit të kujdesit për dheun.
“Urojmë për vazhdimin e këtij dialogu dinamik me institucionet e vendit në zhvillimin e reformave të nevojshme të sistemeve ushqimore në Kosovë dhe adoptimin e politikave progresive të drejtuara nga natyra dhe qytetari.
Sipas të dhënave të Tregtisë së Jashtme nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, nga viti 2010 deri 2019 janë importuar në Kosovë plehërues në vlerë totale rreth 255 milion euro (krahasuar me eksportin, në vlerë prej pak më shumë se 1 milion euro). Shumicë dërmuese e plehërueseve të importuar është plehu artificial/kimik.
Dy çështje vihen në pah këtu, ndër tjerash. E para, ekziston një treg në Kosovë për plehërues dhe në të njëjtën kohë po ashtu edhe një çekuilibër tregtar në këtë sektor.
Dita Botërore e Dheut, e cila shënohet me 5 Dhjetor, këtë vit u shënua nën temën e Ndalimit të Kripëzimit të Dheut dhe Rritjen e Produktivitetit, si njëra nga sfidat kryesore për sigurinë ushqimore. Fondacioni Jeshil e shënoj këtë ditë duke lansuar publikisht pilot projektin e kompostimit përmes rritjes komerciale të skrajave në Lipjan, mbështetur nga programi SMS, GIZ Kosovo dhe zbatuar në partneritet me NTP Parajsa dhe Komunën e Lipjanit.
Ky pilot model bazohet në parimet e ekonomisë qarkore, ku qëllimi kryesor është prodhimi i plehut organik cilësor nga skrajat duke i ushqyer me mbeturina bujqësorë, shtazore, letër dhe ato nga përpunimi i ushqimit.

Praktikimi i përdorimit të plehrave organike në mënyrë direkte ndikon në ndalimin e kripëzimit të dheut. Edhe me e rëndësishme, nga nisma të tilla krijohen lidhje sinergjitike lokale që mbështesin zhvillimin rural dhe ndërgjegjësimin mjedisor.
Zhvillimi i kapaciteteve lokale për prodhimin e plehrave organike mundëson zhvillim ekonomik, shëndet publik të përmirësuar dhe mjedis më të pastërt.
Çdo vit Kosova humb nga 800 deri në 1000 hektarë tokë bujqësore. Vit pas viti buxhetet e qeverive qendrore dhe lokale janë derdhur në beton si dhe është lejuar tjetërsimi i tokës bujqësore në tokë ndërtimore.
Mijëra haktarë tokë është dëmtuar dhe rigjenerimi do të jetë shumë i vështirë e në shumë raste i pamundur.
Kosova aktualisht ka vetëm 15 ari për kokë banori, që do të thotë jemi nën limitin ekzistencial.
“Çfarë është e mirë për dheun, është e mirë për atdheun”/.Media Ndërtimi.