Arkitektura dhe planifikimi urban i një qyteti janë projeksion i shoqërisë, i ndryshimeve politike dhe lëvizjes së pushtetit që ndodhin në të, një premisë që i përshtatet veçanërisht Tiranës.
Struktura e saj urbane është formuar nga një proces i vazhdueshëm “tabula rasa”, duke vazhduar edhe më intensivisht sot, përmes zhvlerësimit të së kaluarës për ta zëvendësuar atë me “të renë”, hipotetikisht “bashkëkohoren”.
1 Kjo ka çuar në krijimin e një grupi specifik të veprave arkitektonike, të cilat janë përfaqësueset kryesore të mbijetuara të zhvillimit “organik” të Tiranës, si të ngecura në “limbo”, dhe të perceptimit si “ndërtesa të padëshiruara”.
Kjo gjendje vjen si rezultat i mungesës së formave të ndryshme të ruajtjes arkitektonike, pavarësisht vlerave të pasura historike, kulturore dhe arkitektonike të ndërtesave në fjalë. Duke qenë veçanërisht të prekshme dhe të rrezikuara, mënyra e gjetur për t’i ruajtur këto ndërtesa, në një situatë ku, për ta bërë këtë, vullneti institucional duket se mungon, ishte duke rivendosur ato dhe vlerat që ato përfaqësojnë në vëmendjen e komunitetit, duke aktivizuar përsëri memorien kolektive të komunitetit për to dhe, rrjedhimisht, për qytetin, duke ripërvetësuar kështu qytetin përmes rivlerësimit të tyre.
Mjeti i përdorur është një platformë interaktive e dokumentimit digjital preservingtirana.city, ku e gjithë baza e të dhënave u krijua si një kombinim i kërkimit teorik me intervista etnografike të komunitetit, hartëzim i punës në terren dhe fotografim. Ajo përfaqëson një faqe bashkëpunuese dhe, në të njëjtën kohë, një platformë arkivimi publik, përmes përdorimit të dijeve të hapura (open access), platformave me kod-burim të hapur (open source) dhe licencave të hapura kreative (Creative Commons licences) për përmbajtjen e saj. Meqenëse këto ndërtesa janë pasuri e përbashkët për qytetin, marrja e njohurive rreth tyre dhe pasurimi i kësaj baze të dhënash vjen si një e drejtë dhe përgjegjësi e përbashkët. Prandaj, ky proces i arkivimit të shtresëzimit të historisë në hapësirë, në Tiranë është konceptuar si një proces i vazhdueshëm në kohë, pjesëmarrës dhe i qëndrueshëm.
Fjalë kyçe: preservingTirana, arkitektura, komunitet, dokumentim digjital Preserving Tirana ka lindur si projekt nga ndikimi i disa ngacmimeve dhe katalizatorëve të jashtëm, ku kryesorja, dhe më e rëndësishmja, ka qenë situata ekzistuese urbane në qytetin e Tiranës. Qyteti mjaft kompleks i Tiranës që njohim dhe që jetojmë sot nuk është realisht ndër qytetet më të hershme në Shqipëri, por ka një rrugëtim shumë të pasur shtresëzimi historik në kohë, i cili pasqyrohet qartazi edhe në arkitekturën e pëlhurën e saj urbane.
***
Skenarët e mundshëm të së ardhmes, që unë shikoj për këto ndërtesa, kanë të bëjnë, së pari, me rivlerësimin e tyre, ripagëzimin e tyre, jo vetëm si “ndërtesa të dëshiruara”, por edhe thelbësore për identitetin e qytetit, përmes ripërdorimit dhe rijetëzimit të tyre me ide inovative. Siç thekson dhe aktivistja, gazetarja Jane Jacobs në The Death and Life of Great American Cities (Vdekja dhe jeta e qy v ё ёdh j erikane): “Idetë e vjetra shpesh përdorin ndërtesa të reja, por idetë e reja duhet të përdorin ndërtesat e vjetra.”
Në përfundim, kjo formë dokumentimi është e rëndësishme, sepse ri-sjellja e kësaj arkitekture dhe vlerave që ajo përfaqëson në vëmendjen e komunitetit e mbron atë nga harresa, përfaqëson hapin e parë dhe shumë të rëndësishëm për ruajtjen e tyre. Kjo mënyrë dokumentimi krijon kushtet dhe mundësitë për të hapur shtigje të reja diskursive mbi atë se si kjo e shkuar mund të përdoret në skenarë të mundshëm të së ardhmes. Skenarët e mundshëm të së ardhmes, që unë shikoj për këto ndërtesa, kanë të bëjnë, së pari, me rivlerësimin e tyre, ripagëzimin e tyre, jo vetëm si “ndërtesa të dëshiruara”, por edhe thelbësore për identitetin e qytetit, përmes ripërdorimit dhe rijetëzimit të tyre me ide inovative. Siç thekson dhe aktivistja, gazetarja Jane Jacobs në The Death and Life of Great American Cities (Vdekja dhe jeta e qy v ё ёdh j erikane): “Idetë e vjetra shpesh përdorin ndërtesa të reja, por idetë e reja duhet të përdorin ndërtesat e vjetra.
(Hulumtim nga JORA KASAPI- Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit)./Media Ndërtimi.