Connect with us

Turizëm

Pishina më e madhe në botë gjendet në Kili, ka një madhësi prej 8 hektarë

Published

on

Resorti San Alfonso Del Mar në Algarrobo të Kilit është ndër vendet më të preferuara për të kaluar pushimet nga turistët e kontinentit Amerikan.

Me një madhësi prej 1200 dhomash e po ashtu edhe rreth 200 apartmente të veçanta, San Alfonso Del Mar është ndër resortet më të mëdha në kontinentin Amerikano jugor.

Por atraksioni kryesor i këtij resorti është diçka tjetër.

Shumë prej pushuesve zgjedhin të kalojnë pushimet aty shkaku i pishinës.

Kjo pasi pishina e San Alfonso Del Mar është pishina më e madhe në botë, e njohur edhe nga libri i rekordeve Guinness, në vitin 2006, vit ky kur edhe ishte lëshuar për përdorim.

Madhësia e pishinës është 8.2 hektar dhe ka një gjatësi prej 1 kilometër, ndërsa përmban rreth 250 milion litra ujë deti.

Mirëpo e veçanta e kësaj pishine është se uji i detit i cili merret nga Oqeani Paqësor së pari kalon në faza të filtrimit dhe pastaj përfundon në pishinë.

Por jo gjithkush mund të e shijojë këtë pishinë, pasi të drejtë për të shfrytëzuar atë kanë vetëm turistët të cilët qëndrojnë në hotel./Media Ndërtimi

Turizëm

Në Llogara ka mal, det, borë dhe plazh

Published

on

Ministrja shqiptare e Turizmit, Mirela Kumbaro ka postuar sot pamje nga Maja e Qorres në Parkun Kombëtar të Llogarasë në jug të vendit.

Në fotot e shpërndara shihen pamjet magjepsëse të malit me borë dhe bregdetit, një peizazh i veçantë për të gjithë adhuruesit e natyrës.

Kumbaro shkruan në Facebook: “Edhe mal, edhe det; Edhe borë, edhe plazh”.

Ky kombinim i rrallë në këtë periudhë të vitit mbetet për t’u vizituar. Zona e Llogorasë ofron shumë mundësi për turizëm malorë me hotele dhe restorante që edhe gjatë dimrit mirëpresin vizitorë të shumtë, kryesisht nga Vlora./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Turizëm

Kosova destinacion turistik në Panairin e Turizmit në Holandë

Published

on

Kosova ka qenë një nga destinacionet për turizëm të promovuara nga agjencitë turistike në kuadër të Panairit më të madh të turizmit në Holandë, që po mbahet në qytetin e Utrechtit nga 12 deri më 15 janar.

Në hapje të kësaj ngjarjeje, Ambasadori Dren Doli takoi edhe kryetaren e Utrechtit, Sharon Dijksma, me të cilën shkëmbyen diskutime rreth potencialit kulturor e turistik të Kosovës./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Turizëm

Vjosa në top listën e vendeve për t’u vizituar sipas The New York Times

Published

on

Mbrojtja e Vjosës, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës, nuk ka qenë e lehtë. Pas një dekade projektesh të propozuara që kërcënonin të ndryshonin rrjedhën, ekosistemet e saj të panumërta dhe luginat, qeveria shqiptare u angazhua qershorin e kaluar për të krijuar Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa.

Është ky përshkrimi që gazetari Alex Crevar ka bërë në një artikull të The New York Times që sugjeron 52 vende për t’u vizituar në vitin 2023.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar lajmin duke vënë në dukje se Vjosa është ndër propozimet e para të prestigjiozes amerikane.

Sipas tij viti 2023 është viti i Vjosës./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending