Connect with us

Aktuale

Pezullohet tenderi, një kompani u rekomandua kundërligjshëm për riparimin e rrugës në Mazgit

Published

on

Pa u mbushur një vit nga asfaltimi i rrugës magjistrale Prishtinë – Mitrovicë, një pjesë e rrugës në Mazgit, ishte shembur në janar të vitit 2020. Ministria e Infrastrukturës në fillim të nëntorit kishte nisur procedurat tenderuese për riparimin e saj, por procesi është pezulluar nën dyshimin se ministria procedoi kundërligjshëm.

Komisioni i formuar nga ministria kishte vlerësuar se dëmet e shkaktuara nga shembja e dheut janë rreth 346 mijë euro. Këtë shumë e kishte vendosur edhe në dosje të tenderit si ofertë të përafërt për kompaninë garuese, shkruan lajmi.net.

Për kontratë është rekomanduar grupi N.T “Fer -Petroll” & “SH.Drini Company” SHPK me një çmim prej ofertë 269.996, 32 euro.

Rekomandimi për kontratë i këtij konzerciumi nga ana e ministrisë, po konsiderohet si proces i dyshimtë. Kjo pasi një ekspert i Organit Shqyrtues të Prokurimit ka kërkuar që ofertat të kthehen dhe një herë në rivlerësim nga e para, ngase, sipas tij, kompania “Fer -Petroll”, konkretisht pronari i saj, Mehdi Gjoka është i dënuar me Aktgjykim të formës së prerë dhe kjo sipas ligjit ia ndalon pjesëmarrjen në prokurim publik për 10 vjet.

“Operatori ekonomik duhet te përmbush kërkesat mbi përshtatshmërinë të Ligjit mbi Prokurimin Publik në Kosovë, Ligji Nr. 04 L042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, d) Vërtetim nga një Gjykatë kompetente ku vërteton se drejtuesit, menaxheret e saj gjatë dhjetë viteve të kaluara nuk janë shpallur fajtor nga një gjykatë kompetente për kryerjen e një vepre penale ose civile duke përfshirë praktikat e korrupsionit, larjen e parave, dhënien e mitos, avantazhe ose aktivitetet e ngjashme”, thuhet në dosjen e këtij tenderi tek pika (D), e cila është kërkuar që të përmbushet nga garuesit.

Me pretendimin se është shkelur ligji, pasi ishte shpallur fituesi, në OSHP ishte ankuar grupi i konzorciumit N.N “100% Desing” SHPK & K.N.P.SH “Papenburg& Ardiani Compaly”.

Eksperti shqyrtues i OSHP, Ilaz Popaj, e ka hartuar raportin e ekspertizës më datë 10 janar 2022, ku ka rekomanduar panelin që të anulohet njoftimi për dhënie të kontratës dhe lënda të kthehet edhe njëherë në rivlerësim, pasi ka gjetur shkelje kur është rekomanduar për kontratë grupi i kompanive.

Eksperti ka gjetur se “bazuar në certifikatën e gjykatës themelore, dega në Drenas, me të cilën ka ofertuar kompania, rezulton që Mehdi Gjoka ka Aktgjykim nr 600 /16 të formës së prerë për një dënim të kushtëzuar për 6 muaj. Lidhur më këtë vendim OE “Fer -Petroll” më datë 06. 12. 2021 ka dorëzuar një deklaratë nën betim në të cilën ka sqaruar se ky aktgjykim 600/16 nuk ka të bëjë me çështjet të cilat janë cekur në pikën d) të kërkesës së dosjes së tenderit për kryerjen e një vepre penale ose civile duke përfshirë praktikat e korrupsionit, larjen e parave, dhënien e mitos, avantazhe ose aktivitet e ngjashme”./Media Ndërtimi.

Aktuale

Një pronar restoranti ‘punëson’ robotë pasi nuk arrin të marrë staf

Published

on

Një pronar restoranti në Bregun e Amalfit ka ‘punësuar’ dy robotë të prodhuar në Kinë për të pritur në tavolina pasi nuk ka arritur të marrë staf të mjaftueshëm.

Mario Parlato, pronar i restorantit La Terrazza delle Sirene në Sorrento, tha se ishte “lodhur” nga të rinjtë që kërkonin pushimin e fundjavës dhe tha se ishte “i lumtur që mori këtë vendim për të përdorur pajisje të pajisura me AI”.

Ai tha se robotët nuk do të zëvendësojnë kurrë plotësisht personelin njerëzor.

“Mund të shoqërojnë klientët në tavolinat e tyre, të sjellin pjatat dhe pijet, por mirësjellja dhe ‘simpatia’ e atyre që bëjnë këtë punë janë të pazëvendësueshme”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

MINT-i në kërkim të inspektorëve të rinj, shpallet konkursi

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka shpallur konkurs për pranim të inspektorëve të rinj.Në konkursin e shpallur, MINT-i po kërkon 21 inspektorë.

“Nëse jeni gati të ndërtoni një karrierë në fushën e inspektimit dhe të jepni një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin, kjo është mundësia juaj!” thuhet në njoftim.Duke bashkëngjitur vegëzën për aplikim, MINT-i bën të ditur se inspektorët e rinj do të kenë përgjegjësi të larta në zhvillimin e mbikëqyrjes dhe formalizimit të tregut në vend.

Ky është njoftimi i plotë:Njoftim për Konkurs:Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë shpall konkurs për pranimin e 21 inspektorëve të rinj!

Nëse jeni gati të ndërtoni një karrierë në fushën e inspektimit dhe të jepni një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin, kjo është mundësia juaj!

Afati për aplikim: deri më 3 maj 2024Aplikoni tani në portalin për rekrutim elektronik:konkursi.rks-gov.net,tek shpallja Inspektor i Tregut, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.Inspektorët e rinj do të kenë përgjegjësi të larta dhe do të japin një kontribut të veçantë në zhvillimin e mbikëqyrjes dhe formalizimit të tregut në Republikën e Kosovës.

Të gjithë aplikantët me kualifikimet e nevojshme janë të inkurajuar të aplikojnë dhe të ndajnë këtë mundësi me miqtë dhe të njohurit e tyre!Për informacione të mëtejshme dhe për procedurën e aplikimit, vizitoni vegëzën: https://mint.rks-gov.net/page.aspx?id=1,147

Continue Reading

Aktuale

Energjia elektrike në Kosovë më e lirë për konsum mbi 800 kWh

Published

on

Kosovë, energjia elektrike më e lirë për konsum mbi 800 kWh – Fejzullahu: Kjo masë ndikon 25% të konsumatorëve të Kosovës

Shteti i Kosovës ka vendosur një ulje të tarifave të energjisë për konsumatorët që përdorin më shumë se 800 kWh në muaj dhe për bizneset. Kjo vendosje ka ardhur pas një periudhe vlerësimi dhe kujdesi të madh në raport me nevojat dhe aftësitë ekonomike të qytetarëve të Kosovës.

Ymer Fejzullahu, kreu I zyrës së rregullatorit për energji, ka bërë të ditur se kjo masë synon të ndikojë në vetëm 25% të konsumatorëve të energjisë në Kosovë. Ai ka shtuar se një prej qëllimeve të kësaj vendosjeje është që të kundërshtohet tendenca e kompanive për të kërkuar rritje të çmimit të energjisë elektrike, duke e bërë atë më të qasshme për qytetarët dhe bizneset.

Fejzullahu gjithashtu ka përmendur faktin se vendosja e bllok-tarifës është një hap i rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të efikasitetit dhe transparencës në sektorin e energjisë. Ai ka theksuar se, megjithëse ky vendim ka prekur rreth 25% të konsumatorëve, 70% janë mbetur të paprekur, duke reflektuar një ndërhyrje të kujdesshme dhe të përgjegjshme të autoriteteve për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe të mbajnë një balancë të qëndrueshme në treg.

Në kujtesën e tij, Fejzullahu ka rikujtuar vitin 2017, kur heqja e bllok-tarifave u shoqërua me një rritje të paparë të konsumit të energjisë elektrike. Ai ka theksuar se kjo rritje e papritur ishte në kundërshtim me direktivën e Bashkimit Evropian dhe ishte një nxitje e dëmshme për ambientin. Kjo histori e mëvonshme bën që vendosja e kësaj bllok-tarife të jetë edhe më e rëndësishme për të parandaluar rikthimin në situata të ngjashme.

Continue Reading

Trending