Po afrohet fundi i vitit 2023 dhe prodhuesit e makinave tashmë kanë treguar se cilat modele nuk do të jenë më në shitje gjatë vitit të ardhshëm.
Këtu kemi një pasqyrë të shkurtër, duke përfshirë vetëm pesë modele që ose nuk do të prodhohen më, ose modeli i tyre për vitin 2024 do të jetë i fundit në serinë e tyre, transmeton Telegrafi.
Audi i thotë lamtumirë modelit sportiv R8 pas 17 vitesh.
Ai bazohet në modelin Lamorghini Gallardo, dhe prototipi i parë u shfaq në panairet në Gjenevë dhe Frankfurt në 2003.
Ajo u prezantua zyrtarisht në vitin 2006 në Paris.
Audi TT hyn në histori pas plot 25 vitesh.
Kjo veturë sportive mbijetoi për dy dekada e gjysmë, pasi prodhuesi vendosi që koha e saj kishte mbaruar.
Modeli i fundit në Britaninë e Madhe do të jetë Final Edition, ndërsa në SHBA modeli i lamtumirës është RS Heritage Edition.
Gjenerata e shtatë Fiesta mund të gjendet ende në Evropë, por kjo merr fund këtë vit.
Ford planifikon të zëvendësojë Ford Fiesta-n me një version të ri, 100 për qind elektrik të crossover-it Puma.
Vetura më e vogël e prodhuar nga Kia është shitur globalisht që nga viti 1999 dhe modeli i vitit 2024 do të jetë i fundit i këtij lloji.
Është interesante se është një nga veturat më të lira në SHBA, me një çmim fillestar prej rreth 18 mijë dollarë.
Ky vit do të jetë i fundit për C-Class, si për versionet e konvertueshme ashtu edhe për atë coupe.
Vitin e kaluar, klasa A hyri në histori dhe duket se kjo linjë makinash Mercedes nuk do të mbijetojë as në vitin 2023./Media Ndërtimi