Një prej zonave me gjendjen fizike më të rënduar në Qendrën Historike të Prizrenit po rijetësohet.
Tashmë kanë përfunduar ndërhyrjet restauruese në shtëpinë e familjes Morina që ndodhet në rrugën Marin Barleti, shtëpi kjo e ndërtuar në shek. XIX që ka vlera të larta historike, arkitektonike, tipologjike dhe ambientale.
Në kuadër projektit të rijetësimit parashihen ndërhyrjet restauruese në shtëpitë e përzgjedhura në rrugën Marin Barleti, po ashtu rehabilitimi urban, përfshirë rregullimin e dyshemesë, fasadave, ndriçimit dhe mobilerisë urbane.


Rruga Marin Barleti paraqet një dëshmi të zhvillimit historik urban të qytetit, ku struktura e vjetër e cila ka mbijetuar deri sot e fragmentuar, luan rolin e një shënjuesi të historisë./Media Ndërtimi.