Connect with us

Infrastrukturë

Për projektin 120 milionë euro në Lakërishte, Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë

Published

on

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj 8 personave me inicialet: H. H., L. M., A. J., Xh. L., B. P., D. K., G. Sh., dhe V. M., për keqpërdorim të detyrës zyrtare, lidhur me ndërtimin e një kompleksi banesor në lagjen “Lakërishte” të kryeqytetit, për të cilën KALLXO bëri hulumtim.Përveç akuzës për keqpërdorim të detyrës zyrtare ndaj H. H. rëndon edhe akuza e lidhjes se kontratës së dëmshme.Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, prona e cila është objekt akuze është sekuestruar me urdhër të Gjykatës.

Me rastin e ngritjes së aktakuzës, Prokuroria i ka propozuar Gjykatës që e njëjta pronë të konfiskohet dhe t’i kthehet pronës publike.

Çka tregonte Hulumtimi i KALLXO?

Më 04.11.2021, në Kallxo.com ishte publikuar hulumtimi që pikërisht tregonte për projektin e dyshimtë të Ndërmarrjes Publike Banesore, në vlerë 120 milionë euro, për ndërtimin e një kompleksi banesor në lagjen “Lakërishte” të kryeqytetit.

Në këtë hulumtim tregohet se si ish-bordi i drejtorëve kishte shkarkuar kryshefin ekzekutiv të NPB-së, Hajdar Hoxhajn, në pretendimet për shkelje ligjore gjatë projektit në Lakërishte.

Vendimi për shkarkimin e kryeshefit nuk ishte protokuluar nga stafi i NPB-së dhe si rrjedhojë tre ditë më pas, aksionarët e Ndërmarrjes kishin shkarkuar dy anëtarët e Bordit.

Gjithashtu, në hulumtim tregohet për procedurat e dyshimta të përzgjedhjes së kompanive fituese, kufizimin e konkurencës, mungesën e transparencës si dhe shkaktimin e rrezikut ndaj banorëve për rreth tokës ku synohet ndërtimit i projektit, përmes ekspozimit ndaj materialeve me përmbajtje të azbestit.

KALLXO.com në vitin 2022 kishte raportuar se Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), kishin tentuar në mënyrë të fshehtë që të bëjnë caktimin e kufirit të pronave të tyre, në lagjen ‘Lakërishte’ të Prishtinës.

Caktimi i kufirit të pronës kishte pasur synim që t’i hapë rrugën projektit të dyshimtë të NPB-së në vlerë prej 120 milionë euro, për ndërtimin e këtij objekti.

Edhe pse kjo çështje ishte duke u hetuar nga Prokuroria dhe Ministria e Mjedisit e kishte pezulluar projektin, për shkak të skandalit me mbetje të azbestit në lokacionin ku po synohej ndërtimi, NPB dhe AKP kishin tentuar që të vazhdojnë procedurat.

E po ashtu edhe në 2021 ishte raportuar edhe për rebelimin e banorëve të “Lakrishtës”, kur në lagjen e tyre me shpejtësi dhe pa debat publik e panë të rrënohet një objekt me material asbesti, i cili vlerësohet të jetë kancerogjen.

Por, kjo nuk duket të ishte e vetmja gjë e kalbur në historinë e rrënimit dhe ndërtimit të kompleksit të ri banesor që planifikohet të bëhet aty nga Ndërmarrja Publike Banesore, NPB, e Komunës së Prishtinës.

Historia për të ndërtuar diçka të re në këtë pjese profitabile të Prishtinës nis me aksionarët e NPB-së, të cilët në fund të vitit të kaluar e ndërruan statutin e NPB-së dhe bënë rregullore të re, për t’i hapur rrugë këtij investimi. Pas ekspozimit të shkeljeve të bëra në këtë projekt dhe pezullimit të punës nga Ministria e Mjedisit, bordi i NPB-së mori vendim për të shkarkuar Hajdar Hoxhën, drejtorin e NPB-së.

Por, vendimi për shkarkim të kryeshefit nuk arriti të protokolohej për tri ditë. Kjo kohë u shfrytëzua nga aksionarët e NPB-së, Dren Kukaj, drejtor i mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës dhe Genc Sherifi, asamblisti i PSD-së, që të shkarkojnë bordin, duke e lënë në punë kryeshefin që të shtyjë përpara projektin ndërtimor, të cilin Ministria e Mjedisit e quan joligjor. Dy aksionarët e ndërmarrjes, të dy të lidhur me ish-partinë e Shpend Ahmetit, i kanë zëvendësuar katër anëtarët e shkarkuar të bordit me katër persona të tjerë, pa kurrfarë konkursi publik.

Krejt kjo ndodhi disa muaj para se Shpend Ahmeti, kryetari i Komunës, të dorëzojë mandatin si kryetar dhe të mos kthehet më pasi që nuk kandidonte për mandat të ri.

Hapja e udhës për këtë investim të kontestuar në tokën profitabile në qendër të Prishtinës në fund të mandadit të tij, kishte hapur debat për parregullsi të shumta që kishin filluar të hetohen nga Policia e Kosovës./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Published

on

Në Shqipëri gratë dhe vajzat po depërtojnë edhe në industrinë e prodhimit të automjeteve. Arjeta Puca themeluese e kompanisë “Timak”, që bazohet në punën e vajzave, në pak vite ja ka dalë të prodhojë disa qindra të tilla, së fundi dhe prototipin e makinës së parë të blinduar ushtarake, e cila do të ekspozohet në panairin Eurosatory në Paris. Nën moton “gratë në timonin e ndryshimit” zonja Puca po ndërton të ardhmen e saj në Shqipëri, pas kthimit nga emigracioni.

“Pas 25 viteve, të ngarkuara me mall për Shqipërinë, më në fund e vendosa të kthehem. Në familje vazhdimisht dëgjoja të thuhej “do kthehemi në Shqipëri”. Nuk dija asgjë, thjesht kisha mallin për vendin tim”- nis rrëfimin për Zërin e Amerikës, Arjeta Puca, themeluese e Kompanisë “Timak”, shkruan Telegrafi.com

Arjeta është vajza nga Dibra që pas vitesh 25 vitesh vendosi të rikthehet në Shqipëri, prej nga ishte larguar me prindërit në fillim të viteve 90 në moshën 4 vjeçare, në Ankara të Turqisë. E arsimuar në degën e inxhinierisë kompjuterike, me një përvojë pune në Japoni dhe Gjermani, ajo vendosi të sjellë me vete gjithçka kish fituar krah prindërve të saj. Ata zotërojnë një kompani për prodhimin e makinerive borëpastruese si dhe të atyre për panelet diellore prej gati 20 vitesh në Ankara. Fillimi pas rikthimit 9 vjet më parë ishte i vështirë.

“ Fillimi ishte i vështirë, nuk dija mirë gjuhën, nuk kisha shoqëri, e ndjeja veten të izoluar. Përpiqesha të krijoja rrjetin e duhur të komunikimit, të mësoja sa më shumë. Ka qenë më shumë mësim dhe krijim i njohjeve të reja. Kam mësuar jashtë mase shumë. Puna ime

e parë, ka qenë shitja e automjeteve borëpastruese. Nuk ka patur shumë kërkesë dhe bëja çdo punë tjetër”- tregon Arjeta.

Por ajo nuk dorëzohet, dhe krijon Kompaninë “Timak” si një nismë për shtimin e produkteve “Made in Albania”. Gjatë fillimeve të punës që bazohej në tregëtimin e automjeteve të ndryshme, Arjeta tregon se e tërhoqi autoambulanca dhe ja doli ta prodhojë atë për herë të parë në Shqipëri.

Arjeta është e rrethuar nga 15 vajza. Ka zgjedhur të punojë me to, të ofrojë dhe të marrë prej tyre më të mirën. Ato janë duke i dhënë dorën e fundit projektit për Shotën.

“Nuk është projekti i parë kaq sfidues. Na pëlqejnë sfidat dhe gjithmonë i marrim përsipër. Nuk i themi jo asnjë oferte dhe projekti të ri”- thotë ajo.

Por i gjithë ky pasion i Arjetës ka një bazë të fortë trashëgimie që është babai i saj Shpëtim Puca. Ka dashur që Arjeta si fëmija i dytë pas një vajze të jetë djalë, – “por sot jam krenar për të”- tregon ai për Zërin e Amerikës.

“Gjithmonë kur kishte Arjeta ndonjë problem gjatë punës i thosha, çfarë të bëj unë që nuk kam baba se ti e ke babain, mos u shqetëso. Për çdo gjë e kam ndihmuar”- shprehet Shpëtim Puca, babai i Arjetës.

“Arsyeja që unë jam këtu është babai. Më ka marrë me vete në punën e tij që 9 vjeç. Jam mësuar të shoh hekura apo vajin hidraulik. Është me të vërtetë arsyeja kryesore që unë merrem me këto gjëra. Gjithmonë më ka mbështetur dhe asnjëherë nuk më ka thënë, ti nuk e bën dot këtë apo atë punë. Që fëmijë më ka dhënë çekiçin apo mjete të tjera në dorë”- tregon Arjeta.

Dhe teksa ndjek çdo detaj në momentet e fundit para se kjo makinë ushtarake për mbrojte të dalë nga shtëpia e prodhimit, ajo rrëfen synimin e saj për familjen.

“Qëllimi final është që ne të gjithë si familje të realizojmë ëndrrën tonë, për t’u kthyer në Shqipëri”- thotë ajo.

Qindra automjete kanë në thelb përkushtimin dhe punën, e 15 vajzave të kompanisë “Timak” me në krye Arjetën, së fundi edhe Shota e cila po nis rrugëtimin drejt Parisit. Tashmë ajo është për to një ëndërr e realizuar./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Me shume se gjysma e Gazës është shkatërruar nga lufta

Published

on

Shkatërrimi i gjerë i shtëpive dhe mungesa e përgjithshme e sigurisë ka shtyrë pothuajse të gjithë njerëzit në enklavë në zhvendosje, duke kërkuar siguri diku tjetër.

Numri në enklavën palestineze që nga 7 tetori ka qenë të paktën 37,337 të vdekur dhe 85,299 të plagosur, sipas të dhënave nga Ministria lokale e Shëndetësisë e menaxhuar nga lëvizja islamike Hamas./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Përballë deficitit prej 19 miliardë eurosh, a është i dënuar megaprojekti Rail Baltica?

Published

on

Zyra Kombëtare e Auditimit të tre vendeve evropiane – Estonia, Letonia dhe Lituania – lëshoi ​​një raport të përbashkët auditimi dhe një deklaratë për shtyp, e cila hodhi dyshime mbi fizibilitetin financiar të hekurudhës ndërvendore të planifikuar Rail Baltica, duke thënë se kostoja e parashikuar fillimisht është rritur ‘katërfish. në shtatë vjet, dhe mund të shkaktojë një deficit nga 10 deri në 19 miliardë euro (11 deri në 20 miliardë dollarë).

Në terma të hapur, raporti tha se përfundimi i projektit në qëllimin e tij aktual nuk është një siguri, dhe ndoshta edhe e pamundur.

Projekti Rail Baltica synon të integrojë shtetet baltike në rrjetin hekurudhor evropian përgjatë një linje 870 km që shkon nga Helsinki në Finlandë dhe Talini në Estoni në veri, në Varshavë në Poloni më në jug. Një konsorcium i Eiffage, Budimex dhe Rizzani de Eccher fitoi një kontratë gati 4 miliardë euro në maj për një seksion linjë 230 km.

Brenda kufijve të tyre, si pjesë e planit fillestar, Estonia do të shihte 213 km ndërtim hekurudhor, Letonia 265 km dhe Lituania 392 km.

Duke iu përgjigjur raportit, Rail Baltica tha se projekti kishte “evoluar ndjeshëm” që nga analiza e kostos-përfitimit të vitit 2017 si rezultat i inflacionit prej 40% në shtetet baltike midis 2017 dhe 2022, zgjerimi i fushëveprimit dhe të dhëna më të sakta.

Ai pretendoi se përfitimet ekonomike të projektit do të tejkalonin kostot, në një total prej 48 miliardë eurosh për shtetet baltike dhe se po kërkon “burime të ndryshme financiare” duke përfshirë investime private dhe kredi, në varësi të buxhetit të ardhshëm të BE-së.

Duke zbërthyer rritjen e kostos, ai ia atribuoi 31% të rritjes parashikimeve më të larta të kostos për shkak të rritjes së projektit midis 2017 dhe 2023, i cili përfshinte lidhje shtesë rajonale të lëvizshmërisë, ndryshime në standardet teknike dhe përmirësime në siguri dhe performancë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending