Connect with us

Aktuale

Për pesë muaj, emigrantët dërguan në Kosovë mbi 510 milionë euro

Published

on

Nga janari e deri në maj të këtij viti, emigrantët kanë dërguar 513.99 milionë euro në Kosovë, sipas të dhënave të publikuara nga Banka Qendrore.

Vetëm gjatë majit emigrantët dërguan mbi 119 milionë euro.

Rreth 120 milionë euro është vlera preliminare dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin maj 2024.

Kështu thuhet në statistikat e remitancave dhe institucioneve tjera financiare (jobanka) për muajin maj 2024 të publikuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), duke shtuar se vlera totale e tyre për pesë muaj, sipas vlerësimeve preliminare, ka arritur në 513.99 milionë euro.

Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitancave ishin nga institucionet financiare jobankare (IFJB) me pjesëmarrje prej 56.31%, pasuar nga kanalet tjera me 23.34% dhe bankat me 14.98%.

Për sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, BQK-ja tregon se deri në këtë muaj vlera e tyre ishte 318.62 milionë euro, duke shënuar rritje prej 1.62 milion euro krahasuar me muajin paraprak.

Ndërsa, asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.90 miliardë euro, e dominuar nga Letrat me Vlerë të Kapitalit me 78.14% të gjithsej aseteve.

BQK-ja tregon po ashtu se asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit maj 2024 janë rritur për 11.42 milionë euro, duke arritur vlerën e 583.67 milionë eurove.

Asetet e bankave komerciale në fund të muajit maj 2024 kanë arritur vlerën në 7.40 miliardë euro, duke shënuar rritje për 0.25% krahasuar me muajin paraprak, kryesisht për shkak të rritjes së kredive bruto, të cilat në fund të muajit maj kanë arritur vlerën në 5.22 miliardë euro. Krahasuar me muajin paraprak kreditë bruto në maj 2024 janë rritur për 80.99 milionë euro ose 1.58%.

Vlera e kredive të reja në muajin maj 2024 ishte 232.94 milionë euro.

Norma mesatare e interesit në kredi në muajin maj 2024 ishte 6.14% (në prill 2024 ka qenë 6.07%)./Media Ndërtimi

Aktuale

Ministria e Bujqësisë sugjeron që çmimi real i korrje shirjeve për vitin 2024 të jetë 130 €/ha

Published

on

Nisur nga rëndësia që ka procesi i korrje shirjeve të drithërave të bardha, është mjaft e rëndësishme që gjatë kësaj kohe të jeni në kontakt të vazhdueshëm me komisionin për korrje shirje me qëllim të koordinimit sa më të mirë për monitorimin e procesit të korrje shirjeve të drithërave të bardha.

Jemi të vetëdijshëm për ndryshimet klimatike që po ndodhin, andaj shfrytëzoni kushtet atmosferike të favorshme dhe aty ku gruri ka arritur pjekjen teknologjike ta bëni korrjen. MBPZHR në bashkëpunim me palët e tjera ka bërë parapërgatitjet për fillimin dhe realizimin e procesit të korrje shirjeve të drithërave për vitin 2024.

Duke marr parasysh ato që u thanë më lartë, ne ju ftojmë te mobilizoheni dhe të bashkëpunoni ngushtë me komisionet komunale, që së paku në këtë fazë t’i evitojmë humbjet e mëtutjeshme në rendiment.

Me qëllim të koordinimit sa më të mirë të punëve, MBPZHR duke u bazuar në përvojat dhe koordinimin e përbashkët dhe të vazhdueshëm në vitet paraprake me drejtoritë Komunale për Bujqësi dhe Shoqatën e Mullisëve të Kosovës për monitorimin e procesit të korrje shirjeve propozon që edhe këtë vit, njëjtë si viteve të kaluara të vlejnë rekomandimet për të gjitha palët që janë të përfshira në këtë proces.

Andaj Shërbimet Këshillimore të Kosovës për Bujqësi dhe Zhvillim Rural ju ftojnë që të bashkëpunoni ngushtë me komisionet komunale për korrje shirje, si dhe me këshilltarët për bujqësi dhe zhvillim rural në komunat tuaja që të konsultoheni rreth kohës optimale për korrje shirjen e grurit tuaj.

Pra, keni kujdes mos filloni me korrje shirjet para pjekjes së plotë të grurit, pasi që do të ketë humbje të grurit dhe ndikim në ulje të rendimentit mesatar, si dhe pikat grumbulluese nuk do ta pranojnë grurin nga fermerët nëse lagështia e grurit nuk është brenda normave optimale të lagështisë (12 -13 %).

Ju rekomandohet pikave grumbulluese të grurit që t’i pajisin fermerët me dëshmi për dorëzimin e grurit në bazë të sasisë së dorëzuar.

Këtë vit, bazuar në çmimin e tanishëm të derivateve, si dhe gjendjes së zhvillimit të grunajave, MBPZHR sugjeron që çmimi real i korrje shirjeve për vitin 2024 të jetë 130 €/ha, realisht ky është vetëm një propozim, pasi që çmimi caktohet me marrëveshje mes dy palëve fermerë dhe auto kombajner.

Ku mund të këshilloheni për kohën optimale të korrjes

Nga informatat që kemi nga tereni përmes këshilltarëve në Qendrat Këshilluese Komunale për Bujqësi, përqindja e lagështisë në disa rajone është akoma e lartë mbi normat optimale 12-13 %, andaj ju rekomandojmë që të jeni në kontakt të vazhdueshëm secili fermer në komunën e vet me këshilltarët komunal.

Pra, ju njoftojmë që mund të drejtoheni për çdo këshillë osë sugjerim në Qendrat Informative Komunale për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, secili në komunën e vet tek këshilltarët komunal që koordinohen me Departamentin për Shërbime Këshilluese.

Këshilltaret janë të pajisur me njohuri dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me komisionet komunale për korrje shirjet. Ata do të ju ndihmojnë në përcaktimin e kohës optimale, si dhe informata tjera të nevojshme për ketë proces final dhe mjaft të rëndësishëm të grurit.

Për informata shtesë mund të kontaktoni këshilltarët komunal për bujqësi ku në secilën Komunë mund të lajmëroheni në Drejtorinë – Zyrën për Bujqësi, ose në Zyrën Qendrore të Shërbimit Këshillimor, në Departamentin e Shërbimeve Këshillimore dhe Teknike në MBPZHR, Rr. “Ukshin Hoti”, ndërtesa e ish Ramiz Sadikut, nr 120 Kati III, Prishtinë – Kosova, si dhe në tel. 383- (0)38 200 38 426./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Stuhi në UIqin dhe në disa pjesë të Malit të Zi

Published

on

Një stuhi e madhe ka ndodhur të martën në Mal të Zi.

Në pamjet e publikuara nga mediumi “TV Teuta” shihen lisa të rrëzuara përtokë, derisa edhe komunikacioni është vështirësuar.

Një stuhi e madhe ka ndodhur të martën në Mal të Zi.

Në pamjet e publikuara nga mediumi “TV Teuta” shihen lisa të rrëzuara përtokë, derisa edhe komunikacioni është vështirësuar./Media Ndërtimi

https://www.facebook.com/tvteuta/videos/3191978844271268

Continue Reading

Aktuale

Banorët e Shipitullës protestojnë para KEK-ut

Published

on

Dhjetëra banorë të fshatit Shipitullë të Obiliqit, kanë protestuar të martën para zyrës së Korporatës Energjetike të Kosovës lidhur me shpronësimet e tokave që i ka kryer KEK-u, raporton Ekonomia Online.

Kryesuesi i fshatit, Musli Mjeku ka deklaruar për media se nuk janë ardhur me dhunë e as për ta sulmuar dikë.

Sipas tij, që një muaj e gjysmë nuk kanë përgjigje nga zyrtarët e KEK-ut.

“Ne nuk jemi ardh me dhunë, nuk jemi ardh me bë kurrgjë. Nuk jemi ardh me sulmu askënd, vetëm për të treguar që e kemi një kërkesë të kamotshme. I kishim lut dikush nga KEK-u të del me na dhënë një përgjigje, pse që një muaj e gjysmë nuk na ka dhënë përgjigje. Me të 24-tin kemi bërë kërkesë, nuk kemi përgjigje as pozitive as negative por te dimë nga të shkojmë. Për në fshatin Shipitullë e dinë edhe bota se kanë marr informata. Ju kisha lut le të pranon dikush të flet ndonjë zyrtarë i KEK-ut”, tha Mjeku

Qytetari Shemsi Mjeku, u shpreh i shqetësuar sepse sipas tij, fshati Shipitullë është bërë e pa banueshme.

“Kërkesa jonë e vetme është me na me shpronësu tokat të kryera për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës. Nuk ka kush që jeton në atë vend, në atë ajër të ndotur, ujë nuk ka në momentin kur gërmon uji ndotet kushte për jetesë nuk ka. Kërkesa jonë është vetëm me na shpronsu ato toka, presim përgjigje pozitive”, u shpreh ai.

Ankesa pat edhe qytetari Halil Mjeku, krijohet shumë zhurmë dhe pluhur nga KEK-u dhe se rrugët janë bërë të pa kalueshme për shkak të mungesës së distancës ndaj shtëpive dhe kësaj korporate./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Trending